Kujtimet e Rustem Peçit: Do mbrojmë Epopenë e Lavdishme të LANÇ dhe gjakun e shokëve të rënë

26
Sigal

Më 27 tetor 2017, u zhvillua Kon ferenca e 11-të Kombëtare e Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit Shqiptar. Fjalën e hapjes së Konferencës e ka mbajtur Kryetari i Komitetit Kombëtar Rustem Peçi. Më pas ka vijuar Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Kombëtar Odhise Porodini ku midis të tjerash tha që primare është të ngremë në një nivel më të lartë mgjithë veprimtarinë e Organizatës së Veteranëve të LANÇ. Në emër të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar, Ju uroj mirëseardhjen në Konferenca e 11-të Kombëtare e Organizatës së Veteranëve te Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar. Mirë se ardhët të nderuar veteranë në këtë kuvend! Pavarësisht nga mosha, ju jeni madhështorë, se mbi supet tuaj, kaloi dhe erdhi liria dhe pavarësia e vërtetë. Veteranët e Shqipërisë janë lavdia e kohës, krenaria e kombit. Shpreh bindjen e patundur se Ju së bashku me pasardhësit do të sillni në Konferencë betimin: Deri në frymën e fundit do të mbrojmë Epopenë e Lavdishme të LANÇ, gjakun e shokëve të rënë dhe do ta bëjmë të pavdekshme organizatën tonë dinjitoze. Në Konferencë marrin pjesë delegatë nga të gjitha Organizatat e Veteranëve të LANÇ në rrethe, veteranë e pasardhës, na nderojnë me praninë e tyre të ftuar nga dikasteret qendrore e vendore, shokët drejtues  të Organizatës Kombëtare për Dëshmorët me LANÇ e Dëshmorët e tjerë të Atdheut, Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të LANÇ, Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Lirim, Shoqatave Patriotike e Kulturore “Myslim Peza”, “Labëria”, “Mallakastra” e shoqatave të tjera Atdhetare -Kulturore.

I  falënderojmë përzemërsisht dhe theksojmë se solidariteti jonë ka qenë dhe mbetet baza e sukseseve tona. Organizata jonë vjen në këtë Konferencë, me detyra të realizuara, kompakte me solidaritet e unitet mendimi e veprimi, me forca të përtëritura e gjak të ri, me përvojë pune ne organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të shumta dhe e ndërgjegjshme se ne vitet ne vazhdim, na presin detyra akoma më të mëdha e të rëndësishme. Kryerja me sukses e detyrave të Konferencës së 10-të Kombëtare ka në themel punën me përkushtim të Komitetit Kombëtar dhe të Kryesisë së tij, punën e Komiteteve të veteranëve në rrethe, e të Kryesive të tyre, punën e mirë që bëjnë Organizatat dhe anëtarësia e organizatës sonë, për mbrojtjen, propagandimin dhe transmetimin në breza të LANÇ dhe historisë së saj mtë lavdishme. Janë përkujtuar me msolemnitet datat dhe ngjarjet epokale të historisë së LANÇ, dhe ato Kombëtare se LANÇ, është ajo epope, që i dha nder e dinjitet vendit tonë, që e radhiti në krahun e duhur, në Koalicionin e madh Antifashist Botëror. Ishte kjo luftë fitimtare dhe legjendare, e cila nën udhëheqjen e Parisë Komuniste dhe të Komandantit të Përgjithshëm Enver Hoxha, krijoi Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar dhe ngriti gjithë popullin shqiptar në luftë, pa dallim feje, krahine e ideje, kundër bishës nazifashiste për çlirimin e vendit. Fashistët italianë që pushtuan vendin tonë më 7 prill 1939, bënë masakra çnjerëzore, burgosën, internuan, vranë, dogjën e masakruan popullsinë për afro 5 vjet, dogjën e shkretuan fshatrat e Pezës, pse aty u krijua Fronti Antifashist, përvëluan e sheshuan një fshat me 350 shtëpi pse aty u krijua Brigada I Sulmuese. Mine Peza u vra para portës së burgut, pse kërkoi të mos internoheshin bijtë e saj, e shumë masakra në qytete e fshatra, kundër patriotëve, luftëtarëve e popullit të pafajshëm. Pas fashistëve erdhën pushtues më të egër, më barbarë nazistët gjermanë, të cilët treguan fytyrën e tyre që ditën e parë që shkelën tokën shqiptare me masakrën e Borovës dhe vazhduan me shumë masakra të tjera çnjerëzore. Brenda një nate vranë në Tiranë 84 veta, internuan në kampet e shfarosjes qindra të tjerë e mijëra nga e gjithë Shqipëria. Varën 4 vajza shqiptare, dogjën të gjallë Liri Geron të plagosur e shumë e shumë masakra çnjerëzore. Me të tillë pushtues u bashkuan kolaboracionistët në vendin tonë dhe së bashku kryen shumë krime. Pinjollët e tyre sot duhet të ulin kokën për tradhtinë e baballarëve të tyre dhe të mos kërkojnë nderim për ta dhe dënim për luftëtarët e lirisë.

