Prof. Dr. Alqi Naqellari : Mbivlera e Marksit shpëtoi ekonominë reale të Perëndimit

562
Sigal

Tashmë që pasojat negative të koronavirusit Covid-19 po shkojnë drejt uljes dhe ekonomitë e vendeve të  perëndimit kanë filluar të ringrihen gradualisht, po diskutohet çdo ditë e më shumë  për t’i dhënë përgjigje pyetjeve: Çfarë roli luajtën politikat fiskale të qeverive të vendeve perëndimore në frenimin e rënjes dhe në ringritjen e ekonomive të tyre? Cili ishte roli dhe rezultati i ndërhyrjes së BQE dhe FED në përballimin e këtyre situatave gjatë Covid-19 dhe në vijim? Cila është arsyeja që nuk u rrit inflacioni nga dalja në qarkullim në BE dhe USA e mbi 7 mijë milliard euro e dollarë pa u shoqëruar me produktet apo shërbimet përkatëse?

Në këtë diskutim ku janë përfshirë disa grupe studiuesish unë do veçoja dy, grupin që përfaqëson mendimin marksist me idenë përfundimtare revolucionin si zgjidhje të kontraditave antagoniste të sistemit kapitalist dhe grupin e studjuesve perëndimorë që e shikojnë zgjidhjen në nevojën për ndryshime në sferën e shpërndarjes dhe në përmirësimin e sistemit monetar. Në analizë nuk do përqëndrohem te teoria monetariste inflacionit, te efekti politikave monetare të Bankave Qëndrore, te efektet e politikave fiskale, te roli euros dhe dollarit si para botërore, te eksportet kineze etj, etj, por thjesht do përpiqem të provoj, pa pretenduar shterimin e problemit, sa lejon një shkrim në gazetë, që mbivlera shpëtoj ekonominë reale të perëndimit nga pasojat e Covid-19. Këto konkluzione që dalin në këtë shkrim janë të vlefëshme edhe për ekonominë shqiptare, por me veçoritë e saj.

            Grupi i parë ku përfshijmë teoricienët marksistë.

Teoricienët marksistë i analizojnë pasojat e Covid-19 nën këndvështrimin e ideologjisë M-L, në prizmin e kontraditave antagoniste të sistemit kapitalist, në kontraditën midis punës dhe kapitalit, në kontraditën themelore të kapitalizmit midis ‘karakterit shoqëror të prodhimit dhe formës private të përvehtësimit’, në kontraditën midis punës private dhe punës shoqërore, në kontraditat midis borgjezëve e proletarëve, etj. Këtë situatë ata e shikojnë sipasojë e thellimit të këtyre kontraditave dhe jo thjesht si pasojë e Covid-19.  Covid-19 e shikojnë si një pretekst për shpërthimin e recesionit, për rënjen ekonomike sepse arsyet e vërteta i shikojnë pikërisht në thellimin dhe maisjen e këtyre kontraditave. Këtu nuk do përmend emrat e të gjithë autorëve që kanë shkruar për këto problem sepse janë me dhjetra dhe artikulli nuk është shkencor por për ta lexuar të gjithë.

(G.Livingston 14.09.2020 FT).‘Eshtë e rëndësishme të theksohet se kjo pandemi nuk është shkaku i krizës aktuale ekonomike. Kjo filloi shumë kohë para se të dëgjohej ndonjëherë ky koronavirus. Por pandemia ka komplikuar padyshim të gjithë situatën dhe ka thelluar krizën. Dialektikisht, shkaku bëhet efekt, dhe efekti, nga ana tjetër, bëhet shkak. Engelsi theksoi se ka pasur periudha në histori në të cilat kalojnë 20 vjet si një ditë e vetme. Por ai shtoi se ka periudha të tjera në të cilat historia e 20 viteve mund të përmblidhet në 24 orë. Kjo vërejtje shpreh me saktësi natyrën e situatës aktuale, tipari kryesor i së cilës është shpejtësia me të cilën lëvizin ngjarjet. Kthesat e mprehta dhe të papritura janë të nënkuptuara në të gjithë situatën’.

