John Sweeney: “Familja e Tony Blair”, lobimi për regjimin serb dhe mafia

318
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Ish-kryeministri anglez Tony Blair, ish-këshilltari i kryeministrit Rama, mirëpo kjo nuk e pengon që po këshillon regjimin serb, që dikur bombardoi popullsi civile dhe gruaja e tij po përfaqëson shtetin kundër një kanali të pavarur televiziv. Tony Blair po paguhet për të këshilluar regjimin serb të Presidentit Aleksandër Vuçiç, ndërsa Cherie Blair po e përfaqëson atë, në një çështje të madhe ligjore, kundër pronarit të kanalit të fundit televiziv të pavarur në vend – pavarësisht shqetësimit në rritje ndërkombëtar se vendi po rreshket drejt një shteti mafioz. Aleanca e ‘Familjes Blair’ me regjimin serb -e quajtur nga disa ‘Projekti Blair Vitch’ – është edhe më e veçantë duke pasur parasysh historinë. Qeveria e Toni Blair bombardoi Serbinë në 1999, pasi Vuçiç -atëherë Ministri i Informacionit i Sllobodan Millosheviç, -përdori zyrën e tij për të krijuar një propagandë helmuese kundër kundërshtarëve, kryesisht myslimanë të Serbisë në Kosovë. Pas luftës, Vuçiç redaktoi një libër nga krimineli i luftës Vojislav Sheshelj i quajtur ‘Engleski Pederski Isprdak Tony Blair’ që do të thotë ‘Gay Fart Tony Blair’. Tani Presidenti dhe ‘Familja Blair’ po luajnë si familje të lumtura, -një kthesë mahnitëse e ngjarjeve që ndoshta mund të shpjegohen vetëm se Qeveria e Serbisë, po bën pagesa të larta në dollarë. Në vitin 2016, Bler njoftoi se ‘Instituti Tony Blair për Ndryshimin Global’, do të tërhiqej nga fitimi i parave prej këshillimit të qeverive të huaja, për të përqendruar 80% të kohës së tij në ‘punë jofitimprurëse’. Por Bler shtoi: “Unë do të mbaj një numër të vogël konsulencash personale për të ardhurat e mia.” Instituti Toni Bler konfirmoi për ‘Byline Times’ se, ‘puna që ne bëjmë me Kryeministrin [e Serbisë] – është në përputhje me punën e organizatave të tjera ndërkombëtare – ka të bëjë me programin e reformës së vendit dhe digjitalizimin e shërbimeve publike. Ky është fokusi i vetëm i ekipit në vend’. I shoqëruar nga shoku i tij i vjetër, Peter Mandelson, unë kontaktova Institutin ‘Toni Bler’, i cili konfirmoi që ish-kryeministri po punonte për Beogradin.” Instituti ‘Toni Bler’ tha gjithashtu se, ai “punon me qeveritë në të gjithë botën, përfshirë Serbinë, ku stafi ynë mbështet zbatimin strategjik të reformave të modernizimit në të gjithë vendin”.

Mobing (mafia) Media

Një histori e habitshme që flet për lidhjet e ngushta mes krimit dhe Qeverisë në Beograd erdhi në 2019 kur, policia shkatërroi Jovanjica, ferma më e madhe e marihuanës në vend dhe në Evropë, duke kapur 4 tonë drogë. Doli se zëvendës Kryeministri i Vuçiç dhe gjithashtu Ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanoviç, ishte ‘një vizitor i shpeshtë në Jovanjica’ dhe nuk e kishte vënë veten në dispozicion të ‘aksionit me kapjen e madhe të drogës’. Stefanoviç më parë ishte filmuar duke vizituar pjesën e të korrave të fermës, me sa duket i pavetëdijshëm për plantacionin masiv të drogës. Një hetim aktiv po zhvillohet dhe po mbledh prova se, oficerë të lartë të policisë dhe zyrtarë të sigurisë, ishin miq të pronarit të fermës. Vetëm një kanal televiziv kabllor ka guxuar të hetojë lidhjet e errëta midis mafies së Serbisë dhe regjimit të Vuçiçit: “N1”. Gazetarja e kanalit për skandalin e fermës së marihuanës, Jelena Zoriç, mori një kërcënim me vdekje: “Kjo do të vazhdojë derisa të përfundojë hetimit. Nuk mund të shmanget”. Një skandal i dytë është, se si predhat e mortajave të fabrikuara në Serbia nga fabrika e armëve në pronësi të shtetit ‘Krusik’, përfunduan në duart e Shtetit Islamik, në Jemen. Nuk ka asnjë sugjerim se si Tony dhe Cherie Blair po veprojnë për një regjim që me dashje prodhon armë për Shtetin Islamik. Kanali kabllor i lajmeve ‘N1’, partner i CNN, është në qendër të goditjeve të Vuçiç ndaj mediave të pavarura. Reporterët pa Kufij (RWB) e ka përshkruar “N1” si ‘televizioni i vetëm i madh i pavarur në Serbi’ dhe shumë prej reporterëve të saj, janë shënjestruar si ‘tradhtarë’ dhe ‘mercenarë të huaj’, duke marrë qindra kërcënime për dhunë fizike nëpërmjet mediave sociale. Mbrojtësja e interesave për Beogradin, si avokatja e saj kryesore është Cherie Blair, në emër të kompanisë së saj, “Omnia Strategy”. Njësia e menaxhimit me reputacion të Tony Blair, ‘Instituti Tony Blair për Ndryshimin Global’, po punonte në strategjinë e medias për Qeverinë Serbe në 2015. Prodhuesi ekzekutiv i ‘N1’, Igor Boziç, tha: “Kishte dy britanikë që punonin për Bler, kishin zyra brenda qeverisë në Beograd.”

Gazetaria nën sulm

Leçe Lecic është një gazetar i pavarur serb, i njohur për punën e tij. Sipas Lecic: ‘Regjimi i Vuçiç është një motor korrupsioni, i mbrojtur nga një makinë propagandistike e vajosur mirë. Liria po bëhet më e vogël, njerëzit kanë frikë që t’u qëndrojnë atyre përballë. Ne jemi duke u gatuar ngadalë në tigan dhe tani uji po vlon. ‘N1’ është i madh. Ata janë gazetarët që bëjnë pyetje të vështira.’ Tani, ndërsa gazetarët e pavarur në ‘N1’ dhe pronarët e saj janë nën sulm në rritje, kritikët do të argumentojnë se Tony dhe Cherie Blair janë shumë afër ngushëllimit me një qeveri që, nga ana e saj, duhet të ngrihet kundër krimit të organizuar. Marrë nga “Bylinetimes.com”