Dashuritë e fshehta të Stalinit

340
Sigal

 

Stalini ishte martuar 2 herë, por kishte shumë të dashura artiste. Pse “Babai” i sovjetikëve, anëtarët e Byrosë Politike dhe ushtarakët pëlqenin për dashnore balerinat, këngëtaret dhe artistet

“Babai i kombeve”, Stalini, zyrtarisht u martua dy herë, por ai kishte disa të dashura artiste dhe balerina

Dashuritë e fshehta  të shokut Stalin me artistet e bukura ruse

Rajna Kovaçi

 

I ashtuquajturi “Babai i kombeve” Stalini, zyrtarisht u martua dy herë, por për çudi të dy gratë e tij vdiqën tragjikisht, shumë të reja. Ai jetoi i ve 21 vitet e fundit të jetës. Si  “dashamirës i muzikës, teatrit, operës dhe artisteve”, thonë se ka patur lidhje dhe dobësi për artistet e famshme. Në shkrimin që po ju paraqes bëhet fjalë për tre histori të tilla.

Këngëtarja e operës Vera Davidovа ,  ishte soliste në Teatrin “Bolshoi”, e përshkruanin si “dashuria e fundit e Stalinit” dhe thonë se, ka patur lidhje intime 19 vjet, sipas emigrantit rus Leonard Gendlin, ish orkestrant në Orkestrën e “Bolshoit”. Në vitin 1980 ai botoi librin e titulluar “E dashura e Stalinit tregon”. Në libër, autori pretendonte se transmetonte historitë e thëna prej mezosopranos. Libri rezultoi një bestseller botëror. Kur dëgjoi për librin, Davidova-s i ra të fikët.

Këngëtarja mohoi se ishte e lidhur me udhëheqësin e BRSS-së. Sidoqoftë, dihej që Stalini e  kishte takuar që në vitin 1930, veçanërisht në pritjet zyrtare. E  ftuar si soliste e parë e Teatrit “Bolshoi”. Mbesa e Davidova-s, Olga Mchedlidze, tregoi: “Gjyshja ime ishte martuar tashmë me gjeorgjianin Dmitri Mchedlidze, ajo dinte gjeorgjisht dhe i përgjigjej Stalinit në gjuhën e tij amtare, që e bënte shumë të lumtur”. Stalini  ndiqte shfaqjet e saj në “Bolshoi”, duke i dhuruar shporta me lule dhe nga vitet 1946 -1951 i dha titullin “Stalin” tre herë, me nderimin më të lartë.”

Balerina Ollga Lepeshinskaja.

Dihej se Stalini kishte marrëdhënie me një artiste tjetër të “Bolshoi-t” prima-balerinën Olga Lepeshinskaja. Balerina, ashtu si këngëtarja, mori titullin “Stalin” katër herë. Sundimtari Sovjetik e adhuronte talentin e saj – ai e pikasi në shfaqjen “Flakët e Parisit” dhe e ndoqi  këtë shfaqje 17 herë. “Kur kishte kohë të lirë, vinte dhe ulej në llozhën e tij, dhe ne e dinim që Stalini ishte në teatër. Vizitat e Stalinit në “Bolshoi” ishin të shpeshta. Ai përherë ulej në llozhën Mbretërore dhe hynte e dilte në çdo kohë gjatë performancës. Kishte edhe krerë të tjerë të partisë që kalonin kohën në teatër. Boris Ilizarov, një nga biografët e Stalinit ishte i  prerë  lidhur me marrëdhënien e tij. Ndër të tjera shkruante: “Anëtarëve të Byrosë Politike, si dhe zyrtarëve të lartë dhe ushtarakëve u pëlqenin të përdornin balerinat, këngëtaret, artistet në përgjithësi, si dhe vajzat e korit, si prostituta  të paguara”. Nuk ka prova të dokumentuara lidhur me marrëdhëniet e Stalinit dhe Lepeshinskaja. Shumë burime cituan gazetarin Ivan Gronski, i cili ishte pjesë e rrethit të ngushtë të tiranit. Në kujtimet e tij, Gronski shkruajti në mes të viteve 1930, Stalini kthehej shpesh në Kremlin natën vonë pasi kishte takuar balerinën e famshme.

Në vitin 1940, një monument për një balerinë u ngrit në çatinë e shtëpisë Nr. 17 në një nga rrugët kryesore të Moskës, “Tverskaya”. Mendohet  se skulptura ishte Lepeshinskaja dhe u vendos me një dekret personal të Stalinit. Sidoqoftë, gruaja pretendonte se nuk kishte lidhje me Stalinin. Skulptura u çmontua në fund të viteve 1950. Ollga Lepeshinskaja, ka patur një jetë personale të ndërlikuar, ajo u martua tre herë. Gjatë vitit 1956 ajo takoi gjeneralin Aleksei Antonov. Ollga u martua herën e dytë me gjeneralin, i cili pak pas martesës u arrestua, por doli shpejt nga burgu dhe “gojët e liga” thanë se nga burgu gjeneralin e nxori Ollga, me anë të Berjas, eventualisht me anë të Stalinit. Më pas, ajo u divorcua. Pra, edhe martesa e dytë, dështoi.

Martesa e tretë e balerinës nuk ishte e lumtur. Ajo u martua herën e tretë në vitin 1962. Antonovi vdiq papritur. Kjo ishte një humbje që Ollga e përjetoj rëndë, ajo pothuajse humbi shikimin. Më pas u largua edhe nga skena. E  humbi pasionin e saj të jetës, baletin. U  largua nga “Bolshoi” dhe u vendos në Itali, u angazhua me talentet e reja. Më pas, Ollga provoi të dilte në skenë. Por u ndërgjegjësua se koha kishte ndryshuar dhe koreografia e saj, nuk pëlqehej, kishin ndryshuar shumë gjëra. Kështu, ajo vendosi dhe qëndroi në tokë të huaj, për shumë vite.

Оllgа Lepeshinskaja dhe Stalini 

Sekretarja e  anëtarit të byrosë A.N. Poskrebishev i tha shkurt Ollga Lepeshinskaja-s, se ajo ishte balerina më e preferuar e Stalinit. Lepeshinskaja, së bashku me balerinën Ulanova dhe dirigjentin Yuri Fayer, ishin ndër fituesit e parë të titullit “Stalin”,  gjithashtu ajo ishte kampione e  shumë titujve prestigjioze Sovjetike. Sipas saj, Stalini e konsideronte artin si një pjesë të rëndësishme të politikës komuniste, si dhe një produkt i epokës Sovjetike. Menjëherë pas luftës, më 10 maj 1945, ajo mori një telegram se Rostislav Zakharov filloi punë në baletin Hirushja, i cili u shfaq për herë të parë më 21 nëntor 1945. Baleti me muzikë të Prokofjev u bë premiera e parë e baletit në Teatrin “Bolshoi” pas Luftës. