Ndërkombëtarët mbrojnë Reformën në Drejtësi, Avokatët: Turp për këtë masakër

144


Av. Kujtim Cakrani: Mos u lodhni kot! Gjykatat janë në kolaps

Sigal

Më kërkuan të prononcohesha lidhur me gjendjen sot të drejtësisë shqiptare. Ja shpjegova realitetin edhe pse bie ndesh me propagandën qeveritare dhe ambasadorëve…. “Do të ndaj me ju një shqetësim që natyrisht nuk bëhet publik nga mediat, pasi mediat në Shqipëri merren me çdo lloj problematike; merren me çdo lloj rasti, që nuk janë të nevojshëm që publiku t’i dije, por harrojnë të merren me atë më të rëndësishmin siç është drejtësia. Duhet ta dinë qytetarët dhe i gjithë opinioni publik që drejtësia shqiptare sot është në kolaps dhe në shkatërrim total. Dua ashtu siç edhe më pare, ndërsa dua ta rikthej edhe një herë në vëmendje se gjykatat shqiptare aktualisht nuk japin më drejtësi. Nuk japin drejtësi për shkak të performancës së dobët të gjyqtarëve, por mbi të gjitha qytetarët nuk marrin drejtësi edhe për shkak të vonesave të gjykimit të çështjeve. Dua të theksoj që sot në gjykatat e shkallëve të para janë qindra mijëra dosje, të cilat janë në pritje për gjykim. Një process gjyqësor sot në gjykatat e shkallës së parë mund të zgjasë deri në 2 vjet, mos të harrojmë që në gjykatat e Apelit është një katastrofë tjetër që qytetarët presin për të marrë drejtësi e për të gjykuar çështjet e tyre prej vitit 2016-2017. Flasim për çështjet civile, por edhe ato penale po ato janë me pak rëndësi. Por përveç këtyre Gjykata e Lartë është në katastrofë më vete pasi në GJL janë akumuluar rreth 40 mijë dosje për të cilat askush nuk mban përgjegjësi. Edhe pse GJL është e plotësuar me trup gjykuese. Sërish problematika është prezente pasi është e pamundur që t’i jepet zgjidhje të gjithë dosjeve që janë në gjykatën e lartë. Pë të vijuar me Gjykatën e Apelit Administrativ, e cila ka një problematikë më vete pasi në momentet, që flasim ka vetëm 5 ose 6 gjyqtarë me dy trupa gjykuese nga 19 që kjo Gjykatë duhet të ketë: kështu dhe në këtë gjykatë jemi në situatën e një kolapsi. Çështja e gjykatës shqiptare është problematike deri në ekstrem, sepse qyettarët janë në një amulli të plotë sa i përket çështjeve gjyqësore dhe nuk e dinë nëse do të marrin drejtësi, për çështjet që kanë shkuar në gjykatë. Ndërsa të tjerëve u zugjeroj të mos i drejtoheni gjykatës fare pasi nuk keni për të marrë drejtësi.”

Ambasadorja Kim-magjistratëve të rinj: Mos u dorëzoni kurrë

“Mos u dorëzoni kurrë”! Kjo ka qenë thirrja që ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u ka bërë në fjalën e saj të gjithë magjistratëve të rinj që do të dalin nga Shkolla e Magjistraturës. Megjithëse ambasadorja kërkon që të justifikojë të gjithë fondet e SHBA dhe të taksapaguesve për reformën, është e qartë që Reforma në Drejtësi është një dështim. Në ceremoni Kim u shpreh: “Të shiheni çdo ditë në pasqyrë e t’i thoni vetes unë do jem pjesë e arsyes pse Shqipëria është më e mirë, pse Shqipëria është në BE, t’i thoni vetes unë do jem pjesë e arsyes që populli im të ketë shpresë. Kurrë mos u dorëzoni! Reforma në sektorin e drejtësisë, qoftë këtu në gjykata apo polici, apo agjenci të tjera duhet të ketë sukses për të ardhmen e Shqipërisë”.

Ambasadorja e BE: Magjistratët e rinj kanë sfida të mëdha përpara

Ambasadorja e BE në Shqipëri, Cristiane Hohman i është bashkuar aktivitetit të zhvilluar në 25-vjetorin e krijimit të shkollës së Magjistraturës. Në fjalën e saj, ambasadorja e BE tha se magjistratët e rij kanë sfida të mëdha përpara. Më tej shtoi se detyra e dytë është t’i shërbejnë vendit dhe të mos bien pre e presioneve gjatë rrugëtimit të tyre. “Unë i uroj shumë suksese në karrierën e tyre dhe të arrijnë t’i shërbejnë me sukses vendit të tyre”,- tha ajo.