Prof. Sazan Guri; Himariotët vendalinjë të Epirit tregojnë vetë

164
Sigal

 

Nga Prof. Ing. Av. Sazan Guri

A mund të jetë Himara minoritet!? Para se t’i përgjigjesh kësaj pyetje duhet t’i përgjigjesh një pyetje tjetër se a mund të ketë Shqipëria minoritet? Kurrë jo? Po pse? Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë, që rrethohet nga vetvetja, pra nga populli përbërës i saj, pra, shqiptarë me shqiptarë. Mund të ketë minoritet pjesa shqiptare që sot quhet Kosovë!? Mund të kenë minoritet kufijtë e asaj pjesë shqiptare që sot quhet Mal i Zi! Mund të ketë minoritet pjesa e Shqipërisë së dikurshme e quajtur Maqedoni që sot quhet Maqedoni e Veriut diku në kufijtë me sllavët bullgarë. Mund të ketë pasur minorite ajo pjesë e Albanisë e quajtur Arvaniti, Pelopponez, More  ose kufijtë e Epirit me gjirin e Ambrakisë, por kurrë në historinë e saj, pjesa e thellë e këtij oqeani alban i thirrur arban, dhe në kohën më të vjetër ilire të ketë pasur ndonjëherë minoritet?!

 

Protokolli i Korfuzit- Πρωτόκολλο της Κέρκυρας – I nënshkruar më 17 maj 1914, ishte një marrëveshje midis përfaqësuesve të Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Përkohshme të Epirit të Veriut, e cila njohu zyrtarisht zonën e Epirit të Veriut si një rajon vetë-qeverisës autonom nën sovranitetin e princit të Principatës së sapokrijuar të Shqipërisë. Në vitin 1921 Protokolli i Korfuzit u anulua gjatë Konferencës së Ambasadorëve dhe Epiri i Veriut iu dha përfundimisht shtetit shqiptar. Të gjithë e dinë që Himara është Labëri dhe pseudogrekët e Himarës janë grekë pensionesh, por shteti grek ngre pretendimin e Vorioepirit sipas Protokollit të Korfuzit, i cili u nënshkrua nga Qeveria shqiptare e asaj kohe në vitin 1914. Ky protokoll ka mbetur si një varr i hapur midis dy shteteve pasi pala shqiptare ka zgjedhur gjithmonë qëndrimin e heshtjes. Kjo çështje duhet të marrë fund një herë e mirë me anë të një marrëveshje të nënshkruar nga të dy shtetet.

Himariotët vendalinjë (të lindur në atë vend) të Epirit e tregojnë vetë, kur:

  1. Si banorë të bregut iu drejtuan me shkrim shteteve evropiane për ndihmë kundër robërisë turke dhe në një letër kolektive fort të mënçur, më 4 tetor 1759, ata i theksojnë oborrit rus: Dodona, Nymfeu e mbase Tomori, Oriku, Grama, etj., krenohen me prijësit e vet trima e të urtë: “Provinca që quhet sot Himarë ose popuj himarjotë, janë Epiri i vjetër perëndimor, që njihej me emrin Kaoni e popuj të Kaonisë dhe që kanë fituar famë me profecitë e orakujve dhe me luftëra kundër molosëve të vjetër, fqinjë të tyre…Janë popull luftëtar dhe po të bashkkoheshin do të mund të mblidheshin njëzet mijë burra të aftë për luftë. Nuk po flasim për veprat e tyre nën mbretin e lavdishëm Pirro, apo më vonë nën Skënderbeun, i cili s’ka shumë kohë që fitoi famë, sepse krejt historia e tyre është e mbushur me vepra trimërie.”
  2. Atyre moteve ka kumbuar edhe një këngë popullore nga fshati Vuno, e cila buiste para çlirimit. Ajo ligjëron, krahas Skënderbeut, edhe për Pirro Molosin e për kushëririn e tij të dytë, Lekën e Madh, aiakid (aiakas) nga e ëma, Olimpia (motra e Aleksandër Molosit), e cila do të përshkruhet më vonë edhe tek një baladë tjetër folklorike, po nga fshatrat e Bregdetit: Kush ka qënë trim njëherë / Aleksandr’i Madh me vlerë /Pirrua me shokë të tjerë /Po nga gjithë më i zoti Skënderbeu – Kastrioti / O mbret i dashur, ku je? (Revista Iliricum, bot. Nr. 5, v. 2015
  3. Helenizimi i Himarës nuk ka një fillim të qartë kronologjik. Në fakt, aty kurrë nuk ka ekzistuar minoriteti grek. Mbas 1800, ata edhe flasin dy gjuhë, por rajoni i tyre nuk përfshihet në të ashtu-quajturën zonë minoritare.
  4. Shqiptarët e Himarës, e mësuan gjuhën greke të të folurit dhe të bashkëpunimit ushtarak-fetar me Greqinë, dhe veçanërisht me ishullin e Korfuzit. Korfuzi ishte “mjaft i arritshëm” për shkak të afërsisë së saj gjeografike dhe “mjaft tërheqës” për ta, pasi gjithnjë e më shumë familje himarjote dërgonin fëmijët e tyre për të studiuar në shkolla në këtë ishull dhe tregtarët tregtonin me popullsinë lokale.
  5. Duket se që nga viti 1820, helenizimi u bë një qëllim politik nga vetë Greqia… » Duke iu referuar përpjekjes për të hapur shkolla shqipe në Himarë dhe fshatrave përreth, duke bërë helenizimin e saj gradual, por Petro Marko ka thënë: -Paraardhësit tanë luftuan me armë në duar duke mbrojtur lirinë dhe nderin e tyre, por ata ishin gjithashtu në luftë për shkollat shqipe. Patriarku i Kostandinopojës, së bashku me Peshkopin e Janinës, mallkuan dhe fyen të gjithë ata që studionin në shkollat shqipe. Egërsia e agjentëve të Fanarit është e vetëkuptueshme, të cilët nuk lanë asgjë pa mbikqyrje për të shkombëtarizuar provincën heroike të Shqipërisë, Himarën dhe Labëria (Petro Marko, “Intervistë me veten: Retë dhe gurët, Shtëpia botuese: OMSCA, Tiranë 2000)

Kush jemi ne himariotët, a flasim si gjuhë të nënës greqishten e tyre alla korkyrase!? Na mbetet të kallxojmë prapë atë që di vazhdon e shkruan Petro Marko: Pse nënat dhe gjyshet tona dinë shqip më mirë se greqishtja? Pse këndojmë dhe vajtojmë në shqip dhe pse proverbat himariote janë në shqip?

 

Shqiptar lind nuk bëhesh dot, ndërsa grek nuk lind, por bëhesh!? – Në shekullin e XI-të, Robert Guiscardi, pra pushtuesit norman dhe i biri i tij Bohemondi udhëhoqën trupat e tyre vikinge kundër Bizantit dhe erdhën deri në Epir. Pas betejës së përgjakshme, ku morën pjesë të gjithë ilirët gegë, epirotët toskë dhe dardanë për të mbrojtur Durrësin shkruhet në dokumentin në latinisht nga vetë Robert Guiscard që e përmend vetë për herë të parë që shqiptarët janë banorë të Epirit. Nëse je shqiptar apo grek ke të drejtë të duash shtetin fqinjë edhe më shumë se tëndin, pse jo kur po të mban me para e pension. Por koka në Athinë e trupi në Himarë… nuk jeton dot i lumtur ose i qetë…

