Përgjimet për kryebashkiakun Tushe, nxjerrin zbuluar në SPAK emrin e përfshirë në afera

236
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Erion Braçe, ‘engjëlli mbrojtës’ i të korruptuarve në Lushnje?

Zbardhja e dosjes së Lushnjes ku përveç ish-kryebashkiakut Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë, përfshihen edhe zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët përflitet se mund të jenë ose pjesë e qeverisë, ose pjesë e parlamentit.

Gjatë përgjime të publikuara në media, në të paktën dy situata, del një personazh me inicialin “B”, i cili duket se është një mik i fuqishëm i biznesmenëve dhe kryebashkiakut, Fatos Tushe, i cili ndërhyn në instancat e larta. Më konkretisht, në një rast mes Tushes dhe biznesmen Lamit, flitet për “B-në”, për të cilin pyet kryebashkiaku nëse e ka takuar, kurse biznesmeni i thotë “po” dhe se e ka përcjellë për në parlament. Për të njëjtin person, Lami thotë se “B”, emri i të cilit mbahet i fshehtë nga SPAK, u ka thënë që mbledhjen ta bëjnë vetë, dhe se do të flasë ai, edhe me Fatosin. Në faqen 6 dhe 7 të dosjes, që “Lapsi.al” i publikon të pjeshshme, del se në përgjimet e telefonatave të SPAK, përmendet një person, emrin e të cilit prokurorët nuk e kanë zbardhur të plotë, por vetëm me “B…”

Dyshime të forta bien mbi deputetin Erjon Braçe, i cili mund të jetë kontaktuar nga biznesmenët për t’i ndihmuar në kontaktet me Komisionin e Prokurimit Publik. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që në dosje të jenë shënuar me iniciale edhe deputetë të tjerë socialistë të Lushnjës.

Pjesë nga dosja e SPAK ku del “i madhi” B:

Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se, Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.”Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”.