EURO 2020 (2021)/ Super Çekia le jashtë Evropianit Holandën, Belgjika “zbret” nga froni kampionët në fuqi

304
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Janë zhvilluar ditën e djeshme, 2 ndeshje të tjetra të Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’, i cili për shkak të vitit pandemik që sapo kaluan, u vendos që ndeshjet të zhvillohen këtë vit me një risi, ku nuk do të ketë vetëm 1 apo 2 vende organizatore, por ndeshjet do të zhvillohen në 12 stadiume të ndryshme, në 12 shtete të ndryshme. Ndërkaq, dita e djeshme ka dhuruar shumë surpriza, ku Republika Çeke eleminoi Holandë, ndërsa Belgjika…

Holandë 0-2 Republika Çeke

Një mbrëmje fantastike për çekët ishte ajo e djeshmja, ku pas një loje të luftuar Republika Çeke falë golave të Holes dhe Shik do të linin jashtë kompeticionit Holandën, e cila shihej si një nga ekipet favorite të këtij kampionati. “Tulipanët” patën një start më të mirë lojë, ku që në minutat e para pas një krosimi fantastik të Blind, mbrojtësi 21-vjeçar De Lit goditi topin me kokë, duke e çuar ngjitur me shtyllën, por pa mundur të shënonte. Pas këtij rasi çekët menjëherë “i rikujtuan” të gjithëve, që ata janë akoma në lojë, ku patën disa raste të mira me Suçek dhe Barak, raste të cilat u neturalizuan mrekullisht nga De Lit. Me startin e pjesës së dytë, të dyja ekipet u hodhën në sulm për të gjetur golin që do të zhbllokonte sfidën. Ndeshja u ndez, ku në minutën e 55’ De Lit, në përpjekje për të ndaluar sulmuesin çek, Patrik Shik, të shënonte shtyn topin me dorë, duke u ndëshkuar në fillim me kartonin e verdhë, por pas rishikimit në sistemin VAR, arbitri e “shtoi” ndëshkimin, duke nxjerrë kartonin e kuq dhe duke lënë me 10 lojtarë Holandën, përpara një Çekie të “uritur” për gol.

Ku kishin mbetur vetëm 22’ minuta nga koha e rregullt, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi, Tomash Kalas lidhet bukur brenda zone me mesfushorin Tomash Holes, me këtë të fundit që përballë portierit nuk gabon dhe zhbllokon shifrat, duke egzaltuar tifozët çek, të pranishëm në stadium. Por rastet nuk do të mbaronin me kaq. Në minutën e 80’, autori i golit të parë, Tomash Holes mashtron bukur mbrojtësit holandez dhe dërgon një top drejt sulmuesit Patrik Shik, i cili me një goditje të ulet në cep të portës çon sferën në rrjetë duke mos i dhënë asnjë shans portierit Stekelenburg për të pritur atë goditje. Pas kësaj fitoreje, çekët duhet të bëhen gati për çerek-finalet e kompeticionit, ku i duhet të udhëtojnë drejt Bakut, në Azarbajxhan për t’u përballur më datën 3 korrik me Danimarkën, të cilët u kualifikuan për në fazën tjetër pas një fitoreje 4 me 0 ndaj Uellsit, pasditen e së shtunës.

Belgjikë 1-0 Portugali

Belgjika ka avancuar për në fazën tjetër të Kampionatit Evropian, ‘Euro 2020’, pas një përballje drithëruese më kampionët të fuqi, Portugalinë. Ndeshja nisi e zjarrtë ku që në fillim të lojës pati raste për shënim nga portugezët, ku me anë të Diogo Zhotës nuk arritën dot të krijonin një avantazh që në minutat e hershme të lojës. Rastin e dytë të ndeshjes do ta kishin sërish ‘luzitanët’, ku me anë të një goditjeje dënimi, Kristiano Ronaldo rrezikoi seriorzisht portën e ‘djajve’ belg, por gjeti një Tibo Kurtua fantastik, i cili bëri një ndërhyrje deçizive duke ia refuzuar golin ‘luzitanëve’. Pas rasteve të shumta të Portugalisë, lojtarëve filloi “t’u dilte gjumi” dhe në minutën e 42’ pas një aksioni të bukur të belgve, Thorgan Hazard do të ndëshkonte portierin Rui Patrisio, me një goditje diagonal, nga 22 metra distancë nga porta. Me startin e pjesës së dytë, mesfusha belge pësoi një humbje të madhe, pasi organizatori i tyre Kevin de Brujn, pësoi një dëmitim fizik në fushën e lojës, duke u larguar nga fusha e lojës, që në minutën e 48’ dhe duke shtuar akoma më shumë listën e mungesave të kombëtarja Belge.

Me vazhdimin e pjesës së dytë, portugezët të frustuar nga pësimi i golit nisën sulmet e njëpasnjëshmë, por pa mundur dot të gjenin golin e barazmit, duke gjetur kështu eleminim që në raundin e 16-tave, ndryshe nga një ediocion më parë ku u shpallën Kampion të Evropës. Në fazën e çerek-finaleve Belgjika do të ketë sërish një përballje të vështirë, ku këtë herë do të ‘luftojë’ me Italinë, për një biletë për në gjysmë-finalet e këtij kompeticioni. Sfida ndërmjet këtyre dy gjigandëve do të zhvillohet do të zhvillohet në datën 2 korrik, në stadiumin ‘Alianz Arena’, në Mynih. Ndërkaq ditën e sotme, do të zhvillohen dy sfida të tjera të kësaj faze, ku Kroacia do të përballet me Spanjën, në orën 18:00 ndërsa Franca do të përballet me Zvicrën, në orën 21:00.