Kompania e tenderave korruptivë e pesë lushnjarëve ka marrë në punë bashkëshortin e kryetares së Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa, kandidate për të vijuar drejtimin e bashkisë në zgjedhjet e 6 marsit 2022. Eriselda Sefa ka qenë nënkryetare e Bashkisë së Lushnjes. Në korrik të vitit 2021, këshilli bashkiak emëroi Sefën në krye të Bashkisë së Lushnjes, pas arrestimit të kryetarit Fatos Tushe, për një tender korruptiv. Bashkia e Lushnjes është pjesë e njësive vendore ku kompania e ndërtimit ‘Zdravo’ ka marrë tendera të dyshimtë. Kompania marrë në punë bashkëshortin ose bashkëjetuesin e Eriselda Sefës, Aurel Duli. Përveç punësimit në një drejtori publike, Duli është punësuar edhe tek kompania ‘Zdravo’, e skeduar për tendera klientelistë dhe mashtrim me zbatimin e kontratave publike. Me zgjedhjen Eriselda Sefës në krye të Bashkisë së Lushnjes, pritet që pjesa kryesore e parave për punët publike të kalojnë në llogaritë e kompanisë ‘Zdravo’, ndërsa kjo e fundit të kalojë përqindjen tek burri i kryebashkiakes së Lushnjes sipas pamfleti. Vetëm gjatë viteve të fundit, kompania e ndërtimit ‘Zdravo’ ka fituar mbi 70 tendera të dyshimtë me vlerë miliona euro. ‘Zdravo’ ka lidhur një kontratë me vlerë rreth 1 milionë USD edhe me kryetarin e Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe, për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Çekin dhe zëvendësimin e tubacionit kryesor të Ujësjellësit Çekin në Gramsh. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar mashtrimin me zbatimin e kësaj kontrate, ndërsa ka kërkuar kthimin e parave të vjedhura në buxhetin e shtetit. Grupi i ‘Zdravo’-s dhe Taçe pritet të përfundojnë në SPAK.