Damian Gjiknuri: PS është krah qytetarëve për punët e mira që kemi bërë dhe do vijojmë të bëjmë në interes të tyre

112
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është ndalur kësaj radhe në Librazhd ku është mbyllur faza e dytë e punimeve përgjatë lumit Shkumbin, ku ngritja e argjinaturës mbrojtëse përveçse shmang përmbytjet ka sjellë përftimin e një sipërfaqeje, e cila është kthyer në një shëtitore dhe ambiente çlodhëse për qytetarët. “Bukuri është një projekt i përfunduar që të kënaq edhe syrin e ka ndryshuar peizazhin e qytetit dhe realisht kur thua në fillim që përse ja vlen që investimi të zgjatet jo vetëm sa i përket mbrojtjes lumore, por të kthehet edhe në një ambient rekreativ  funksional për qytetarët dikujt mund t’i duket në fillim si diçka që mbase nuk është e nevojshme. Por kur vjen e shikon dhe pasi përshkon këtë rrugë të gjatë shumë të bukur e shoh që shumë qytetarë të Librazhdit e vizitojnë, kalojnë këtu, çlodhen dhe madje shijojnë edhe ambientet e reja sportive binden që ky investim ja vlen. Dhe në të vërtetë ky investim i jep një bukuri të jashtëzakonshme Librazhdit pranë lumit, është një nga ato veprat që mund të ndjejnë zili dhe ata që e shohin për herë të parë mund të ndjejnë dëshirë dhe disa të tjerë mund të kenë nostalgji. Do angazhohem personalisht që projekti të vazhdojë dhe të përfundojë ashtu siç duhet pasi ky investim është me 2 funksione që jo vetëm mbron tokat që kanë qenë toka gjysmë të braktisura nga përmbytjet dhe kthehen në ambiente shlodhëse dhe në ambiente sportive” ka deklaruar numri 2 i PS, Gjiknuri ndër të tjera në takimin e zhvilluar në Librazhd.