Inxh. Isuf Tushe: Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, nëse janë të pavarura nga kupola politike dhe qeverisjet, të veprojnë ndaj koncesioneve të naftës

382
Sigal

Një Gjykatë e Lartë ndalon kompaninë SHELL të kërkojë naftë dhe gaz në Bregun e Egër të Afrikës së Jugut.

I njëjti precedent penal me atë, ka vite, që ka filluar  aksionin grabitqar të kupolës politike shqiptare dhe qeverive.

Gjykata e Lartë apo Gjykata Kushtetuese, vetëm nëse ato janë të pavarura nga kupola politike dhe qeverisjet të veprojnë ndaj koncesioneve të naftës

Privatizimi duke i dhënë me konҫesion vendburimet ekzistuese me hidrokarbure dhe minerare, si dhe uzinat e përpunimit tyre është krim

Me vendime qeverie të formës së prerë, u shkatërruan Institutet e Naftës dhe ai i Minierave, Nd/jet Sizmike dhe Gjeofizike, Byrot Shkencore të Projektimit

 

Inxh. Isuf Tushe

Është një ҫështje gjyqësore, e cila ka të bëjë me një denoncim në Gjykatën e Lartë nga Shoqata e Mbrojtjes së Botës të Egër, Klimës dhe Ambientit, nga një Komunitet i Vogël Bregdetar, nga një Kompani e Vogël Peshkimi, dhe nga gjithë Juristët e Klimës, Qëndra e Burimeve të Ligjshme dhe nga një Grup Avokatësh. “Natural Justice dhe Greenpeace Africa” aplikuan për t’u bashkuar në çështjen gjyqësore dhe u përfaqësuan nga një firmë ligjore mjedisore, “Cullinans and Associates”.

Ata kërkuan:

-Të rishikohet vendimi i Departamentit të Burimeve Minerale dhe Energjisë, që i ka dhënë të drejtën për kërkim Kompanisë Shell dhe për të kryer studime sizmike në këtë zonë për naftë dhe gaz.

ATA ARGUMENTUAN SE KJO E DREJTË NUK DUHEJ DHËNË PËR KËTO ARSYE:

-E drejta e kërkimit ishte dhënë në mënyrë të paligjëshme, sepse nuk ishte konsultuar me komunitetet e prekura dhe se konsultimet e kompanisë me drejtuesit tradicionalë ishin të pamjaftueshme.

-Vendimmarrësit nuk kishin marrë parasysh dëmin e mundshëm për jetesën e peshkatarëve, ndikimin në të drejtat e tyre kulturore dhe shpirtërore dhe kontributin e shfrytëzimit të naftës dhe gazit në ndryshimet klimaterike.

-Vendimmarrësit nuk kishin marrë parasysh Aktin mbi Menaxhimin e Integruar të Bregdetit dhe kërkesën e tij lidhur me interesat e gjithë komunitetit – duke përfshirë peshkatarët dhe jetën e oqeanit.

KËTË ÇËSHTJE GJYKATA E LARTË E SHQYRTOI DHE RRËZOI PROJEKTIN ME ARGUMENTAT:

-Lidhur me pjesëmarrjen e publikut në konsultime, gjykata konstatoi se ishte e gabuar që ato të kryheshin vetëm me mbretër, monarkë dhe udhëheqësit tradicionalë dhe se një qasje e tillë “nuk gjen hapësirë në një demokraci kushtetuese” dhe më tej, se “një shef nuk përfaqëson një komunitet”. “Nuk ka asnjë ligj dhe asnjë nuk merr përsipër, të autorizojë autoritetet tradicionale të përfaqësojë komunitetet e tyre në konsultime.”

-Gjykatësi Mbenenge shkoj më tej se:“ konsultimet e plota nuk konsistojnë në hartimin e një liste, por në përfshirjen në një proces të vërtetë, të mirëfilltë, thelbësor dhe të dyanshëm, që synon arritjen, për aq sa është e mundur, konsensusin.”

-Për dëmtimin e mjedisit, gjykata konstatoi se për shkak të mosqënies në një mëndje midis provave të ekspertëve për dëmet e studimit sizmik në jetën detare, vendimmarrësi duhej të kishte treguar një kujdes të veҫantë. Kjo vlen veçanërisht kur ka pasiguri dhe kërkon kujdes për të shmangur rrezikun.

