Tensionet në Kosovë, Presidenti Begaj: Rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe, autoritetet kosovare të tregojnë maturi

92
Sigal

Në takimin me Presidentin e Estonisë, Alar Karis, Presidenti Bajram Begaj u shpreh mbi konfliktin në Kosovë, duke thënë që nuk i shërben stabilitetit të rajonit në procesin e integrimit në BE.

Çfarë e ka sjellë tensionin në veri të Kosovës, Begaj ka thënë se ka qenë një rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe dhe ushtrimi i dhunës nga grupet kriminale.

Begaj: Askush nuk është i kënaqur me situata apo sjellje që nuk i shërbejnë stabilitetit të rajonit aq më tepër kur është në proces të integrimit. Ndërsa të gjithë ne prisnim të zhvilloheshin negociata mes Kosovës e Serbisë, kemi pasur një tensionim të situatës, e cila ka ardhur si rrjedhojë e keqpërdorimit të popullatës serbe në veri të Kosovës dhe ushtrimit të dhunës nga grupe kriminale. Kjo sjell pasoja për rajonin por edhe për komunitetin ndërkombëtar siç është sforcimi i panevojshëm i partneriteteve. Mendoj që situate kërkon një zgjidhje e cila besoj se do të merret në konsideratë nga drejtuesit dhe 2 faktorët kryesorë.

Mbi nismën “Ballkani i Hapur”, Presidenti Begaj është shprehur që është një domosdoshmëri për integrimin.

Begaj: Sa i përket nismave rajonale, çdo nismë është pozitive dhe e domosdoshme dhe e rëndësishme. Për Ballkanin e Hapur, kjo është iniciativë e konceptuar vetëm si ekonomike që do të sillte përfitim përmes shkëmbimit të mallrave, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe burokracive. Nëse sjell iniciativë ekonomike, është e mirë se ardhur si nismë. Çdo iniciativë rajonale është e lidhur me objektivin tonë strategjik që është integrimi në BE. Nëse nuk bashkëpunojmë me njëri tjetrin si mund të kërkojmë të bashkëpunojmë me komitetin e BE. Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm, me autoritetet më të larta, me komandantin e KFOR dhe disa president të rajonit. Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te marrëveshja në Bruksel dhe anekset e dakordësuara në Ohër. Duhet të fokusohemi te prioritetet.

Begaj shprehet që u ka bërë thirrje autoritete të Kosovës për të treguar maturi dhe se dhuna nuk duhet të jetë një opsion.

Begaj: Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është i domosdoshëm. Kam bërë thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që në këtë situatë duhet të kenë durim, mature dhe duhet të dëgjojnë e të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm s’duhet të jetë opsion