Eduard Halimi: Energjia/ Oligarkët e Ramës që fshihen nëpër kompani off-shore, na kthejnë 15 vite pas kur ndërpritej energjia elektrike

512
Gazeta Telegraf/
Sigal

Shqiptarët nuk e kanë luftën me PS-në as me njerëz dhe specialistët e ndershëm që duan atdheun.
Qytetarët e kanë luftën me sektin e Ramës, klanit të tij të ngushtë, mercenarve dhe oligarkëve që e kanë degjeneruar çdo gjë. E kanë me mercenarët e Sorosit, me ndikimin Ruso-Serb dhe antishqiptarët që përdhosin flamurin e Skënderbeut dhe historinë e Kombit… Me këto e kanë luftën

Qeveria ka rikthyer kufizimet e energjisë elektrike në vend. Teksa disa muaj më parë u paralajmëruar kolaps energjetik, duket se tashmë ka filluar dhe stakimi i energjisë në disa zona. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, tha në një deklaratë për mediat se importi i energjisë do të jetë më i madh se prodhimi vendas për shkak të mungesës së reshjeve kohët e fundit. Ndërkohë shqiptarët po vijojnë të vuajnë rritjen galopante të çmimeve të ushqimeve naftës, tashmë dhe të energjisë. Qytetarët nuk e kanë luftës me PS, e cila është në pushtet, po me një grup oligarkësh të cilët të vënë në krye nga pushteti po abuzojnë me pasurinë kombëtare , që fshihen me nëpër kompani off-shore. Fryrja e çmimeve vjen pikërisht sepse e shesin lirë dhe e blejnë më pas 6-fish më shtrenjtë energjinë elektrike, në vend që ta japin atëherë nevojat e shtetit plotësohen dhe ta marrin në formë kleringu në kohë thatësire. Pikërisht për presionet e shitjes së naftës dhe energjisë Eduard Halimi – Këshilltar ligjor i së drejtës ndërkombëtare private analizon për “Telegraf” premtimet në kohën e krizës, ku thekson se blerja e energjisë nga jashtë është edhe “Kutia e Pandorës” shqiptare. Si këshilltar ligjor i mbi 60 kompanive të energjisë, mund të them se kjo situatë është për shkak të keqmenaxhimit, prishjes së skemës nga KESH dhe konflikti mes ERE, shtetit dhe prodhuesve të vegjël. Blerja e energjisë nga jashtë është edhe “Kutia e Pandorës” shqiptare. Prodhuesve vendas të HEC-ve u blihet me 60 euro/MWh, kurse të huajve me 290 euro.

Eduard Halimi – Këshilltar ligjor i së drejtës ndërkombëtare private

Ja 8 pyetje që ndoshta na nxjerin në disa konkluzione në lidhje me krizën e krizave që premton KM

-A është e vërtetë se taksat/tarifat lokale dhe vendore janë super rritur gjatë vitit 2021-2022 nga pushteti qendror/vendor për prodhuesit me përparësi të energjisë?

-A është e vërtetë se çmimi që po blen qeveria prodhuesve me përparësi vendas gjatë 2022 është rreth 65 Euro/ MWh?

-A po blihet energjia nga (importi) nga FTL me mbi 300 Euro / MWh (për marsin 2022 nuk rezulton blerje), por çmimi sot është 390 në HUPEX?

-A janë në konflikt ERE /administrata qendrore/ lokale me prodhuesit e vegjël të energjisë duke i vënë këta të fundit në vështirësi financiare në vend që t’i ndihmonin për të rritur investimet në rreth 100 procese në gjykata?

-A ka lidhje ky represion ndaj prodhuesve vendas, me importin e energjisë nga 60 Euro/MËh brenda në 290 euro/ MWh importi?

-A është e vërtetë se qeveria kërkon të favorizojë tregëtaret e energjisë dhe jo prodhuesit vendas?

-Pse nuk ua bën të ditur qeveria emrat e pronarëve përfitues të tregëtarëve të energjisë, por ato i marrim vesh nga Pandora Pampers?

