Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Jazaj: Ku je o shteti rrumpallë, bën vetëm demagogji

381
Sigal

Të zgjedhurit tanë me dorë,

Brenda stallës politike,

“Magjistrat” e “Baçelorë”,

Tundin “grada”- mitabike!

 

Nuhatjen e kanë të fortë,

Nga ulluqet vjen paraja.

Të babëziturit në botë,

“Është e jona”- thonë Dynjaja!

 

Hapin e mbyllin defter,

Para “Kazanit” krekosen.

Tunden, shkunden si “lider”,

Ditën me diell, menderosen!

 

Duan pushtet për grupacionet,

Jo shtetin që duan shqiptarët.

Ngrejnë leqe, klan e klonet,

Pusht-pushtetin për zuzarët!

 

S’po gjen derman hallexhiu,

Një jetë të tërë në adhape.

Në zyra matrapazxhiu,

Mban shënime, në qitape!…

 

Me tam, tam- trumbetuan,

“Do ngrem shtet për të shërbyer”.

Shqiptarët prap i mashtruan,

Me pushtet duke rrëmbyer?!

 

Ikën nga “vellot” e zeza,

Ran te të bardhat, zgjyrë.

“Oktapodhi” qysh në veza,

Nxjerin rasate këllirë!

 

Po nëpërkëmbet njeriu,

Më shumë se 30 vjet,

Ramë në breshërin pas shiut,

Mbetemi me syt përpjetë!

 

Emrin që bën nga paraja,

E humbet si bari vesën,

Mëkat e çmon dynjaja,

Pasurinë e vënë pa djersën!

 

Rreth tepsisë po vardisen,

Për tepsinë veç mendojnë.

Mbi timonin kapërdisen,

Dhe kusinë e rrotullojnë!

 

Vuajnë për bukë e për ujë,

Të mbuluar nga marazi.

Birinxhi në dhe të huaj,

Këtu dhe buza u plasi!

 

Prit e gogësist mileti,

Në tynel të errësirës.

Kërkon drejtësi i shkreti,

Në folen’e egërësirës!

 

As 3 milionë shqiptarë,

Me pishë po kërkojnë shtetin.

“Duken në rrugën e mbarë”,

Pordhale shqyen për miletin”!

 

“Gju më gju ulur në shesh,

Me miletin kuvendojnë”.

Kanë sy e kanë vesh,

Dërdëllisin e mashtrojnë!

 

Nuk shkojnë dot as në pallat,

Me mur e gardhe rrethuar.

Ulërijnë ditë e natë,

Pa pushim qent’ e tërbuar!

 

Janë qentë me katër këmbë,

Ata me dy këmbë janë shtuar!

Ah, nuk u rënka një Tënjë,

Ore e çast duke kafshuar!…

 

Të ishin dhe djalli vetë,

Jo, nuk do bënin kështu,

Nuk gjen rastet në planet,

Nga na mbinë neve këtu?!

 

Xhebro Gjika të ish gjallë,

Do i’a thoshte me oi.

“Ku je o shteti rrumpallë?

Bën vetëm demagogji”!