Himariotët – me prejardhje nga paraardhës të popullsive të lashta – Suliotët dhe Himariotët ishin ndër ata shqiptarë që ishin helenizuar më tepër, për shkak se bashkëpunuan me grekët për lirinë e kërkuar ndër shekuj qysh nga koha e Skënderbeut dhe Kastriotit të ri (Nathalie CLAYER, Mbi origjinën e nacionalizmit shqiptar – ngritja e një kombi kryesisht mysliman në Evropë, Botimet KARTHALA, 2007, ISBN 2845868162, fq. 207). Himara edhe Mani, edhe nëse kanë gjera të përbashkëta, nuk i kanë siç analistët grekë e duan për t’i shërbyer kauzës së tyre ideologjike, sikur Himara greke është e lidhur me zanafillë të përbashkët me Manin grek. Jo ore jo, se ata janë të lidhur nga tradita, nga gjuha, nga doket, por janë të lidhur për shkak të etnosit dhe genit shqiptar.

Pasazh nga John Shea, ku thuhet se pjesa më e madhe e popullsisë në Peleponez (Morea) janë ata që flasin shqip. Kimara (Himara) është nga vendet e fundit të shpërngulur nga Shqipëria në 1700 në Itali… në Vila Badessa, Abruzzo, ose Vila e Bardhë. Edhe pse kanë kaluar 300 vjet ata akoma e quajnë veten shqiptarë…

  1. Kush ishin më parë bregdetasit? – Çfarë mund të ishin, veçse shqiptar që pohohet nga shkrimtarë, që tregojnë se “Kur Giacomo Casanova arrestohet në mars të 1743 dhe burgoset në fortesën e Shën Andreas (Venecia) citon se aty gjen dy mijë shqiptarë të quajtur himariotë.

Citon po aty se ishin të gjithë vendalinj të Epirit që quhej Albania (Shqipëri). (Natën e parë Casanova nuk mundi të flinte fare, për shkak se himariotët shqiptarë nuk bënin tjetër gjë, veçse këndonin në shqip, hanin hudhra, pinin duhan që s’durohesh dhe verë. Flet me simpati edhe për Tenent Kolonelin e tyre që i mungonte një vesh, një sy dhe fliste mirë, kishte karakter rinor. Do t’i kishte pëlqyer më shumë Tenent Koloneli, nëse nuk do të hante shumë hudhra. Casanova shpjegon mirë se himariotët shqiptarë ishin shumë të lidhur me hudhrën në atë pikë sa mbanin 20 copa nëpër xhepat e tyre….Na bën të kuptojmë se këngët tona të bukura ishin gjithmonë me ta, që i këndonin në gjuhën e bukur shqipe…

Po edhe Tuqididi i cilëson barbarë dhe idetë e tij i përforcon më tej Straboni, ku shprehet se: Kaonët, thesprotët dhe kesapët shtrihen gjatë bregdetit të maleve Keraune (Himara e sotme) e deri në gjirin e Ambrakisë STRABONI, Gjeografia VII, fq. 252, 253, 267).

Gjuhëtarët që kanë hulumtuar në dialektin shqip të folur në Himarë, kanë gjetur në të elemente të nazalizmit fonetik, i cili së bashku me përdorimin e mbiemrave arkaikë si ‘Gjoleka, Gjipali, Gjidede’ (nga ‘GjonLeka’, ‘GjinPali’, ‘GjinDali’) janë dëshmi e një pranie shumë të vjetër shqiptare në rajon (Ardian VEHBIU, shqiptar totalitar, Çabej 2008 fq. 4). Folklori na tregon qartë rrënjët etnike shqiptare në rajon: këngët tradicionale dhe ritualet e këndimit (në dasma, vdekje dhe ceremoni varrosjesh) janë tipike dhe të pastra shqiptare.

Nga pikëpamja muzikore, Himara është e njëjtë me pjesën tjetër të Labërisë dhe është e vështirë të besohet se ‘vendasit grekë, nëse’’ erdhën në zonë për të harruar këngët dhe traditat e tyre, dhe mbasi erdhën braktisën instrumentet e tyre muzikore dhe për t’iu përshtatur një kulturë që ata e merrnin për inferiore” (Ardian Vehbiu, Shqiptar totalitar, Çabej 2008 fq. 4). Himariotët janë shqiptarë të fisit të labëve (Lapides) dhe flasin vetëm gjuhën shqipe.

