Elsie: Ja pse e shkrova dhe çfarë përfshin libri për bektashinjtë

457
Sigal

Parathënie e studiuesit Robert Elsie

Ky vëllim i kushtohet rendit të dervishëve bektashianë në Shqipëri dhe rolit të tij

në   historinë   shqiptare.   Merret   vetëm   përciptazi   me   bektashinjtë   e   Turqisë   dhe

gjetkë, për të cilët tashmë është shkruar shumë, edhe pse kryesisht në turqisht.

Libri është i ndarë në katër seksione themelore.  Seksioni i parë është përmbledhje

e historisë dhe e kulturës së bektashinjve shqiptarë, që shërben si hyrje në lëndën,

për të cilën shpresohet të jetë mjaftueshëm e përgjithshme për lexuesin mesatar,

por që të përmbajë po ashtu detaje të mjaftueshme për të përmbushur edhe kërkesat

e lexuesit “jo mesatar”.  Ky pasohet nga një seksion më i gjatë që paraqet një larmi

shkrimesh mbi  bektashinjtë  shqiptarë nga udhëtarët  e hershëm  dhe studiuesit e

shquar. Këtu janë të  përfshirë shumë artikuj shumë të rëndësishëm që u qasen

studimeve për bektashinjtë nga këndvështrime të ndryshme.  Seksioni i tretë ofron

një katalog  të   gjërë  të  teqeve  kryesore   dhe  tyrbeve  (faltoreve)   të  bektashinjve

shqiptarë, të dhëna në mënyrë alfabetike sipas emrit të vendit, me informacione

historike për origjinën, zhvillimin dhe rëndësinë, aty ku është e mundur. Katalogu

nuk është  aspak shterues pasi ka shumë  faltore  të vogla dhe teqe  që  nuk janë

përfshirë këtu për shkak. të mungesës së informacionit rreth tyre. Lexuesi do të

hetojë se për disa teqe në këtë katalog, lënda është relativisht gjithëpërfshirëse,

ndërsa   për   shumë   të   tjera   ka   boshllëqe.   E   tillë   është   gjendja   e   studimeve

bektashiane   për   momentin.       Seksioni   i   katërt   i   këtij   libri   është   një   katalog   i

figurave më të shquara historike dhe legjendare të bektashinjve shqiptarë. Përsëri,

të dhënat biografike për disa nga këto figura është i paktë, por ne kemi dhënë këtu

atë që mund të mblidhet.  Korpusi kryesor i librit është rrumbullakuar me një fjalor

të termave dhe një bibliografi për t’ia mundësuar lexuesit të interesuar që të ndjekë

studime të mëtutjeshme në këtë fushë, nëse ai apo ajo dëshiron.  Në këtë pikë, një

fjalë   falënderimi.   Autori   do   të   dëshironte   të   shprehte   mirënjohjen   e   tij   për

Kryegjyshatën (Selia Botërore e Bektashinjve) në Tiranë për ndihmën e madhe të

ofruar. Falënderim në mënyrë të veçantë për Kryegjyshin gjithnjë të dobishëm,

Haxhi   Dede   Edmond   Brahimaj   (Baba   Mondi),   sekretarin   e   përgjithshëm   të

Komunitetit Bektashian, Nuri Çunin dhe stafin e arkivave bektashianë. Një fjalë

falënderimi duhet t’u thuhet edhe shumë njerëzve të thjeshtë bektashianë në malet e

jugut të Shqipërisë që treguan mikpritje të madhe gjatë udhëtimeve të mia. Shumë

prej tyre ishin në gjendje të sigurojnë shumë më shumë informacion mbi historinë

lokale dhe faltoret sesa që kishim menduar

lokale dhe faltoret sesa që kishim menduar.

Ky vëllim i kushtohet rendit të dervishëve bektashianë në Shqipë ri dhe rolit të tij në historinë shqiptare. Merret vetëm përciptazi me bektashinjtë eTurqisë dhe gjetkë, për të cilët tashmë është shkruar shumë, edhe pse kryesisht në turqisht. Libri është i ndarë në katër seksione themelore. Seksioni i pare është përmbledhje e historisë dhe kulturës së bektashinjve shqiptarë, që shërben si hyrje në lëndën, për të cilën shpresohet të jetë mjaftueshëm e përgjithshme për lexuesin mesatar, por që të përmbajë po ashtu detaje të mjaftueshme për të përmbushur edhe kërkesat e lexuesit “jo mesatar”. Ky pasohet nga një seksion më i gjatë që paraqet një larmi shkrimesh mbi bektashinjtë shqiptarë nga udhëtarët e hershëm dhe studiuesit e shquar. Këtu janë të përfshirë shumë artikuj shumë të rëndësishëm që u qasen studimeve për bektashinjtë nga këndvështrime të ndryshme. Seksioni i tretë ofron një Katalog të gjerë të teqeve kryesore dhe tyrbeve (faltoreve) të bektashinjve shqiptarë, të dhëna në mënyrë alfabetike sipas emrit të vendit, me informacione historike për origjinën, zhvillimin dhe rëndësinë, aty ku është e mundur. Katalogu nuk është aspak shterues pasi ka shumë faltore të vogla dhe teqe që nuk janë përfshirë këtu për shkak të mungesës së informacionit rreth tyre. Lexuesi do të hetojë se për disa teqe në këtë katalog, lënda është relativisht gjithë përfshirëse, ndërsa për shumë të tjera ka boshllëqe. E tillë është gjendja e studimeve bektashiane për momentin. Seksioni i katërt i këtij libri është një catalog i figurave më të shquara historike dhe legjendare të bektashinjve shqiptarë. Përsëri, të dhënat biografike për disa nga këto figura është i paktë, por ne kemi dhënë këtu atë që mund të mblidhet. Korpusi kryesor i librit është rrumbullakuar me një fjalor të termave dhe një bibliografi për t’ia mundësuar lexuesit të interesuar që të ndjekë studime të më tutjeshme në këtë fushë, nëse ai apo ajo dëshiron. Në këtë pikë, një fjalë falënderimi. Autori do të dëshironte të shprehte mirënjohjen e tij për Kryegjyshatën (SeliaBotërore e Bektashinjve) në Tiranë për ndihmën e madhe të ofruar. Falënderim në mënyrë të veçantë për Kryegjyshin gjithnjë të dobishëm, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi), sekretarin e përgjithshëm të Komunitetit Bektashian, Nuri Çunin dhe stafin e arkivave bektashianë. Një fjalë falënderimi duhet t’u thuhet edhe shumë njerëzve të thjeshtë bektashianë në malet e jugut të Shqipërisë që treguan mikpritje të madhe gjatë udhëtimeve të mia. Shumë prej tyre ishin në gjendje të sigurojnë shumë më shumë informacion mbi historinë locale dhe faltoret se sa që kishim menduar.