‘Ajo që pamë në SH.B.A.tregon kufizimet e fuqive të shtetit kur përballemi me një kryengritje masive, si ajo që pamë në atë vend. Kjo lëvizje spontane e masave është kushti paraprak i revolucionit socialist.Por në vetvete, nuk është e mjaftueshme për të garantuar suksesin. Diçka mungonte, dhe se diçka është një organizatë dhe një udhëheqje që është e aftë të tregojë një rrugë përpara. Pa organizimin dhe udhëheqjen e nevojshme, protestat do të tërhiqeshin herët a vonë. E habitshmja ishte se ato zgjatën aq sa zgjatën. A ishte ky një revolucion? Është e qartë se nuk ishte ende një revolucion.Por sigurisht që mund të shihet si prova e veshjes për revolucion në të ardhmen’. Pra zgjidhjen e problemit filozofët marksistë e shikojnë në përmbysjen e sistemit kapitalist, vendosjen e socializmit dhe jo në zgjidhjen e kontraditave brenda këtij sistemi, në përmirësimet strukturore të ndarjes së të ardhurave, pikërisht atje ku qëndron edhe çelsi i problemit.

            Grupi i dytë ku përfshijmë teoricienët e vendeve kapitaliste, të ekonomisë së tregut

  •             Mendimet dhe konsiderata e tyre bazohen në realitetin e botës ekonomike perëndimore, në analiza të thelluara, dhe kjo vjen nga njohja e mirë e këtij sistemi nga njohja e kontraditave të tij, nga njohja e fenomeneve që pasuan procesin e globalizimit dhe të hapjes së ekonomisë botërore, nga rritja dhe përmirësimet teknologjike, robotizimi, automatizimi dhe krijimi i inteligjencies artificiale. Këta studjues janë me këmbë në tokë dhe nuk i lidhin analizat e tyre duke i dhënë prioritet fushës së internetit por duke e parë këtë fushë dhe zhvillimet e shpejta të saj, thjesht si një mjet në shërbim të ekonomisë reale, në shërbim të shoqërisë njerëzore.

            Cili është mendimi im në përgjigjen e pyetjes; pse nuk u rrit inflacioni në vendet e Perëndimit nga rritja e sasisë së parave në qarkullim pa u shoqëruar me rritje të të mirave dhe shërbimeve?

Mendimi im  është i lidhur, ashtu si mendimi i shumë ekonomistëve të tjerë perëndimorw dhe lindorë, me teorinë e Marksit, me teorinë e vlerës, mbivlerës dhe kapitalit. Nuk po them me teorinë e inflacionit, sepse Marksi nuk e ka trajtuar fare këtë teori.  Por nëse ekonomistët e tjerë nuk e përmendin fjalën mbivlerë(m) por përmendin fjalën fitim(s), unë do ta përmend sepse vetë ‘fitimi është formë e shndruar e mbivlerës’. Ndryshimi është se norma e mbivlerës llogaritet si m/kapitalin varjabël(v), ndërsa norma e fitimit llogaritet si m/kapitalin e avancuar. Kështu norma e mbivlerës është gjithnjë më e madhe se norma e fitimit, sepse rifet me një shifër më të ulët. Këtu fshihet, sipas konceptit marksist, edhe sekreti që fitimi nuk është vetëm si rezultat i punës së gjallë(v) por është si pasojë e kapitalit të avancuar ku ne sot përfshijmë koston varjabël. Në këtë kosto përfshijmë faktorët që rriten me rritjen e prodhimit siç është lënda e pare dhe ndihmëse,  mallrat që e shkarkojnë vlerën e tyre në vlerën e mallit jo në formën e kuotave të amortizimit ose fikse(makineri e paisje) por e shkarkojnë menjëherë.

Shkurt dallohen dy grupe: 1.Kapital të përherëshëm (c), ku përfshihen makineri e paisje, ndërtesat linjat e prodhimit, lëndë e parë e ndihmëse dhe varjabël(v) ku përfshihet vetëm paga e punës. 2. Kapitali themelor dhe kapitali xhirues. Në kapitalin xhirues përfshihet ai që ne sot e quajmë faktor varjabël.Në këtë ndarje shikohen elementët e krijimit të mbivlerës.