…janë të guximshëm nëpër luftëra, mikpritës, shumë të zellshëm dhe janë shumë të kënaqur me fizikun e tyre dhe veçanërisht me veshjet jo të trasha, të cilat u shërbejnë atyre që të mos njihen gjatë vjedhjes natën. Në shumicën e rasteve, nuk janë trupvegjël, të deformuar, por të palodhur…Për trimërinë e pashoqe të himariotëve, edhe mjeku personal i Lord Bajronit, i cili jetoi nëpër ngjarjet e revolucionit të 1821 tregon se: Disa ditë pas mbërritjes sonë në këtë fshat, Spiromilios u paraqit në Mavrokordatos, me një trupë prej 200 himariotësh, të cilët kishin pamjen më luftarake në të gjithë ushtrinë (https://infognomonpolitics.gr/2015/11/blog-post_36-32/

Pasazh nga kujtimet e thëna nga vetë himariotët pas kontributit të dhënë për luftën për liri ndaj portë së lartë.

Po cilët janë bregdetasit, dhermiotët dhe himariotët në të vërtetë!?

 

  1. Këtë shpjegim të përmbledhur në pak rreshta e jep vetë Mbreti ynë gjatë kohës së mbretërimit të tij, që kur zbret në një nga vizitat e tij në Himarë i thotë truprojës se këtu në Himarë s’kam nevojë për ju se jam në bashin e burrave të Shqipërisë.
  2. Gjithsesi, pavarësisht nga situatat e sotme, himariotët mbeten burra shqiptarë nga më me zë në Shqipëri, të fjalës dhe të penës, po aq dhe të luftës dhe të besës, aq sa pyetej në luftrat për liri ndaj pushtuesit osman ose në betejat ruso-turko, nëse ka mirditorë dhe himariotë në rresht të parë.
  3. Këto dy popuj së bashku me matianët ishin të vetmit që mbanin flamurin me dy krena të shkabës së Skënderbeut dhe i thoshin shqiponjës zog-zogu-zogullu, prej nga rridhte dhe familja e mbretit.
  4. Himariotët duke përmbledhur bregdetasit janë safi shqiptarë, qysh kur kanë le para detit, sikundër thotë familja Cipa apo para Hënës, sikundër thotë Hesiodi, Homeri, N. Frashëri, etj..

 Aq shqiptar është një himariot sa që:

  1. Shumë përshkrime të huaja e rendisin atë në epirotët (kaonët) e vërtetë, njësh me popujt e cituar më sipër, ku shpesh thuhet se: -një malësor shqiptar domethënë një ilir apo epirot i papërzier, dukagjinas, mirditor, himariot, nuk dallohet nga një skocez apo irlandez i papërzier.
  2. Himariotët janë ata që përbëjnë më shumë se gjysmën e gardës së Napoleonit, ku në ushtrinë perandorake të tij, 200 vjet më parë u rreshtuan fillimisht 3000 burra shqiptarë.
  3. Himariotët janë ata që mbas rrethimit të Ali Pashë Tepelenës nga turqit dhanë djalin e tyre Odise Andruco si ndihmësin besnik të tij.
  4. Himariotët si Andrea Himarioti janë heronjtë e kryengritjeve ndaj Portës së Lartë që luftuan krahas luftëtarëve si Zenel Gjoleka, Marko Boçari deri në ata që luftuan kundër qëllimeve të Konferencave të Fuqive të mëdha me Dinejt, Demajt, Sekajt.
  5. Himariotët ishin ata që në shërbim të mbretërisë së Napolit formonin një batalion të quajtur: ‘Real caçiatori Albanes’. (Mithad bej Frashëri, “Fatet e Shqipërisë”, fq. 96, 97, 98, v. 2009).
  6. Himariotët ishin ata sa, zëvendësimi i pushkës sipas një studiuesi francez do t’u kërkojë shumë kohë dhe do t’u kushtojë shumë shtrenjtë, ku në librin e vet mbi Shqipërinë dhe shqiptarët shprehej se: Po ju jepet mundësia t’i ofroni shërbimet një populli që me vetitë e karakterit të tij dhe të shpirtit të artistit do të dashuroheni në vazhdim. Elementet e jashtme barbare janë të parëndësishme për ty tashmë. Pushkët e tyre, të cilat shpesh janë të mbuluara me zbukurime, njihen me emrat arnautika (shqiptarka), sharajlija, rashk dhe roga.
  7. Himariotët ishin kleftët e njohur arvanitas, ku shpesh thuhej se kleftë janë himariotët, kleftë janë tepelenasit, kleftë janë mirditorët, kleftë janë çetat e Çerçiz Topullit, të Mihal Gramenos, por më saktë ata janë luftëtar të lirisë,
  8. Pra, himariotët ishin ndër ata kleftë për të cilët më 1874, konsulli anglez në Athinë, Zhan Zhiroj thoshte: Kleftët e fushës si këtu (në Atikë) ashtu edhe në More janë të gjithë arvanitë (Dhimitër Grillo, Arvanitët dhe Shqiptarët në luftën Çlirimtare të Popullit Grek, Tiranë, 2003, fq. 51, v. 1985).
  9. Pikërisht nga kleftët (armatolët) rrjedh edhe rebeli artist i njohur si artisti francez me famë botërore Jean Mareja-Jani Morea. Po ç’janë vetë kleftët? Dikur fisnikë, të pasur, kryesisht të krishterë (katolikë e ortodoksë) që nuk pranuan kurrë sundimin othoman dhe lanë pasuri e katandi, por nuk lanë vatanë e liri dhe shkuan në mal dhe luftonin si ‘Robin Huda’, si kaçak mali, që historia greke ose moderne e rënë në të njëjtin kurth i quan ‘hajdutë’.
  10. Himariotët janë ata që nënat dhe motrat e tyre flisnin dhe qanin me gjuhën e pastër shqipe, ku në fillim të shekullit XIX, pra, rreth viteve të revolucionit grek, Koloneli anglez Ëilliam Martin Leake që ka qëndruar në Shqipëri si konsull britanik pranë Ali Pashait të Janinës na thotë se: “Greqishtja në Himare flitet nga të gjithë njerëzit, ndërsa italishtja nga ata që kanë udhëtuar jashtë, por femrat njohin vetëm gjuhën shqipe”.
  11. Himariotët dhe dhermiotët janë ata që sikundër Hekuba me gratë trojane qanin Hektorin, edhe ata qanë me 300 ligjërime të madhin Petro Markon.
  12. Himariotët janë ata ku më 1481, Gjon Kastrioti II pushton shumë vende të Shqipërisë me ndihmën e tyre, sepse aty ai gjeti veçse himariote edhe bijtë e të ardhurve nga Kruja e Mirdita, Mati e Dibra, Shkodra e Dukagjini.
  13. Himariotët janë ata që kanë prodhuar fisin e Kanarëve prej nga shkuan në Pargë e në vazhdim, atje ku mërgonin shumë arvanitas në vitet e pushtimit osman, pra në Itali dhe konkretisht në Gjenovë.
  14. Himariot është ai që sikundër shqiptari, megjithëse në kushte pothuajse asgjësimi, nëndheshëm apo në subkoshiencë, pranuan të ruanin kombësinë, kufijtë e vatanit, besimin e parë të dhënë njëherë. Kësisoj, populli himariot nuk mbijetoi vetëm për hir të përzgjedhjes së përhershme strategjike, por edhe përmes përzgjedhjeve të përkohshme taktike.
  15. Në këtë ditë u varros heroi Nikitaras dhe Greqia e lirë nuk e di ku është varri i tij, një lypës i verbër i poshtëruar – këtë thotë në status Nikitasi, nipi i Kolokotronit.