Robert Elsie

SOM

“Autori do të dëshironte të shprehte mirënjohjen e tij për Kryegjyshatën (SeliaBotërore e Bektashinjve) në Tiranë për ndihmën e madhe të ofruar. Falënderim në mënyrë të veçantë për Kryegjyshin gjithnjë të dobishëm, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi), sekretarin e përgjithshëm të Komunitetit Bektashian, Nuri Çunin dhe stafin e arkivave bektashianë. Një fjalë falënderimi duhet t’u thuhet edhe shumë njerëzve të thjeshtë bektashianë në malet e jugut të Shqipërisë që treguan mikpritje të madhe gjatë udhëtimeve të mia.”

Prezantim i shkurtër i librit

Libri “Bektashinjtë shqiptarë. (Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan)”, i Robert Elsie, i botuar në anglisht, sillet në shqip në muajin tetor 2020, pikërisht në  përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta (20 tetor 1900 në Stamboll). Titulli i librit në anglisht është “The Albanian Bektashi: History and of a Dervish orden in the Balkans” dhe në gjuhën shqipe titullohet “Bektashinjtë shqiptarë. (Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan)”. Libri është përkthyer në shqip nga Gëzim Aliu dhe është botuar nga shtëpia botuese “Botime Artini” në Prishtinë, në vitin 2020, ndërsa dizajni është i Fatri Bajgorës. Libri është me lidhje speciale, voluminoz, me 780 faqe gjithsej. Objekt i këtij libri është historia e bektashizmit në udhën tetë shekullore, veçanërisht historia e këtij besimi të paqtë në Shqipëri, objektet bektashiane, klerikët që i kanë drejtuar, jeta dhe aktiviteti fetar e atdhetar, shoqëruar dhe me foto. Ky botim nga seriozët, është frut i punës shumëvjeçare të studiuesit të njohur dhe bashkëpunimit të gjatë në kohë me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë, sidomos me Kryegjyshin Botëror Bektashian, Hirësinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj dhe publicistin e Sekretarin e Përgjithshme në Kryegjyshatës, Nuri Çunin. Bashkëpunëtorët e Elsiesë në këtë projekt, falënderoohen veçanërisht nga autori që në hyrje të librit. “Ne ndihmuam e mbështetëm studjuesine  njohur Elsie në këtë projekt të rëndësishëm, duke qenë këmbëngulës dhe të bindur në  një rezultat të dobishëm për bektashizmin  shumë më gjerë”- pohon Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Brahimaj.

E veçanta e botimit në shqip të “Bektashinjtë shqiptarë. (Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan)”, qëndron në faktin e një përkujdesje maksimale e autorëve e botuesit (në të gjallë ky) me Selinë e Shenjtë Bektashiane. Për këtë fakt, materiali përfundimtar, është sjellë dhe konsultuar gjatë nga ekspertë të Selisë së Shenjtë e studiues të tjerë, ku janë përfshirë (korrigjuar apo saktësuar) para printit. Ndër vlerësimet për këtë libër, është dhe ai i Sir Malcolm, studiues në All Souls Colege, Universiteti i Oksfordit, Britani e Madhe, i cili ndër të tjera shkruan: “Rendi bektashian, me besimet dhe praktikat e tij të dallueshme islamike, ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve. Kushdo që e studion atë histori, duket t’i studioj bektashinjtë dhe anasjelltas.  Ky libër paraqet fragmente të një numri të gjerë e të shumëllojshëm raportesh e shkrimesh, shumë nga ‘ta pak të njohur e të përkthyer këtu për herë të poarë. Po ashtu, përmban një begati informacionesh për vendet e shenjta të bektashinjve dhe për anëtarët më të rëndësishëm  të tyre.  Ky vëllim i domosdoshëm ishte një nga librat e fundit të Robert Elsiet, një studiues jashtëzakonisht talentuar i botës shqiptare. Mençuria e kthjellët dhe bota enciklopedike janë shenjat dalluese të saj, siç janë edhe të të gjitha veprave të tij”.

Përgatiti faqet: Kujtim BORIÇI