Ku krijohet mbivlera, kush e krijon? Këtë e ka shpjeguar Marksi ku thekson se mbivlera krijohet nga puna e gjallë, nga puna e papaguar e punëtorit dhe e diferencon atë në mbivlerë absolute, relative dhe mbivlerë të tepërt. Mbivlera absolute është klasike që krijohet nga rritja e mbikohës së punës, zgjatja e kohës së punës, mbivlera relative është e lidhur me rritjen e rendimentit të punës nga përmirësimet teknologjike, nga shkurtimi kohës së domosdoshme dhe mbivlera e tepërt është ajo që meret nga sipërmarrje të veçanta që kanë rendimentin e punës mbi mesataren e degës.

Sot mbivlera sigurohet nga mbivlera relative dhe mbivlera e tepërt sepse është e lidhur me përmirësimet teknologjike, me shkurtimin e kohës së domosdoshme dhe rritjen e mbikohës.Është kjo arsye qëjo të gjitha vendet mund të vepronin në të njëjtën mënyrë si veproj BE-SHBA, të nxirnin mijra miliarda për paga dhe për konsum. Vendet si Kina, Rusia etj e përdorën shumë pak këtë instrument dhe përdorën më shumë instrumentet e tjerë monetarë dhe fiskalë që nuk mund ti përdorte dot BE-SHBA. Këtu shikohet edhe diferencimi midis dymodeleve, modelit kapitalist të tregut dhe modelit socialist të ekonomisë së tregut.Theksuam modelin kapitalist të tregut sepse sot ka pak vende në Europë që aplikojnë modelin e Kapitalizmit Social.

Realizimi riprodhimit sipas kësaj teorie ndahet në dy nënndarje, nëndarja e parë ka prodhimin e mjeteve të prodhimit ndërsa e dyta prodhimin e sendeve të konsumit. Këmbimi është i thjeshtë. Prodhimi i nëndarjes së dytë është i gjithi mall(Y) që do shitet, dhe që është C për blerësit. Nëse konsiderojmë c(kapital konstant) +v(kapital varjabël= punë)+ m(mbivlerë) =Y(Produkt i përgjithshëm) atëhere v+m realizohet brenda këtij nënëngrupi ndërsa C realizohet me v+m e grupit të parë. v+m e mallrave realizon të sigurtë v(pagat e punënjësve), ndërsa s(fitimi) nuk realizohet. Kjo ose shkon në rezervë shtetërore ose eksportohet, pra është mall që nuk është i shitur brenda degës, por jashtë saj. Sasia e këtij malli përcaktohet nga raporti pagë/fitim.Sa më i vogël të jetë fitimi aq më shumë do shitet malli brenda degës, pra punëtorët do ta blejnë atë plotësisht nëse norma e fitimit është zero. Në këtë rast edhe pronarin e konsiderojmë si punëtor. Nëse do të vendosnim  këtë kusht që fitimi do ishte zero ose minimal atëhere nuk do kishte asnjë mundësi që qeveria tu jepte çeqe punëtorëve për konsum, tu kompensonte pagat sepse do shpërthente menjëherë inflacioni. Sa më i madh të ishte fitimi aq më shumë mundësi kishin vendet e BE-SHBA tu kompensonin pagat punonjësve apo tju jepnin çeqe konsumatorëve.

 

Llogjikën e analizës për një firmë e shtrijmë në të gjithë ekonominë atëhere 7 mijë  miliardët që nxorri në qarkullim Europa dhe USA mbuluan pikërisht fitimin në formë malli që ju dha konsumatorëve. Kjo sasi paraje duhej t’ju ishte dhënë punëtorëve në formën e pagave të rritura, por në këtë rast nuk ju dha prej tyre por ju dha prej shtetit. Në këtë mënyrë ata blenë mallin që kishin prodhuar vetë. Duke blerë mallin që kishin prodhuar por pa punuar aktualisht nuk ka asnjë mundësi të rritjes së çmimeve. Asnjë mundësi për rritje të inflacionit. Kuptimi i kësaj situate është i vështirë.

