Prof. Dr. Alqi Naqellari: “Mesdhetari” sfidon Covid me teste për studentët

822
Sigal

Sot kur e gjithë shoqëria, qeveria, shteti shqiptar dhe bota në përgjithësi janë të angazhuar në luftën kundër pandemisë covid-19, doli në qarkullim teksti “USHTRIME”, ushtrime të zgjidhura, mikroekonomi, ekonomiks konkurencial, financë, matematikë, teste me përgjigje, i hartuar nga pedagogët Prof. Greta ANGJELI dhe Alqi NAQELLARI të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Është botimi i radhës i dyshes Angjeli-Naqellari, të cilët kanë publikuar edhe tekstet e tjerë mësimorë universitarë “MIKROEKONOMIA E AVANCUAR” tekstin “ANALIZA EKONOMIKE E PROJEKTEVE” dhe Monografinë “ EUROIZIMI DHE NDIKIMI NË EKONOMINË SHQIPTARE”. Shihet qartë që titujt e këtyre librave universitarë  janë të veçantë, këta libra dhe monografia, janë unike, ashtu si edhe botimi i fundit. Në Shqipëri nuk ka tekst në gjuhën shqipe të Mikroekonomisë së Avancuar, nuk ka tekst të Analizës së investimeve reale dhe Tekst me ushtrime të zgjidhura në lëndët e përmendura më sipër. Kjo është edhe një nga të veçantat e organizimit të punës në Universitetin Mesdhetar dhe përparësia e këtij Universiteti ndaj universiteteve të tjerë;

Pedagogët, Syllabuset, Tekstet dhe Ambientet.

Një pjesë e mirë e teksteve janë të hartuar nga pedagogët që punojnë aty, ndërsa universitetet e tjerë përdorin tekste të përkthyera ose të përshtatura që para 20 vjetësh. Teksti i fundit është ndryshe nga tekstet e tjerë të ushtrimeve që janë botuar deri tani, sepse ai ka të veçantat e tij. Cila është përmbajtja dhe cilat janë të veçantat e këtij teksti që e dallojnë nga tekstet e tjera të botuara deri tani? Teksti, botim i UMSH PRESS ka 13 krerë, ka 480 faqe dhe përfshin disa fusha të kërkimit, Është i recensuar nga pedagogët e Matematikës Prof.Dh.Tole dhe Prof.F.Premti ndërsa redaktor teknik është Dr.F.Bombaj.

  1. Struktura e tekstit është bazuar në Programin e Lëndës së Ekonomiksit dhe Financës, të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Autorët i janë përshtatur teksteve teorike të lëndëve të tjera të lidhura të këtij universiteti.

2, Janë shkruar me një gjuhë të pastër ekonomike të zhveshur nga fjalët e huaja me përjashtim të grupit të gërmave të agregatëve të cilat janë shprehur edhe në shqip.

