Nga 1 janari çekani i taksave do të bjerë mbi të vetëpunësuarit dhe profesionet e lira

48
Sigal

“Kartolina” e qeverisë / Zbardhet lista me profesionet e lira nga shërbimet IT, avokatë, kontabilistë, mjekë, shkollat, kopshtet dhe çerdhet private, agjencitë e udhëtimit, prodhuesit e filmave, videove, shtëpitë me qira etj nga 1 janari do të paguajnë taksim deri në 23%. Personat fizikë, tregtar apo të vetëpunësuarit nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%. Ja lista e plotë

Zbardhet lista me profesionet e lira nga shërbimet IT, avokatë, kontabilistë, mjekë, arsimtarë, agjencitë e udhëtimit dhe punësimit nga 1 janari do të paguajnë taksim deri në 23%.

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%, pas shpenzimeve të zbritshme.

Duke filluar nga 1 janari çekani i taksave do të bjerë mbi pjesën dërrmuese të bizneseve të vogla, praktikisht tek të gjitha ato që operojnë në fushën në shërbimeve. Dhe do të jetë i rëndë. Për bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit, taksa do të jetë 15 për qind. Për ato me xhiro mbi 14 milionë lekë, shkalla e taksimit të të ardhurave do të jetë 23 për qind.

Dy ditë më parë, qeveria miratoi një vendim ku përcaktoi listën analitike të të ashtuquajturave profesione të lirë.“Në zbatim të nenit 69, të ligjit nr.29/2023, të ndryshuar, përcaktohet lista analitike e veprimtarive ekonomike të tatimpaguesve, persona fizikë të vetëpunësuar dhe entitete, që ofrojnë shërbime profesionale, me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë në vit, të cilët do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale nga biznesi apo tatim mbi të ardhurat e korporatës, duke filluar nga viti fiskal 2024,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Mjekë, mësuesë, gazetarë, aktorë, sportistë, konsulentë, agjenci publiciteti…, etj etj. Të gjithë këta nga data 1 janar do të provojnë darën e taksave të qeverisë. Kjo ishte dhurata e qeverisë për Vitit të Ri.

Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.

Sipas ndarjes në aktivitete në taksimin e ri do të përfshihen si:

  1. Filma, video dhe prodhimi i programeve televizivë,
  2. Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të prodhimit të muzikës;
  3. Shërbime të teknologjisë së informacionit;
  4. Aktivitete të shërbimit të informacionit;
  5. Aktivitete të shërbimeve financiare, përveç sigurimeve dhe financimit të pensioneve;
  6. Sigurimi, risigurimi dhe financimi i fondeve të pensioneve, përjashtuar sigurimin shoqëror të detyrueshëm;
  7. Aktivitete ndihmëse të ndërmjetësimit financiar përveç sigurimit dhe financimit të pensioneve;
  8. Aktivitete të pasurive të paluajtshme;
  9. Aktivitete juridike dhe të kontabilitetit;
  10. Aktivitete arkitekture dhe inxhinierike;
  11. Aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike;
  12. Publiciteti dhe kërkimet e tregut;
  13. Aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike;
  14. Aktivitete veterinare;
  15. Aktivitete të marrjes e dhënies me qira;
  16. Aktivitete të punësimit;
  17. Agjenci udhëtimi, operator turistik dhe të tjera aktivitete të shërbimit të rezervimit;
  18. Administrim zyrash mbështetje administrative dhe të tjera aktivitete mbështetëse;
  19. Administrimi publik dhe mbrojtja;
  20. Sigurimi social i detyrueshëm;
  21. Arsimi; Aktivitete të shëndetit;
  22. Aktivitete të qendrave të kujdesit mjekësor e social;
  23. Aktivitete të kujdesit social pa akomodim;
  24. Aktivitete krijuese;
  25. Arte dhe aktivitete çlodhëse;
  26. Aktivitete sportive argëtuese dhe çlodhëse;
  27. Aktivitete të tjera shërbimi.

Sa do të paguajnë më shumë nga 1 janari profesionet e lira? 

Kontabilistët pohojnë se personat fizikë apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira do të ngarkohen me barrë taimore më shumë se shoqëritë tregëtare. Sipas përllogaritjeve të kontabilistit Mikel Alla për një person fizik apo të vetëpunësuar që deklaron fitimin e tatueshëm vjetor 20.000.000 lekë do të paguajë 3.480.000 lekë në vit. Krahasuar me shoqëritë tregtare, personi fizik apo i vetëpunësuari për tatimin e deklaruar sipas shembullit në vlerën e 20.000.000 lekëve do të paguajë 2,120,000 lekë më shumë në vit sesa shoqëritë tregtare.

Shembull sipas kontabilistit

Sa do të paguajë personi fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit deri në 14,000,000 lekë me tatimin 15%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi zbret nga e ardhura bruto çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm vjetor në masën 12.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë 12.000.000 x 15% = 1.800.000 lekë.

Sa do të paguajnë person fizik tregtar apo i vetëpunësuar e profesioneve të lira për fashën e fitimit mbi 14,000,000 lekë me tatimin 23%

Nëse një person fizik tregtar apo i vetëpunësuar, pasi nga e ardhura bruto ka zbritur çdo shpenzim të zbritshëm dhe çdo zbritje të lejuar, sipas nenit 22 të ligjit, deklaron fitimin e tatueshëm 20.000.000 lekë, tatimi që do të paguajë do të jetë: 14.000.000 x 15% + 6.000.000 x 23 % = 2.100.000 + 1.380.000 = 3.480.000 lekë. Pra, tatimi që do të paguajë tatimpaguesi, për një fitim të tatueshëm prej 20,000,000 lekësh do të jetë 3.480.000 lekë.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) 169 profesione të lira që do tatohen nga 1 janari 2024  6585a3b7f1f37vendim-2023-12-20-753