Ja si thotë Wolfgang Munchau në FT: ‘Bankierët qendrorë nuk e kuptojnë vërtet se si funksionon inflacioni. Ka shumë teori dhe qasje, teorike dhe statistikore, por asnjëra nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë me këmbëngulje se çfarë po ndodh në botën reale. Në rastin e BQE-së, kjo mungesë mirëkuptimi simbolizohet më së miri nga dështimi gati komik i parashikimeve të saj të inflacionit. Parashikimi shkoi keq për shkak të një besimi të rremë se inflacioni përfundimisht do të kthehej në objektivin 2 për qind. Një gjenerator i numrave të rastësishëm, një majmun me një shigjetë, apo edhe një horoskop do të kishte tejkaluar BQE-në këtu’.

Munchau vazhdoi: “Problemi nuk është se dikush e gaboi një parashikim. Ne të gjithë bëjmë, gjatë gjithë kohës. Problemi shqetësues është se këto parashikime zbulojnë një mungesë themelore të të kuptuarit të procesit themelor të inflacionit. Ka disa prova të kohëve të fundit që globalizimi mund të ketë ndryshuar procesin e inflacionit. Edhe nëse është e vërtetë, ky nuk është domosdoshmërisht një vëzhgim i dobishëm. Ne nuk e dimë saktësisht në çfarë lloj periudhe po hyjmë ”.

Përveç normës së lartë të fitimit(mbivlerës), faktor plus këtu janë edhe çmimet e ulta të mallit të importuar për shkak të globalizimit të ekonomisë botërore.

Çfarë thamë më lartë nuk e hedhin poshtë formulën kryesore të teorisë monetariste  të Ficherit (MV+M’V’)=T*P, përkundrazi e mbështesin atë.  Punëtorët, konsumatorët blenë atë mall që duhej ta kishin blerë që në kohën e prodhimit. Nëse ata pagat e tyre do ti kishin pasur të larta,  veprimi që bëri BE dhe USA do kishte shkaktuar menjëherë inflacion galopant. Pra raporti jo i drejtë midis pagave dhe fitimeve që ka qënë në interes të fitimeve e shpëtoj ekonominë e perëndimit. Por kjo nuk do thotë se duhet mbajtur i pa ndryshuar ky raport, duhet mbajtur e lartë norma e fitimit. Ky raport duhet të ndryshojë, dhe sot është bërë problem prej të gjithë studiuesve seriozë europianë dhe amerikanë. Është bërë problem nga Cortes në Kongresin Amerikan, nga Stiglic etj, etj.

Raportin e shpërpjestuar midis pagave dhe fitimeve e tregojnë ritmet e rritjes së pagave të krahasuar me ritmet e rritjes së fitimeve, kjo më e theksuar në SHBA. Pagat janë rritur me ritme shumë të ulta ose kanë qënë në staniacion, ndërsa fitimet e firmave janë rritur me herë. Po përmend këtu vetëm firmat e internetit, që vetëm në 3 muaj i rritën fitimet e tyre me mbi 100 mld dollarë. Për këtë shpërpjestim mjafton të themi se 500 firma amerikane japin rreth 2/3 e prodhimit industrial amerikan.

‘Sipas raportit Global 500 të revistës amerikane “Fortune”, që nga fillimi i shekullit 21, 500 grupet më të mëdha të biznesit prodhojnë dhe shesin 40 përqind të të gjithë pasurisë së gjeneruar në planet. Në vitin 2018, shitjet e këtyre konglomerateve të mëdha globale kapitaliste arritën në 32,7 trilionë dollarë: 38,12 përqind e PBB-së globale (vlerësuar në 85,7 trilionë dollarë), me fitime neto prej 2,15 trilionë dollarë. Gjatë dekadës së kaluar, shitjet e G500 u rritën me gati 10 trilionë dollarë (nga 23 në 32.7 trilionë dollarë) dhe fitimet u rritën me 650 miliardë dollarë.Numri i punëtorëve të punësuar aktualisht nga këto 500 biznese është 69.3 milion. Ajo që shprehet në këto të dhëna është se ky përqendrim i madh i prodhimit gjenerohet nga një pjesë e vogël e punëtorëve të botës: 69.3 milion nga 3 miliardë – vetëm 2.4 përqind e fuqisë punëtore në botë’.