Nëse qeveria do t’i harxhonte ato 640 mln euro për prodhuesit vendas nxitjen e investimeve të reja në energji HEC, Eolike (ere) apo Voltaike (diellor) dhe jo tregëtarët e energjisë, a do stimulohej prodhimi vendas, imvestimet në prodhimin e energjisë dhe ndihmohej ulja e çmimit të energjisë nga 350 sot në ndoshta 100 nga prodhuesit vendas (nga 70 që ua blen sot)

-Dhe e fundit pse qeveria nuk i jep leje zhvillimore të paktën 40 HEC, që janë në pritje të cilët mund të kishin sjellë gati 200 MW ?

Përgjigjet? Në një shtet ku sundon rule of law, Ndoshta kontrolli i duhur kushtetutës Parlament/Ekzekutiv/Drejtësi do verifikonte nëse kanë lidhje, por të gjithë janë të zënë me gjëra më të mëdha se kjo! Dhe kur nuk ka rule of laë e vetmja zgjidhje duket protesta qytetare. Përgjigjet e pyetjeve ndoshta ndihmojnë të kthjellohen sa qytetarët dhe aq aktorët.


5 pyetje mbi energjinë dhe “Pandorën shqiptare”

Si këshilltar ligjor i tregut privat të energjisë, unë dhe ekipi im jemi vazhdimisht të informuar mbi atë ndodh me energjinë! Ne këshillojmë dhe përfaqësojmë më shumë se 60 kompani prodhuese të energjisë.Sipas ekspertëve tanë që mbulojnë prodhimin e energjisë nga HEC, prodhimi vendas në gjysmën e parë të vitit 2021 nuk ka qenë i ulët. Kjo do të thotë që me një menaxhim të mirë vjetor apo disa vjecar të kaskadës së Drinit nuk do të kishte këto mungesa të menjëhershme të energjisë në prodhimin vendas. Menaxhimi i prodhimit të kaskadës së Drinit duhet parë në lidhje të ngushtë me gjithë prodhimin vendas. Kjo ishte skema fillestare kur u ofrua nga qeveria investimet në hec- et dhe fotovoltaiket e vegjël. Kjo skemë u prish dhe KESH nuk përfiton nga 532 MW hece dhe fotovoltaike për ta optimizuar ujin e rezervuareve të kaskadës.

Ndaj dhe këto 4 muajt e verës FTL ( Furnizuesi i tregut të lirë FTL , pjesë e OSHEE ) i duhet të blejë në treg të huaj energjinë ( importoje) sot për nesër dhe kështu cmimi natyrisht do jetë shumë më i lartë. Kjo ështe mungesë e thellë profesionalizmi dhe menaxhimi pa vision.Importimi, blerja e energjisë nga jashtë është “Kutia e Pandorës” shqiptare.Ja pesë pyetje që ndoshta na nxjerin në disa konkluzione?

A është e vërtetë se cmimi që i është blerë prodhuesve vendas gjatë 2021 është rreth 60 Euro/ MWh?

A është blerë energjia nga (importi) disa dite me pare nga FTL me 290 Euro / MWh nderkohe qe tregu dje ne HUPEX ( tregu hungarez qe eshte tregu me i lire ne EU dhe prej nga ku zakonisht importohet energjia ne shqiperi, ishte gjysma e çmimit? (shih tabelen e HUPEX)

Por gjatë shtatorit a eshte blere pothuaj me cmim mbi 100-180 Euro/MËh?

A janë në konflikt ERE /administrata qendrore/ lokale me prodhuesit e vegjël të energjise duke i vene keta te fundit ne veshtiresi financiare ne vend qe ti ndihmonin per te rritur investimet?

A ka lidhje ky represion ndaj prodhuesve vendas, me importin e energjisë nga 60 Eur/MWh brenda ne 290 eur/ MWh importi?

Përgjigjet? Ndoshta kontrolli i duhur kushtetutes Parlament/Ekzekutiv/Drejtësi do verifikonte nëse kanë lidhje, por të gjithë janë të zënë me gjëra më të mëdha se kjo! Ndoshta do i vijë rradha.

