Pajtim Xhelo: Letër kryeministrit Rama: Himara nuk ka qënë kurrë minoritet grek, ajo ka ekzistuar 6 mijë vite përpara se grekët të vinin në Peloponez. Himariotët këndojnë shqip dhe janë këngëtarë të Polifonisë Kaone

31
Sigal

Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama!

Do ishte në nderin tuaj dhe në krenarinë e Kombit, që ju të mbanit një qëndrim më të prerë dhe më të qartë ndaj pretendimeve absurde të Qeverisë Greke për Himarën dhe çështjen ” Bejleri” Ju duhet t’i bëni të qartë Greqisë dhe BE-së që:

1. Himara nuk ka qenë kurrë minoritet grek, për faktin se Himara ka ekzistuar 6000 vite përpara, kur grekët kanë ardhur në Peloponez 3800 vite më parë.

2. Himariotët këndojnë shqip dhe janë këngëtarë të paarritshëm të Polifonisë Kaone, Polifoni, që e kanë të trashëguar që nga lashtësia gjithë trevat e Kaonisë, që nga Labëria, deri në Konispol. Edhe vallet, edhe të gjitha ritet e dasmave, të vakive, himariotët i kanë shqip, njëlloj si trevat e tjera me rrënjë të fuqishme shqiptare.

3. Kësisoj, ndërhyrjet e Qeverisë Greke në qytetin dhe krahinën e Himarës, është ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti të Pavarur dhe duhet denoncuar si e tillë në organizmat ndërkombëtare. Ju nuk duhet të lejoni që BE ta shohw Greqinë si nënë dhe Shqipërinë si njerkë.

4. Sa i përket të ashtuquajturit ” minoritet grek” në Dropull e Pogon, nëse ju si Kryeministër nuk e keni të qartë, po ju sqaroj unë: -Ata janë vetëm greqishtfolës. Kanë ardhur përgjithësisht nga Arkadia, një krahinë e vështirë për jetesë, e banuar nga Arbanitët e hershëm, banorët e parë të asaj krahine, gjuha e të cilëve ka qenë pellazgishtja (shqipja shumë e vjetër). Në fqinjësi me ardhacakët grekë të shekullit VI para erës së re, gjuha e tyre u përzie. Megjithatë, edhe nëse do t’i konsiderojmë ” minoritet” këta banorë, aty do të ishin ” minoritet arbanit ” në trojet e gjakut të tyre arbërorë.

5. Po e quajmë minoritet Dropullin dhe Pogonin. Duhet të qartësoni dy qëndrime krejt të kundërta të sjelljes së Greqisë me Çamërinë dhe Shqipërisë me minoritetin grek. Ndërsa Greqia i përzuri çamët nga trojet e tyre stërgjyshore, u shkuli rrënjët e tyre të lashta, duke iu vjedhur pronat, pasuri e katandi, Shqipëria i pranoi ardhacakët e Arkadisë, u dha pasuri, toka e shtëpi. Ndërsa Greqia i përzuri, i vrau dhe i dhunoi çamët, Shqipëria u dha dorën dhe u hapi zemrën ardhacakëve të Arkadisë, jo vetëm kaq, po i ngjiti edhe deri në shkallët më të larta të politikës, pushtetit dhe administratës qëndrore e lokale.

6. Ç’të drejtë morale ka Greqia të kërkojë zbatimin e detyrave të Shtetit e Qeverisë Shqiptare ndaj “pakicave greke”, kur vetë Greqia nuk njeh shumicën shqiptare në Greqi, e cila përbën gati 55% të popullsisë së Greqisë???


7. Po Qeveria dhe Shteti Shqiptar, përse nuk kërkojnë njohjen dhe respektimin e të drejtave, që u përkasin nga ligjet ndërkombëtare çamëve ortodoksë, arbanitasve dhe vllehëve me origjinë shqiptare, pa llogaritur emigrantët e këtyre 39 viteve të fundit???

8. Me ç’të drejtë Greqia kërkon respektimin e të drejtave të atyre pak grekëve të vërtetë, që jetojnë në Shqipëri, kur vetë mban akoma në mënyrën më të pakuptimtë dhe jonjerëzore ” Ligjin e Luftës ” me Shqipërinë, për më tepër kur të dy vendet janë anëtarë të NATO -S dhe  po bëhen anëtarë të BE -së??? Ju Z. Kryeministër përse nuk keni kurajo të thoni të vërtetën e Madhe të Padrejtësisë çnjerëzore historike që vendet kryesore të BE i kanë bërë Shqipërisë??? Ka ardhur koha që e vërteta u duhet përplasur në sy të gjithëve, të mëdhenj e të vegjël. BE nuk po na bën ndonjë nder të madh, duke na hapur derën e ” shtëpisë sonë, shtëpisë që kemi ndërtuar ne, shqiptarët, paraardhësit tanë.

Pajtim Xhelo
Çamëri, vdekje pa varre

Prag më prag endet një qyqe, nuk ulet të vajtojë,
breg më breg po bredh veriu, nëpër mure ulërin!
Lart, nga qiell’ i zbardhylët, gjak dhe helm nis të pikojë,
turren retë si të marra, pabesia oshëtin.

Nëpër rrugë sillet vdekja, rrëmben drapër e kosor,
djelmë, vasha, burra trima, gra, fëmijë, plaka, pleq.
Shtëpi pa gardhe, të vdekur pa varre në çdo oborr,
ulërin dhëmbja nëpër dritare, Zotit i ardhtë keq!

Ja një korb që po vjen rrotull, er’ e gjakut e ka ndjellë,
vjen e ulet dhe një skifter, pak më tej, mbi një muranë.
Një qenush me zë të ngjirur (Mos hakmarrja e ka sjellë?),
i leh korbit dhe e ndjek, tek i zoti nis e qanë.

Mbi çatitë ngrihen flakët, shpirti çam po hesht në zjarre,
një flamur veç kish shpëtuar, varur te një qiparis.
Për çudi dhe një shqiponjë, u soll rrotull nëpër varre,
mblodhi krahët, pak qëndroi, tej Pargës u arratis.

Ra mbrëmja mbi brigje, mbi Jon, mbi martiren Çamëri!
Dimër ish, po ajrin mbi det e ngrohën mijëra zjarre,
në terr nata e gjatë, pa fund, vajtoi, mbajti zi,
zëra njerëzorë nuk kish…Vdekje e heshtur, pa varre.

Pikojnë gjethet e ullirit dhëmbje tretur në vesë.
U lodh durimi në një pritje të gjatë, deri sot,
n’ udhëkryq na ka çuar rrugëtimi, pa asnjë shpresë,
martires Çamëri nuk i doli asnjeri për zot.

Enden erërat e hakmarrjes, mbi vejushën Çamëri,
nuk ka trim a princ të kaltër, t’i vendosi një kurorë,
të vesh fustanin e bardhë, ta harrojë atë zi,
moj manxuran e borzilok, trëndafile në dëborë.