Nga Riza Bregasi: Plaku i famshëm i këngës

276
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90
Sigal

Demir Zyko u bë i famshëm si këngëtar popullor pas Festivalit Folklorik të Lezhës,në janar të 1968-ës, me këngën “Mbeçë, more shokë, mbeçë”. Lartësimi i interpretimit virtuoz të kësaj kënge nga Enver Hoxha, udhëheqësi absolut i partisë e shtetit të asaj kohe, ja rriti vlerat. Një artist i përmasave të tij të bënte për vete me zërin kumbues, seriozitetin dhe thjeshtësinë.

 

Nga Riza Bregasi

Në mbrëmjen e dy korrikut të 78-ës bje telefoni fix i shtëpisë në Çorovodë dhe çuni që nxiton të ngrejë i pari receptorin me thotë që të kërkojnë nga Tirana. Atë kohë isha redaktor në gazetën lokale “Jehona e Skraparit” dhe bëja edhe telekronistin vullnetar të RTVSH, siç cilësohej në atë kohë. Nga ana tjetër e receptorit, shefi i redaksisë së informacionit, më bëri të ditur se nesër këngëtari juaj popullor, Demir Zyko, dekorohet me titullin e lartë “Artist i Popullit” dhe vjen t’ia japë Presidenti i Kuvendit Popullor, Haxhi Lleshi. Ceremonia e dekorimit, vazhdoi ai do të ndiqet nga ty dhe këtu e trashi pak zërin , si për të shtuar përgjegjësinë, se nuk do të ketë grup xhirimi që këtej. Pasi të mbyllësh kronikën do ua japësh grupit të shoqërimit të Presidentit për ta sjellë këtu, se do të transmetohet brënda ditës.

Pas bisedës filluan emocionet. Unë punoja me një aparat bolex, me film,që ndonjëherë të linte në baltë: pasi kishe mbaruar xhirimin, hapje kapakun e aparatit për të marrë boboçkën ku ishte mbledhur filmi dhe për një defekt të vogël të saj filmi kërcente si shatërvan . Në kontakt me dritën e gjithë ajo punë e ai mundim ishte djegur. Përgjegjësia, në raste me personalitete të kohës të ngelej në kurriz. Dhe kjo merrte ngjyra të tjera, deri edhe me pasoja.
Të nesërmen u mblodhëm me korrespondentin e “Zërit të popullit”, Mitro Çela dhe atë të ATSH-së, Ilir Manka dhe duke pirë një kafe te verori i famshëm “Sorkadhja” të Çorovodës, diskutuam edhe për përgjegjësinë e secilit, ku në qendër të humorit ishte puna ime.
Ceremonia filloi e mbaroi mbarë për punën time dhe unë kronikën me filmin e tekstin ua dhashë miqve nga Tirana për ta çuar në redaksinë e informacionit, në RTVSH.

Demir Zyko u bë i famshëm si këngëtar popullor pas Festivalit Folklorik të Lezhës, në janar të 1968-ës, me këngën “Mbeçë, more shokë, mbeçë”. Lartësimi i interpretimit virtuoz të kësaj kënge nga Enver Hoxha, udhëheqësi absolut i partisë e shtetit të asaj kohe, ja rriti vlerat. Një artist i përmasave të tij të bënte për vete me zërin kumbues, seriozitetin dhe thjeshtësinë.

Që nga Bregu i Ndërvalmit pamja e malit të Tomorrit është e plotë dhe mahnitëse. Siç duket, që aty poeti Xhevahir Spahiu ka marrë frymëzimin e fëmijërisë, për të shkruar vargjet brilante:

Tomorri i fëmijërisë time,
një luan i shtrirë…
Asnjëherë s’e kuptova
dëborë apo re kish mbi shpinë.

O Tomorr, o mal i lartë, do t’i drejtohej xha Demiri, dekorit të përjetshëm të halleve të popullit.

Kam marrë guximin të bëj një telereportazh kushtuar plakut të këngës Demir Zyko, Artist i Popullit. Ndërmarrja është me të vërtetë jo e lehtë.

-Ai lindi artist dhe gjatë jetës së tij si këngëtar i këngës popullore shqiptare u kthye në legjendë, do të shkruante kompozitori i madh Tish Daija.

Kam siguruar ndihmën e shtëpisë së kulturës të Gjerbësit, me mikun tim përgjegjës të shtëpisë së kultures, këngëtarin e talentuar popullor, Agim Carkanji. Po kështu edhe të organeve drejtuese të kooperativës.

Skenari është përgatitur me kohë dhe është pare e stërparë disa herë. Pritet sinkronizimi me figurën, ç’ka është puna më e rëndësishme, por edhe më e vështirë. Me pamjet e Tomorrit nga Bregu i Ndërvalmit fillojnë edhe xhirimet tona të para.
Zbresim tatëpjetën e rrugës së Gjerbësit, ku na pret grupi folklorik, me kostumet e bukura popullore, me në krye xha Demirin e shokë të këngës si Neshat Hebibasi, Medi Kushe, Shahin Cinari, etj.

Do të shkoja para maviolave të RTVSH-së me një punë plot pasion, që priste miratimin e specialistëve të redaksisë së informacionit. Puna me montazhieren e talentuar Flora Gjika dhe zërin e spikerit Dhimitër Gjoka e miksimin e bukur, do t’ia rriste vlerat emisionit. Më kujtohet që telereportazhi u vlerësua mjaft nga drejtuesit e redaksisë dhe më tej, por edhe nga njerëzit e artit.


Këndet e xhirimit të menduara qysh më parë shfrytëzohen njëri pas tjetrit. Megjithatë një ide më ngacmonte herë pas here. Si mund të flitet për xha Demirin e këngës popullore, që i ka kënduar aq shumë Tomorrit të madhërishëm, malit të shenjtë dhe ai të mos shkelet nga këmba e tij?! A nuk do ish më mirë që grupi folklorik të ngjitej aty, në Tomorr. Por edhe këtu ka një problem, transportimi i grupit, ku një pjesë janë në moshë të thyer. Shqetësimin tim e zgjidhi kryetari i koperativës, Ilafet Mahmutaj, që u tregua i gatshëm të na ndihmonte me mjetet e kooperativës.

Ishte pasdite, gati në muzg, kur mbërritëm në Kulmak. Shpejtojmë të marrim më të mundshmen e planeve të nevojshme, në harmoni me natyrën piktoreske. Arritëm në xhirimet që do të përdoreshin  për mbylljen e emisionit: xha Demiri, në mes të grupit, pranë një zjarri, duke kënduar. Kjo e pasuroi figurën e telereportazhit.

Do të shkoja para maviolave të RTVSH-së me një punë plot pasion, që priste miratimin e specialistëve të redaksisë së informacionit. Puna me montazhieren e talentuar Flora Gjika dhe zërin e spikerit Dhimitër Gjoka e miksimin e bukur, do t’ia rriste vlerat emisionit. Më kujtohet që telereportazhi u vlerësua mjaft nga drejtuesit e redaksisë dhe më tej, por edhe nga njerëzit e artit. Do të veçoja këtu mikun tim Xhevahir Spahiu, mendimin e të cilit e vlerësoja shumë. Të nesërmen e transmetimit të telereportazhit do të merrja falënderimet e drejtpërdrejta e me telefon, sidomos të skraparasve të përzgjedhur me punë e banim në Tiranë, që i kisha përherë krahë. Por kujtesa popullore artdashëse do të ish medalja më e pavdekshme e vlerësimit të talentit të Artistit të Popullit, Demir Zyko.