Flasin ekspertët:

Qeveria

zbrazi liqenin duke shitur energji, sot e importojnë me 300 euro

Është cënuar në mënyrë dramatike siguria energjetike, duke përdorur rezervën për furnizim kur do të duhej që furnizimi të garantohej nëpërmjet importit. Eksperwt thonw se mosndërhyrja edhe pse është shpallur emergjenca energjetike, nuk mund të jetë keqadministrim por vetëm e qëllimshme. Shqipëria 75% të energjisë ekektrike e prodhon nga hidrocentralet e saj. Vitin e kaluar prodhuam 107% të nevojave. Por çfarë ndodhi? Në periudhën Korrik-Gusht 2021 shitën energji pa fund me 40-60 euro Mgw dhe e zbrazën liqenin. Sot janë në hall dhe po kërkojne të importojnë me 200-300 euro Mgw madje timonieri i madh parashikon deri 500-1000 euro Mgw. Sipas informacionit zyrtar te KESH sh.a. në datë 15 Mars 2022, situata në kaskadën e Drinit është si vijon

1) HEC Fierza niveli 261.18 mmnd

2) HEC Koman niveli 173.28 mmnd

3) HEC Vau Dejes niveli 73.76 mmnd

Rezerva energjitike është 313.5 GWh

Prodhimi ditor që gjenerojne tre Hecet për të furnizuar Furnizuesin e Shërbimit Universal eshtë 16261 MWh ose 16.27 GWh . Në datë 5 Janar 2022 KESH sh.a. raportonte nevelin për HEC Fierze 276 mmnd dhe rezervë energjitike prej 650 GWh. Eshte cënuar në menyre dramatike siguria energjitike duke perdorur rezervën për furnizim kur do të duhej qe furnizimi të garantohej nëpërmjet importit. Nese renia e prurjeve do të ishte korrigjuar me importe të cilat së bashku me energjinë që mundësohej nga prurjet natyrale të mundesonin plotesimin e kerkësës së konsumatoreve familjar dhe biznesit të vogel me energji elektrike, nuk do te cënohej rezerva energjitike. Niveli maksimal i HEC Fierzë është 296 mmnd ndërsa kuota minimale e punes është 245mmnd. Kutoa shumë-vjecare për muajin Mars nga të dhenat e 15 viteve është 279.6 mmnd dhe në fillim prilli 285.2 mmnd. Situata është përtej kritikës pasi në mungesë të plotë të importeve të cilat aktualisht janë rreth 2000Mwh në ditë dhe duke marrë në konsideratë se me këtë rritëm gjenerimi, niveli në Fierze bie me 60cm në ditë kuota e ndalimit te HEC-it do të ndodhe për rreth 20 ditë. Efekti kaskade do të vijoje edhe me HEC Koman dhe sistemi elekto-energjitik  nuk do te garantojë dot  balancimin e bllokut te kontrollit shqipëri-kosovë dhe do të  ndikoje në regjimin e punës dhe frekuencën e rrjetit sinkron evropian. Kostoja e furnizimit me energji nga importi do te jetë mbi 4 milion Euro në dite referuar konsumit dhe cmimit aktual ne bursë 250 Euro MËh. Garantimi i sasive të importit do te jëte e vështirë financiarisht por me kryesorja është mungesa e mjaftueshmerisë të flukseve fizike nga vendet ku Shqiperia furnizohet me energji. Kjo do sjelli pasoja të tmerrshme në industri dhe familjet e cdo Shqiptari. Efektet janë prezente tashme me ndalimin e prodhimit te Kurumit pasi 4 HEC që ata administrojne në Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2 nuk përmbushin nevojat e Kurumit dhe janë në rregjime prodhimi minimale.Mos ndërhyrja edhe pse është shpallur emergjenca energjitike nuk mund te jete keq administrim por vetëm e qëllimshme.Me çmimin e ri të energjisë s’ka shans të marrë frymë pas 1 prillit. Jemi në prag katastrofe. 254 është pika vdekjes. Dhe vjen për 10 ditë.