-Gjyqtari pranoi rolin kyç të oqeanit për jetesën dhe jetën shpirtërore dhe kulturore të komuniteteve bregdetare. “Komunitetet aplikante pretendojnë se ata kanë detyra dhe detyrime në lidhje me detin dhe burimet e tjera të përbashkëta si toka dhe pyjet. Është detyrë e tyre të mbrojnë burimet natyrore, duke përfshirë oqeanin, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Oqeani është vendi i shënjtë për jetën e paraardhësve të tyre dhe kështu e kanë për detyrë të sigurojnë që paraardhësit e tyre të mos shqetësohen në mënyrë të panevojshme dhe që ata të jenë të kënaqur.”

-Nuk ka asnjë provë, tha Mbenenge JP, që vendimmarrësit morën parasysh dëmin e madh të këtyre besimeve dhe besimet e paraardhësve dhe praktikave fetare. Kjo e bëri vendimin të paligjshëm.

-Shqetësimi mbi ndryshimet klimaterike si dhe çështjet e të drejtës për ushqim, gjyqtari konstatoi se, nëse ministri do t’i kishte marrë parasysh këto çështje, ai mund të kishte konkluduar se projekti ishte “as i nevojshëm dhe as i dëshirueshëm”.

-Gjykata konstatoi se, Akti i Menaxhimit të Integruar të Bregdetit, duhej të ishte marrë në konsideratë në procesin e vendimmarrjes, i cili “prezanton një qasje të integruar ndaj menaxhimit dhe në këtë rast, vendimmarrësi bëri krejt të kundërtën dhe e trajtoi aplikimin si një energji – çështje specifike sektoriale.”

-Veçanërisht, gjyqtari deklaroi se Programi i Menaxhimit Mjedisor të Shell-it përmbante deklarata, që premtonin vende pune dhe rritje të ardhurash për qeverinë. Megjithatë, këto pretendime nuk u mbështetën me dëshmi nga EMP. Gjykata konstatoi se nuk kishte asnjë shpjegim se si do të krijoheshin vende pune, “ose se si survejimi sizmik do të përmirësonte rrethanat social-ekonomike në të cilat jetonin shumica e Afrikano – Jugorëve”. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme si Shell-i argumentoi se komunitetet aplikante, të cilët janë të goditur nga varfëria, do të përfitonin ekonomikisht nga shfrytëzimi i naftës dhe gazit tyre.

UNË MENDOJ SE:

Ky është një precedent penal që ka ndodhur në Bregun e Egër të Afrikës të Jugut. Mendoj se është i njëjti preçedent penal me atë që ka vite që ka filluar me aksionin grabitqar të kupolës politike shqiptare dhe qeverive, si dhe vazhdon akoma me privatizimin e vendburimeve ekzistuese hidrokarbure dhe minerare, bashkë me asetet e tjera të përpunimit të tyre në vendin tonë. Ky përbën një preçedent penal, që është tepër i ngjashëm ose i njëjtë me atë, bile me më shumë shkelje ligjore dhe pasoja, i cili mund të zgjidhet nga drejtësia, Gjykata e Lartë apo Gjykata Kushtetuese, vetëm n.q.s ato janë të pavarura nga kupola politike dhe qeverisjet që janë gjeneruar në kohë prej saj.


DHËNIA E TYRE ME KONÇESION KUNDËRSHTOHET ME KËTO FAKTE (ARGUMENTA):

-Privatizimi duke i dhënë me konҫesion vendburimet ekzistuese hidrokarbure dhe minerare, si dhe uzinat e përpunimit tyre, është bërë me vendime qeverie, pa u konsultuar dhe në kundërshtim me vullnetin e armatës së naftëtarëve dhe minatorëve ku punonin mijëra punonjës; punëtor, teknik dhe specialist të kualifikuar, Institutit Naftës dhe Minierave, Nd/jeve sizmike dhe Gjeofizike, Nd/jeve të Kërkimit, Prodhimit, Përpunimit, Shërbimeve, etj., të cilët punuan për kërkim-zbulimin, zhvillimin dhe vënien e tyre në shfrytëzim, që me këto pasuri natyrore kishin lidhur jetesën e familjeve tyre.

-Me vendime qeverie të formës së prerë, u shkatërruan Institutet e Naftës dhe ai i Minierave, Nd/jet Sizmike dhe Gjeofizike, Byrot Shkencore të Projektimit në Nd/je, Nd/jet e Kërkimit, Nxjerrjes, Shërbimit, etj., ku punonin mijra punëtor, teknik dhe inxhinier me eksperiencë, pa u konsultuar dhe në kundërshtim me vullnetin e tyre, i hoqën nga puna, me të cilën ata siguronin jetesën e familjeve të tyre.

