Kujtim Cakrani: Qeveria mbyll arbitrarisht procesin e pronës

475

Avokat Kujtim CAKRANI

Pas fitoreve të forcave demokratike në vitin 1992 dhe krijimit të parlamentit të parë pluralist, në muajin prill të vitit 1993 parlamenti Shqipërisë miratoi ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, ku i jepte mundësi gjithë atyre pronarëve që regjimi komunist ua kishte sekuestruar atë pa të drejtë, duke krijuar në çdo bashki të vendit zyra të ashtuquajtura “Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”. Këtu nisën edhe abuzimet e para me pronën. Zyrat e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave kanë abuzuar pafundësisht duke dhënë vendime dhe bërë pronarë ata që nuk kanë qenë asnjëherë të tillë! Ndërkohë që pronarët legjitimë, ata të vërtetët që kishin çdo dokument ligjor dhe hartografik nga ku vërtetonin pronësinë, këto komisione i sorollatnin pa asnjë arsye ligjore, duke iu kërkuar dokumente që, pothuaj në të gjithë rastet, s’kishin asnjë lidhje me kërkesat e ligjit. Në vitin 2004, me trysninë e faktorit ndërkombëtar, qeveria socialiste e Fotos Nanos, ndërmori një nismë për të rishikuar ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave. Ky ligj ishte shumë herë më favorizues për pronarët, pasi ndryshoi shumë kritere për sa i përket pjesës së dokumentacionit ligjor, masës së kthimit fizik, si të tilla që në fakt toka truall i kthehej pronarit pa kufizim. Ky ligj me dispozitat e tij, nëse ato do të zbatoheshin me korrektësi nga zyrtarët e Zyrave të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Qarqe, i jepte fund abuzimit të pronave me dokumente të falsifikuara apo me vendime të faktit juridik të gjykatave shqiptare, pasi ky ligj nuk i njihte apo kthente asnjë shtetasi sipërfaqe toke, nëse ai nuk provonte se prona e pretenduar nuk i ishte sekuestruar atij apo familjarëve të tij në vitin 1945. Edhe pse kërkesat e ligjit ishin qartësisht të përcaktuara përsëri u abuzua nga zyrtarë të korruptuar të ZRKKP.

Premtimi elektoral i Ramës, në 2013-n

Edi Rama, në platformën e tij për “RILINDJEN” e Shqipërisë në 2013 u premtoi shqiptarëve dhe pronarëve legjitimë shqiptarë se do të zgjidhte përfundimisht problemin e pronës së pronarëve. Madje kryeministri premtoi se do të ngrinte edhe një grup që do ta quante “Task Forcë” të cilët do të verifikonin të gjithë ata persona që kishin përfituar sipërfaqe tokash në mënyrë abuzive, pra me dokumente të falsifikuara apo me anë të mashtrimit! Në vitin 2015 , ligji u votua duke u etiketuar si ligji 133/2015 “Për Trajtimin e Pronave”. Por u evidentua menjëherë se ky ishte një ligj larg asaj çka kryeministri Edi Rama iu kishte premtuar shqiptarëve, pasi binte ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën e vendit, por edhe me Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut!

monitor 870.indd

Ligji 133/2015 “Për Trajtimin e Pronave”, abuziv

Ligji 133/2005 “Për Trajtimin e Pronave” në asnjë nga pikat e tij nuk merrte përsipër kthimin fizik të pronës, por vetëm kompensim financiar, dhe ky i fundit vetëm me vlerën e gjendjes kadastrale të vitit 1945. Pra jo me vlerën aktuale të tregut, kështu ishte një ligj tërësisht në shkelje flagrante të të drejtës së gëzimit dhe përdorimit lirisht të pronës.

monitor 870.indd

Gjykata Kushtetuese e rrëzon

 Në këto kushte për të kundërshtuar ligjin nr.133/2015 grupet e interesit dhe partitë parlamentare Iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, E CILA vendosi: që të rrëzojë qeverinë në pjesën e kthimit fizik, atje ku prona është e lirë ti kthehet pronarit të ligjshëm dhe kompensim financiar me vlerën e tregut….Përsëri qeveria e Edi Ramës në mënyrë arrogante nuk mori parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe aktualisht ligji nr.133/2015 është ankimuar në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut, Strasburg. Kryeministri Edi Rama ashtu si në çdo aspekt tjetër të dështimeve të qeverisjes së tij, dështoi edhe me ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave! Mbyllja e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nga ku ditët e fundit ka intensifikuar dhënien e vendimeve të tyre që janë (copy paste) duke ngatërruar edhe emrat e subjektit kërkues, vërteton më së miri dështimin e qeverisë së korruptuar të një kryeministri që këto 6 vite ka punuar vetëm për Mafien e tokave, duke ju legjitimuar atyre tokat e vjedhura të pronarëve të ligjshëm me dokumente të falsifikuara. Kjo duke arritur deri aty, sa të bëj pjesë të kësaj organizate mafioze edhe Arkivin Qendror të Shtetit, Akademikë, por edhe institucione të tjera shtetërorë, duke arkivuar aty dokumente të Mafies me qëllim legjitimimin e pallateve dhe kullave që po ndërtojnë në qytetet e Shqipërisë. Beteja Zoti Rama tani ka filluar. Pronarët legjitimë do ti drejtohen gjykatës, edhe pse ju qëllimisht keni lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese, por botën e lirë dhe demokratike nuk e diktoni dot! Gjykata Evropiane të Drejtave të Njeriut është aty dhe kostot financiare të vendimeve të saj kundër shtetit shqiptar do t’i paguajnë shqiptarët në breza!