“Foltorja” e rinisë/ Berisha takim me FRPD: Misioni madhor vazhdon pa u ndalur, Shqipëria do ketë opozitën më konservatore

151
Sigal

 “Foltorja” e shpresës me të rinjtë e shpresës

Misioni madhor i rinisë vazhdon pa u ndalur

Kush ka rininë me vete ka edhe zhvillimin. Ky postulat i njohur  bëri bashkë të rinjtë nga mbarë vendi, po kryesisht nga Tirana, që të mblidhen në “Foltoren e rinisë”, sepse shpresat për një të ardhme në vendin ku kemi lindur, dëshira për t’u zhvilluar këtu, si intelektualisht, ashtu edhe ekonomikisht, dëshira për ta bërë vendin  të jetueshëm, njëlloj si në të gjithë vendet e tjera të përparuara, vendosjen e rregullit dhe rendit që vendi të bëhet i sigurt, rikthimi serioz ndaj arsimimit, ai që duhet të jetë e të trajtohet si shtylla mbajtëse e një kombi, të gjitha këto po edhe plot të tjera, pra për të gjitha këto, rinia demokrate u mblodh në “Foltore”, ku lideri historik, Sali Berisha bashkëkuvendoi me ta, dje në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve.

Ish-kryeministri sfidon Bashën: Hajde këtu në një debat, përballë meje dhe rinisë

Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri ka sfiduar kreun aktual të PD-së,  Lulzim Basha duke i bërë thirrje që të vijë dhe të përballet me rininë.‘Pengkryetari ka humbur çdo lloj morali dhe së fundmi është vërsulur ndaj organizatës tuaj dhe asaj të grave demokrate, në një hakmarrje të turpshme, primitive.Vendi i tij, nëse do të ishte burrë, do të ishte sot para jush, këtu me Belindin, Rigelsin, mua, në një debat të hapur. Do të jeni juaj që do të zhvilloni procesin zgjedhor, do të jeni ju që do të zgjidhini se si do t’i zgjidhi drejtuesit.

 Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e veriut

Kryetarin pa parti e ka kapur frika dhe tani është njeriu më i pashpresë. Ju sugjeroj ta ftoni në një debat, të mos fshihet, të dalë ballë për ballë dhe të mësojë nga ju abc-në e demokracisë, pasi po sillet sikur është shkolluar në Korenë e veriut dhe jo në Hollandë. Të vendosim pavarësinë e FRPD-së dhe Lidhjes së Gruas, që është e vërtetë se janë mbështetës të programit të PD-së, por janë të pavarur’, tha gjatë fjalës së tij lideri historik i PD-së, Sali Berisha.

 Shkarkimi i Bashës, përveç Kuvendit do ta bëjë dhe vota juaj

Lideri historik i PD-së Sali Berisha ka zbuluar detaje në lidhje me atë që do të diskutohet gjatë Kuvendit Kombëtar që do të mblidhet në 11 dhjetor 2021.Berisha tha se Kuvendi do të vendosë nene ku do të ketë raste të qarta se kur shkarkohet kryetari i PD-së.Berisha tha se, përveç Kuvendit, kryetarin e PD-së e shkarkon dhe vota e anëtarëve.‘Kuvendi, qëllimin më madhor ka rivendosjen, rikthimin e PD nëpërmjet normave të qarta në Shtëpinë e Lirisë. Kuvendi do të sanksionojë nene, kur kryetari nuk do të guxojë të shkelë normat statutore, pasi të jetë automatikisht i shkarkuar.Kuvendi i ka të gjitha fuqitë të shkarkimit të kryetarit dhe fuqi tjetër.

Nuk do të lejoj që Basha të japë dorëheqje, por do ta heqim

“Zoti Basha po intimidon PD, dhe FRPD-në që anëtarët mos të jenë më pjesë e saj. Dua t’i drejtoj një thirrje publike. Zoti Basha, jepini fund marrëzisë, jepni dorëheqje një minutë e më parë. Çdo minutë e jotja i jep oksigjen korrupsionit, varfërisë dhe Edi Ramës. Zoti Basha, jepni dorëheqje dhe ruaj një fije dinjitet për veten tuaj.” – deklaroi Muçollari.“S’e lejoj me dhënë dorëheqje, por do ta heqim (Qesh). Nuk e lejoj!” –  u shpreh Sali Berisha.

 Belind Këlliçi: Nuk ka shenjë barazimi midis atyre që rrëzuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin

Mandati im nuk është i përjetshëm por FRPD është anëtarë e të gjithë organizatave europiane të rinisë.Jemi themeli i shtëpisë tonë, Partisë Demokratike.Ju jeni ata që nuk e harrojme historinë e Partisë dhe të Liderit Sali Berisha.Kushdo që vë një shenjë barazimi midi atyre që rrezuan diktaturën dhe atyre që krijuan narkoshtetin gabon shumë.Partia Dëmokratike është partia e fjalës së lirë.Dita që të flsini ju e jo unë.