-Shkatërrimi dhe dërgimi për skarp, me vendime qeverie të formës prer, i parkut të madh të sondave të shpimit me vlerë monetare miliona dollar, ofiҫinave të shërbimit tyre, unzinave të përpunimit naftës dhe mineraleve, uzinave mekanike, dhe aseteve tjera të Industrisë Naftës dhe asaj Minerare, pa u konsultuar dhe në kundërshtim me vullnetin e mijra punonjësve që punonin në to dhe kishin lidhur jetesën e familjeve tyre.

-Falja e vendburimeve ekzistuese hidrokarbure dhe minerare, si dhe uzinave të përpunimit tyre me konҫesion tek oligarkët e qeverive, që nuk kishin, por krijuan rishtas kompani ose tek kompani fantazma pa eksperiencë dhe pa kapital investues, shumica me pronar anonim dhe të gjitha të regjistruara si biznese në offshore.

-Eksperienca jonë dhe Institucioneve Shtetërore me këto kompani, gjatë gjithë aktivitetit të tyre në operimin e vendburimeve të pasurive natyrore, që prej vitit 1994 dhe deri sot, ka vërtetuar se ato kanë manipuluar qëllimisht me fatura fallco shpenzimesh dhe investimesh për punime të pakryera, për t’ju shmangur tatimit mbi fitimin, që i detyrohen shtetit, prandaj për këtë ato raportojnë zyrtarisht se “punojnë me humbje” dhe mjaftohen vetëm duke paguar një taksë të vogël simbolike (Royalty Tax) 2-3% të prodhimit dhe gjithë fitimin e vjedhin konҫesionarët bashkë me politikanët dhe qeveritarët, që fshihen pas tyre si “aksioner”.

-Të gjitha kompanitë konҫesionare, gjatë gjithë aktivitetit të tyre në operimin e vendburimeve të pasurive natyrore, që prej vitit 1994 dhe deri sot, kanë shfrytëzuar barbarisht ato, pa studime, duke shkakturar kështu shkatërrimin e parigjenerueshëm të tyre, kjo si pasojë edhe e mungesës së kontrollit nga ana e Institucioneve Shtetërore të Ministrisë Energjitike, Axhensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Kompanive Nacionale Shtetërore të Naftës dhe Mineraleve të Ngurta, Albpetrolit dhe Albchromit, që janë direkt pronare të ligjëshme të tyre.

-Kompanitë konҫesionare që muarën falas për të operuar këto pasuri natyrore, nuk u konsultuan me specialistët e Instituteve Shkencore, Nd/jeve të Nxjerrjes Naftës apo Mineraleve, etj, lidhur me problematikat e veҫanta për shfrytëzimin optimal të rezervave gjeologjike të zbuluara dhe në shfrytëzim në këto vendburime, në mënyrë që të shmangnin pasojat negative gjatë shfrytëzimit të tyre. Kjo ka ҫuar në shfrytëzimin barbar dhe shkatërrimin e tyre, duke lënë në shtresë sasi të konsiderueshme të rezervave gjeologjike.

-Kompanitë konҫesionare, gjatë aktivitetit disa vjeҫar në këto vendburime, nuk kanë kryer punime kërkimi brenda dhe në afërsi të tyre, për të zbuluar rezerva të reja gjeologjike në mënyrë që të ruhej raporti rezerva/prodhim, i cili është një tregues i rëndësishëm që garanton ecurinë e prodhimit në ecuri ose siҫ quhet kompeson rënien e prodhimit. Ato kanë shfrytëzuar vetëm rezervat e zbuluara nga specialistët shqiptar dhe me paratë e popullit. Duke shtuar këtu, mos pagimin prej tyre të detyrimeve ndaj shtetit, rezulton se ato vjedhin pasuritë natyrore që ne i kishim në shfrytëzim.

-Kompanitë konҫesionare, gjatë aktivitetit tyre disa vjeҫar, me miratimin të Institucioneve Shtetërore dhe Qeverive, i kanë shitur këto vendburime, që janë pasuri shtetërore, tek kompani të tjera konҫesionare që i kanë zgjedhur vetë sikur të ishin pronar të tyre dhe janë larguar. Ky është një veprim i patolerueshëm, sepse ato janë thjesht operator në pasuritë shtetërore, ndërkohë që shteti duhet t’i penalizonte ato për ndërprerje të parakohëshme të kontratave dhe nëpërmjet tenderave të zgjidhte kompani konҫesionare, që plotësonin kërkesat në marrëveshje. Kjo ka sjell dëme të mëdha në pasuritë natyrore, sepse janë futur në biznes kompani konҫesionare pa eksperiencë dhe pa kapital investues. Kjo është aplikuar dhe toleruar në të gjitha vendburimet e pasurive natyrore, bile edhe në sipërfaqet e reja të kërkimit.

