Pas këtij vendimi shqiptarët filluan të lëviznin të lirë në 27 vendet e zonës Shengen
-8 nëntor 2010-2021-
Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, më 8 nëntor të vitit 2010 miratuan liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian. Pas këtij vendimi shqiptarët mund të lëviznin të lirë në 27 vendet e zonës Shengen. Ngjarja ishte e një rëndësie të madhe për shqiptarët. Megjithatë ka disa kushte, që duhen respektuar mbi lëvizjen e lirë. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike. Mosrespektimi i ditëve të qëndrimit (90 ditë), përbën shkelje të legjislacionit të Schengenit dhe policisë kufitare të kësaj zone aplikon penalizime, që arrijnë në gjoba deri në 600 euro për person. Lëvizja e lirë në hapësirën Schengen nuk u jep të drejtën qytetarëve shqiptarë për të qëndruar më shumë se 3 muaj dhe as të drejtën për t’u punësuar, apo për të kërkuar azil, në këto shtete. Ata shtetas që kanë ndërmend të punësohen apo të studiojnë për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të aplikojnë për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi, pranë ambasadës apo konsullatës së shtetit ku dëshirojnë të shkojnë. Shtetet për të cilat nuk kërkohet vizë: Austri, Belgjikë, Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari, Islandë, Itali, Kroaci, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Qipro, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër, Lihteshtein, San Marino. Përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, të cilat janë jashtë zonës Schengen.
Shumë zhurmë për asgjë, nga marrëveshjet për lehtësimin e regjimit të vizave
Marrëveshjet për lehtësimin e regjimit të vizave me Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë hyn në fuqi më 1 janar 2008, pas negociatave në mes Komisionit Evropian dhe këtyre shteteve në periudhën prej nëntorit 2006 deri në maj 2007. Këto marrëveshje duhet të lehtësojnë procedurat e aplikimit për vizë, mirëpo ato nuk i largojnë në tërësi kërkesat për marrjen e vizës. Janë disa lloje të vizës Shengen, por viza që përdoret më së shumti për të hyrë në zonën e Shengenit është viza e qëndrimit të shkurtë me një hyrje. Kjo vizë mund të vlejë deri në tre muaj (dhe e pengon mundësinë e punësimit). Derisa Bashkimi Evropian ka parashtruar disa kushte për marrjen e vizës, kërkesat e tjera dhe llojet e dëshmive që duhen ofruar varen nga vendi që e jep vizën dhe nga rrethanat personale të aplikuesit. Aplikuesi duhet t‟i arsyetojë qëllimin dhe kushtet e udhëtimit të planifikuar. Para marrëveshjeve për lehtësimin e regjimit të vizave, shërbimi i konsullatës mund të kërkonte dokumente të ndryshme për ta dëshmuar qëllimin e udhëtimit, për shembull: një letër të ftesës, një letër nga subjekti që e dërgon (punëdhënësi, universiteti), dhe rezervimin e hotelit apo një deklaratë të lëshuar nga ndonjë autoritet vendor ku garantohet që aplikuesi do të vendoset tek një person privat apo një institucion. Që nga 1 janari 2008, zakonisht është nevojitur vetëm një dokument për të arsyetuar qëllimin. P.sh. një afarist duhet të posedojë një dokument nga kompania apo organizata pritëse të miratuar nga Oda Ekonomike e vendit të aplikuesit: studenti duhet të posedojë një letër apo dëshmi të vijimit të mësimeve në universitetin apo shkollën pritëse: turisti duhet të posedojë një certifikatë nga agjensia e udhëtimit, etj. Megjithatë, kërkesat e tjera kanë mbetur në fuqi. Aplikuesi duhet të ofrojë dëshmi që posedon fonde të mjaftueshme financiare për financimin e udhëtimit përfshirë këtu edhe rrugën e kthimit me para të gatshme, me çeqe, kredit kartela dhe/apo raportin mbi gjendjen e llogarisë bankare. Aplikuesi po ashtu duhet të ketë dëshmi të sigurimit adekuat shëndetësor, i cili mbulon rrugën e kthimit dhe kujdesin mjekësor në vlerë 10 BalkanInsight, EU to Scrap Visas for Macedonia in 2009, 4 shtator. 2008, mund të gjendet në: ëëë.balkaninsight.com/en/main/neës/12890/ . Shërbimi konsullor po ashtu mund të kërkojë nga aplikuesi të ofrojë dëshmi të vendit të qëndrimit, të lidhjeve me vendin e qëndrimit (familja, punësimi, biznesi, prona) apo dëshmi për gjendjen e tyre sociale dhe profesionale. Në rast të refuzimit të kërkesës për vizë, vendi, i cili e lëshon vizën nuk duhet të ofrojë asnjë shpjegim. Ndryshimet e tjera, që i kanë bërë marrëveshjet për lehtësimin e regjimit të vizave janë tarifat për vizë në vlerë prej 30€ në vend të 60€ si dhe kanë paraparë lirim nga tarifa për shumë grupe të aplikuesve (siç janë pensionistët, studentët, sportistët, gazetarët, etj. Në rastin e Maqedonisë, komisioni pohon që 80% të aplikuesve janë të liruar nga kjo tarifë11; në rastin e Bosnjës12, mbi 50% janë të liruar nga kjo tarifë. Ekziston një afat 10-ditor për vendimet për aplikacionet për vizë, si dhe kushte më të qarta se kush kualifikohet për vizë me shumë hyrje. Ajo që u negociua me shtetet në fjalë ishin grupet e njerëzve që do të përfitonin nga numri i zvogëluar i dokumenteve për arsyetimin e qëllimit të vizitës dhe lirimi nga tarifa e aplikacionit për vizë. Pesë marrëveshjet për lehtësimin e regjimit të vizave dallojnë në këtë aspekt. Sipas një studimi13 të kryer nga Rrjeti Evropian për Veprim Qytetar (ECAS) në bashkëpunim me OJQ-të rajonale, marrëveshjet për lehtësimin e regjimit të vizave nuk kanë arritur të përmirësojnë shumë gjëra në terren.
Ekziston një zbrazëti e madhe në mes të deklaratës së Këshillit Evropian [takimi i liderëve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian] më 20 qershor 2008] për rëndësinë e jashtëzakonshme, për promovimin e kontakteve ndër-njerëzore në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së‟, dhe asaj që po ndodh në terren. Deri sot nuk mund të gjejmë përgjigje pozitive nga vendet e rajonit për lehtësimin e regjimit të vizave, përveç në trajtën e ideve. Shumica e njerëzve nuk shohin ndonjë dallim në mes të gjendjes paraprake dhe gjendjes aktuale pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes.” Disa ambasada dhe konsullata kanë futur në përdorim procedurat e thirrjes për caktimin e takimeve. Këto procedura menaxhohen nga nën-kontraktorë dhe telefonuesi paguan tarifë telefonike (deri në 1€ për minutë); edhe pse vendime për aplikacionet për vizë duhet të merren brenda 10 ditëve, në Tiranë koha e pritjes për takim në konsullatat greke dhe italiane nganjëherë zgjasin edhe 2-3 muaj; akoma mungon respekti dhe mirësjellja ndaj aplikuesve.