  1. Për hartimin e këtij teksti është shfrytëzuar një literatureë e gjithëanëshme. Janë shfrytëzuar tekste të shkollës anglo-saksone, amerikanë, anglezë, australianë, kanadezë, indianë, të shkollave të tjera, francez, italian, meksikanë, peruanë, brazilianë, argjentinas dhe tekste shqiptarë.
  2. Përfshin një grup lëndësh që kanë lidhje me njëra tjetrën dhe është hartuar nga dy pedagogë të profileve të ndryshme, nga një financiare -kontabiliste, Profesore Greta Angjeli, Kryetare Këshillit të Kontabilitetit shqiptar dhe një pedagog i ekonomiksit Prof. In(RMV), Prof. as(AL) Alqi Naqellari. Eksperienca e tyre ka qenë një pikë e fortë që teksti, është një produkt i konsumueshëm si nga pedagogët, studentët dhe nga çdo person i interesuar në këto fusha. Të dy këta pedagogë vijnë nga fusha e prodhimit në auditorët e universitetit dhe kanë mbi 20 vjet që kontribuojnë në fushën e arsimit.
  3. Kreu i fundit është me qindra Teste të zgjidhura. Struktura e Tekstit. Kreu I+II fillon me kostot oportune, vazhdon me kërkesën dhe ofertën individuale. Kush është e veçanta? Janë dhënë zgjidhjet për funksionet e kërkesës dhe ofertës të shkallës së parë dhe të dytë, janë ndërtuar kurbat dhe janë përcaktuar sasia dhe çmimi ekuilibër. Janë përcaktuar me llogaritje tepërica dhe mungesa e tregut, tepërica e konsumatorit dhe prodhuesit. Kreu III fillon me ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. Ka aplikime të vendosjes së një takse dhe ndikimin e saj në ndarjen e barrës së taksës, ka ushtrime me aplikimin e një subvencioni, me vendosjen e një çmimi tavan dhe çmimi dysheme, me pasojat e tyre në ekuilibrin e tregut. Këto ushtrime ju vijnë në ndihmë jo vetëm pedagogëve dhe studentëve, por edhe ligjëvënësve shqiptarë që hartojnë dhe miratojnë taksa në Parlament, që duhet të dinë se kush do ta përballojë barrën e taksave. Kreu IV vijon me të njëjtën temë me Kreun e III por e trajton ndarjen e taksave midis konsumatorit dhe prodhuesit nëpërmjet aplikimit të koeficientëve të elasticitetit. Në këtë pjesë bëhet edhe krahasimi midis dy mënyrave të ndarjes së taksës. Kreu V, VI dhe VII. Përmban Sjelljen Konsumatore ose teorinë e konsumatorit, Prodhimin dhe Koston. Këtu kemi ushtrime të thjeshta që lidhen me teorinë ordinaliste më shumë dhe më pak me teorinë kardinaliste. Të gjitha ushtrimet janë të lidhura me kapitullin teorik të sjelljes konsumatore. Këtu tabelat dhe grafikët janë hartuar me kompjuter. Kemi ushtrime me matematikën e aplikuar që i bëjnë më interesant krerët. Kemi kalime në Ekonomiksin Menaxherial, me ushtrime të funksioneve Cobb Douglas, me kurba në formë L dhe të drejta, të zgjidhura thjesht, por që studentët kuptojnë pse ju duhet matematika si metodë. Nëse krahasojmë tekstin e Matematikës që përdoret në disa Universitete nuk flitet me terma ekonomike por thjesht për varjabla të varur dhe varjabla të pa varur, për x dhe për y, dhe ka pak pedagogë të matematikës të njohin fushën e fushën e ekonomiksit. Një pedagog matematike kur shpjegon funksionin e shkallës së parë y = a – bx nuk i thotë studentit që ky është funksion i kurbës së kërkesës sepse shpreh lidhjen midis sasisë dhe çmimit Qd = a – bPd, ku çmimi është varjabël i pa varur ndërsa sasia është varjabël i varur. Ose nëse marrim një funksion të shkallës së dytë pedagogu i matematikës,disa nuk e dallojnë dot nëse është funksion i kurbës së kërkesës, i kurbës së TC, të kostove totale apo i TR, i të ardhurave totale, nuk dinë ta shpjegojë pse derivati i dytë duhet të jetë negativ kur flitet për maksimizimin e fitimit. Në këtë tekst janë shpjeguar në mbështetje të teorisë, hollësisht ushtrimet për tu ardhur në ndihmë studentave, sot më shumë se kurrë, në kushtet e mësimit online, me pamje të kufizuara dhe me mundësi më të pakta. Në Kreun e prodhimit dhe të kosots ka ushtrime me funksionet Cobb Douglas që zgjidhen duke përdorur funksionin dhe shumzuesin e Lagranzhit. E theksojmë se në pak tekste matematike aplikohen këta funksione dhe kjo metodë. Është risi që ne ju paraqesim studentëve ushtrime të tilla të zgjidhura. Në fushën e financave kemi dhënë një sërë ushtrimesh të zgjidhura për llogaritjen e të ardhurave, kostove fitimeve etj. Në Kreun VIII dhe IX kemi dhënë ofertën dhe teorinë e saj, tregun e pastër konkurencial. Pikërisht edhe këtu kemi lidhur ekonominë me matematikën. Kemi ushtrime ku kalohet nga TC, kosto totale në MC, kosto marxhinale nëpërmjet derivimeve por kemi edhe ushtrime ku kalohet nga MC në TC nëpërmjet integraleve. Të gjitha këto nuk janë qëllim në vetvete por ushtrime që tju shërbejnë studentëve nesër kur të dalin në jetë. Në Kreun X-XII janë dhënë tregjet jo konkurencialë, monopolet, oligopolet etj. Edhe këtu janë dhënë ushtrime të thjeshta të zgjidhura, të lidhur me të ardhurat, me fitimet, me maksimizimin e fitimit dhe të prodhimit, me gjetjen e sasisë së punës dhe kapitalit ku maksimizohet fitimi etj. Libri mbyllet me teste të zgjidhura. Gjykojmë se ky tekst më shumë se kurrë në këtë kohë pandemie do t’ju vijë në ndihmë studentëve tanë, por edhe gjithë studentëve të Fakulteteve të Ekonomisë, kudo ku studjojnë.