KESH i jep kandidates së ‘Rilindjes’ 63 mln.  lekë për të monitoruar rënien e gjetheve

 Ndërkohë që “Tigri” i qeverisë shpall krizën energjitike për të justifikuar rritjen e çmimit , kreu i KESH i jep kandidates për deputete, 63 milion lekë për të monitoruar brënda 45 ditëve se si bien gjethet e pëmëve. Ndoshta për Drejtorin Verdho që ka firmosur 400 mln euro për tenderat pa garë në KESH, vlera prej 63 mln. lekë duket si bakshish, por kjo është një sinjal për SPAK për t’i marrë si të pandehur duke verifikuar edhe 7 apartamentet, 4 lokalet dhe pasuritë e tjera të kamufluara

Edhe pse 63 milionë lekë për të monitoruar për 45 ditë se si bien gjethet është sa një bakshish në raport me vjedhjet e tjera në KESH me tendera, sërish është një sinjal për SPAK për t’i marrë të tre hajdutët e parave publike si të pandehur.

Ndërkohë që Edi  Rama dhe ‘Tigri’ shpallën zyrtarisht krizën energjetike, për të testuar opinionin publik për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për financimin e aferave korruptive, drejtori i Korporatës Energjetike Ergys Verdho vijon shpërdorimin dhe ndarjen e parave publike me rrethin e tij klientelist. Pas tenderit me vlerë 840 milionë lekë për sheshin e parkimit të makinave të zyrtarëve të HEC-it Fierzë, Ergys Verdho, një nga drejtorët më të lakuar për korrupsion në Shqipëri, ka sajuar një tjetër tender, për monitorimin e treguesve mjedisorë në tre njësitë prodhuese të KESH. Ky shërbim do të ofrohet për 45 ditë, që do të thotë se klienti fitues do të monitorojë ‘rënien e gjetheve të vjeshtës’, duke marrë në këmbim 63 milionë lekë.

Sigal

Skandali konsiston në faktin se fituese e tenderit është një zyrtare e Partisë Socialiste dhe kandidate për deputete e ‘Bablokut’. Ajo quhet Laura Ferati, kandidate e PS-së në zgjedhjet e fundit parlamentare në Vlorë. Për t’i dhënë tenderin përfaqësueses së partisë, Verdho ka skualifikuar nga gara një kompani me ofertë më të ulët. Laura Ferati ka në pronë kompaninë pa bilance ‘VIELF STUDIO’. Në lojë ka hyrë edhe shoqja e saj, Anila Neziri me kompaninë fantazmë ‘ECM STUDIO’. Asnjëra nga dy klientet e halldupit të korrupsionit Ergys Verdho nuk plotëson kriteret, por thjeshtë kanë ndarë 63 milionë lekë.

Edhe pse kjo shumë është sa një bakshish në raport me vjedhjet e tjera në KESH me tendera, sërish është një sinjal për SPAK për t’i marrë të tre hajdutët e parave publike si të pandehur. Që kur Edi Rama e çoi nga Drejtoria e Rrugëve në krye të KESH, Ergys Verdho ka firmosur mbi 400 milionë euro tendera pa garë për klientët e tij dhe të qeverisë, projekte dhe dokumente false, duke ndarë kështu paratë e shqiptarëve. Nuk është rastësi që përfituesit e tenderave nga KESH dhe më parë nga ARrSH i kanë dhuruar Verdhos 7 apartamente, 4 lokale dhe pasuri të tjera të kamufluara.

Kur ishte drejtor i ARSH, Ergys Verdho shënoi një rekord vjedhje, pasi shpenzoi 20 milionë euro për 4 kilometra rrugë në aksin Korçë-Ersekë. Në një tjetër rast, Ergys Verdho i ka dhënë  një tender  një kompanie klientelisteme vlerë 15 milionë euro, duke përjashtuar kompaninë që ofroi 6 milionë euro më pak. Bëhet fjalë për kompaninë ‘Gjikuria’ në pronësi të Lenc Gjikurisë, pas të cilit fshihet bajlozi i madhe i aferave, mandati Aleksandër Frangaj.

Që kur  erdhi nga Drejtoria e Rrugëve në krye të KESH, Ergys Verdho ka firmosur mbi 400 milionë euro tendera pa garë për klientët e tij dhe të qeverisë, duke ndarë kështu paratë e shqiptarëve.

Ergys Verdho, dhe Bashkim Ulaj janë koka e korrupsionit  36 milionë euro me kompaninë mashtruese DH Albania, të kaluar në emrin e nipit të Ulajt, Avdjol Dobi, i cili u dënua me vetëm 6 muaj burg. Për të përshkruar vjedhjet e Ergys Verdhos nuk do të mjaftonin as grupi i madh prej 600 gazetarësh që zbuloi dosjen ‘Pandora Papers’, ku pushtetarë dhe biznesmenë nga të gjitha vendet e botës kishin fshehur paratë e korrupsionit në parajsa fiskale.