-Kompanitë konҫesionare që muarën falas nga shteti për të operuar këto vendburime të pasurive natyrore, nuk janë konsultuar me komunitetet për rreth tyre, me specialist të ambientit, etj., për të diskutuar programet e tyre mbi investimet e planifikuara për ruajtjen e ambientit dhe detyrimet apo përgjegjësitë ligjore në mbrojtjen e tij dhe të pasurive private gjatë aktivitetit të punës, por janë mjaftuar vetëm me ca premtime në marëveshjet që kanë lidhur me qeverinë dhe ato nuk i kanë zbatuar.

-Kompanitë konҫesionare që muarën falas për të operuar këto pasuri natyrore, gjatë aktivitetit të tyre, kanë shkaktuar dëme kolosale në vendburime, kanë shkatërruar dhe ndotur ambientin në shkallë komuniteti dhe rajoni, kanë sjellë pasoja të rënda në shëndetin e banorëve përrreth, kanë shkatërruar pasuritë e tyre private duke mos ju paguar atyre as dëmet materiale, por ja kanë lënë ato qeverisë dhe janë shmangur përgjegjësive ligjore.

-Kompanitë konҫesionare që muarën falas për të operuar këto pasuri natyrore, premtuan se do të hapnin vende të reja pune, por bënë të kundërtën, hoqën shumicën e punonjësve nga puna, të cilët kaluan në asistencë sociale dhe u paguan me taksat e popullit.

-Raportimi zyrtar, gjatë gjithë kohës, i kompanive konҫesionare se gjoja ato “punojnë me humbje”, por që e ka bazën tek manipulimi me shpenzimet për punime të pakryera, është i qëllimshëm për t’ju shmangur taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit. Ky është një argument shumë i fortë që sipas ligjit i detyron ato të deklarojnë falimentimin dhe të largohen vetë dhe shteti të ri-shtetëzojë pasuritë natyrore. Ato pasuri natyrore janë pronë shtetërore dhe i përkasin popullit. Në rast se nuk sjellin fitim mund të kursehen në nëntokë për t’i shfytëzuar në një periudhë tjetër të përshtatëshme në mënyrë që shteti të siguroë fitim dhe jo t’ja u falim konҫesionarëve oligarkë të qeverive dhe hajdutëve, që fshihen pas tyre për të vjedhur së bashku pasuritë tona. Shpresa se Institucionet Shtetërore do të veprojnë ligjërisht për të stopuar këtë vjedhje dhe korrupsion marramendës të pasurive natyrore ka marrë fund, sepse ato janë të përfshira në këtë amulli korrupsioni.

-Etj.,

-Ftoj të gjithë specialistët, naftëtarët, shoqatat e mbrojtjes të ambientit, të mbrojtjes së pasurive natyrore, të shërbimeve gjeologjike, profesor dhe akademik, etj, që të prononcohen me mendimet e tyre rreth këtij preҫedenti penal mbi pasuritë tona natyrore dhe si mund të krahasohet ky me atë që ka ndodhur në Bregun e Egër të Afrikës të Jugut, të cilin Gjykata e Lartë e nxori projektin e Kompanisë Shell jashtë ligjit. Të mirëpritur janë edhe intelektualët e fushës juridike që me mendimet e tyre të ndihmojnë që ky preҫedent të paraqitet në Gjykatën e Lartë apo Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që këto pasuri natyrore t’i kthehen ligjërisht popullit, të ri-shtetëzohen nën administrimin e Kompanive Shtetërore Nacionale përkatëse.

-Sugjeroj gjithashtu se Gjykata e Lartë apo Gjykata Kushtetuese, kush e ka në kompetencën e saj gjykimin e këtij preҫedenti penal kaq të rëndësishëm, pas vendimit të saj të autorizojëë SPAK-un për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin e politikanëve dhe qeveritarëve në të gjitha dikasteret deri poshtë në bazë, duke ju sekuestruar atyre edhe pasuritë e vjedhura, të cilët janë futur si “aksioner” pas konҫesioneve në vendburimet e pasurive natyrore hidrokarbure dhe minerare, ndërsa kompanitë konҫesionare duhet t’i kthejnë shtetit detyrimet e papaguara të tatimit mbi fitimin për gjithë periudhën e aktivitetit të tyre në to, sepse kanë mashtruar duke manipuluar me investimet dhe shpenzimet për punime të pakryera.