Ja si i shpjegon argumentet që dhamë më lartë F.Saber (Iran): ‘Tani, të dy vendet më pak të përparuara si Irani dhe vendet e përparuara si SH.B.A. janë të detyruar të realizojnë një pjesë të vlerës së tyre të tepërt në ekonominë globale. Unë mendoj se duhet të ketë një super-fitim që vendet e përparuara e gëzojnë në tregtinë ndërkombëtare. Për shkak se vendet e përparuara shfrytëzojnë kryesisht vlerën relative të tepërt të prodhuar nga klasa e tyre kombëtare e punës, dhe ekonomia kombëtare e vendeve më pak të zhvilluara varet kryesisht nga vlera e tepërt, dhe realizimi i një pjese të vlerës së saj të tepërt në qarkullimin ndërkombëtar, është i nevojshëm për riprodhimin e të gjithë ekonomisë kombëtare. Pra, rezultati i këmbënguljes së ekonomisë globale për vendet e përparuara kapitaliste është se ata mund të vazhdojnë të shfrytëzojnë klasat e tyre punëtore dhe të riprodhojnë ekonominë e tyre kombëtare ndërsa ata paguajnë vlerë më të vogël për mjetet e ekzistencës së klasës punëtoretë tyre sepse ata kanë teknologji të përparuar dhe për këtë arsye mund të jenë të varur kryesisht mbi vlerën e tepërt relative.

Në të kundërt, rezultati i pjesëmarrjes së pashmangshme të vendeve më pak të zhvilluara është se ata mund të vazhdojnë të jenë të varur kryesisht nga vlera e tepërt absolute që ata kanë shfrytëzuar nga klasa e tyre punëtore. Pra, rezultati strukturor i ekonomisë globale është riprodhimi i ekonomive të tyre kombëtare. Dhe ky ndryshim midis vlerës së tepërt absolute dhe relative, për mendimin tim, mund të japë një ide për të shpjeguar funksione të ndryshme të inflacionit në pjesë të zhvilluara dhe jo të zhvilluara të kapitalizmit global’.

Konkluzionet e mësipërme vlejnë edhe për ekonominë shqiptare e cila aplikoj paketat 1-2 të ndihmës.Shumë prej firmave kërkuan të rritej sistemi i mbështetjes në mënyrë që ndihmat për mbështetjen e konsumit të arrinin parametrat e shifrave relative të vendeve të BE-së. Kjo kërkesë e tyre nuk u mbështet nga qeveria dhe mirë u bë. Qysh atëhere unë kam qënë kundër “helikopterit të parave”. Nuk është njësoj ekonomia e BE-SHBA me ekonominë shqiptare. Ekonomia shqiptare nuk ka drejtim kryesor prodhimin, por shërbimet, është ekonomi konsumatore dhe jo një ekonomi prodhuese. Diferencimet në raportin pagë fitim në krahasim me perëndimin nuk krahasohen, kështuqë në këtë aspect ky raport nuk i jepte mundësi qeverisë të vepronte si veproi perëndimi.

Faktori i vetëm që ishte sipas mendimit tim ishin paratë jo formale në qarkullim, valuta. Valuta, paraja e pisët na shpëtoi përsëri, por kjo nuk do të thotë që ta stimulojmë atë. Në asnjë mënyrë, sepse nëse të shpëton njëherë, ajo lufton çdo ditë ekonominë formale, lufton ekonominë bujqësore. Për pasojë ka shumë herë pasoja negative sesa pozitive. Ajo ka pasoja pozitive, vetëm në kushtet e një centralizimi të plotë nga ana e qeverisë. Nëse qeveria centralizon organizimin, monitorimin e hashashit mjekësor, ai do bëhet faktor ndikues edhe për rritjen e prodhimit bujqësor. Ai do bëhet mbështetje jo vetëm për fermerët e luginës, por edhe për fermerët e zonave malore,  sepse do t’i ndihmojë ata në rritjen dhe mbarështrimin e të imtave. Do ripopullojë këto zona.