Është e patolerueshme që me korin e pinjollëve të nazifashistëve dhe kolaboracionistëve bashkohen dhe disa pseudo historianë apo politikanë që ngrihen në sulm si bisha për të hedhur baltë mbi LANÇ, e për t’i fryrë sloganit të luftës civile. Kjo nuk ndodh në asnjë vend tjetër. Këtë të vërtetë të padiskutueshme e kemi përsëritur dhe do ta përsërisim vazhdimisht derisa të rrënjoset në mendjen e çdo shqiptari, që LANÇ ka qenë dhe mbetet nderi dhe krenaria e kombit, epopeja më e lavdishme e luftërave për liri e pavarësi. Këtë të drejtë ka mbrojtur e mbron dhe transmeton Organizata e Veteranëve e LANÇ. kjo është detyra themelore për të cilën jemi e do të jemi krenarë, se mbrojmë të vërtetën, gjakun e derdhur për liri, historinë e lavdishme të popullit tonë heroik. Këtë detyrë do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Ne jemi krenarë për LANÇ që solli lirinë dhe pavarësinë, për punën që bëmë për popullin dhe atdheun. Brezi jonë e ndërtoi, e mbrojti, bëri shtet pa vjedhje e korrupsion dhe në ndërrimin e sistemit e dorëzuam pa gjak, në përshtatje me kërkesat e kohës. Ne jemi krenarë për pasardhësit tanë të denjë, të aftë e të zot dhe kemi besim se do ta çojnë stafetën e LANÇ më tej. Bashkëpunimi me organet e pushtetit vendor ka përmirësime të dukshme. Punë me cilësi është bërë e po bëhet me zgjerimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Organizatat homologe në Evropë, në Ballkan dhe me vendet kufitare. Me këtë qëndrim e arritje vjen Organizata jonë në këtë kuvend. Në këtë Konferencë nuk ndodhen: anëtarë të Komitetit Kombëtar, Arif Bizhga, Esat Molla, Mehdi Pogaçe, Hysen Kambo, Gani Keçi, Imer Mustafa, Nexhmi Menzelxhiu, Thoma Budri, Vehbi Fishta, Sadik Muhamuçi, Xhemil Frashëri, Kadri Dingu, Xhemal Kacani, Xhaferr Peçi, Shefqet Duka, Veli Beqiri, Islam Nuellari, Resul Bedo, Thoma Meço, Ismail Bara, Rrahman Petova, veterani e shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, Akademikët veteranë: Kristo Frashëri, Alfred Uçi, Arben Puto e Ylli Popa, të cilët gjatë gjithë jetës së tyre luftuan e punuan me ndershmëri për popullin dhe mbetën shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Dhënë për “Telegraf” më Nëntor 2017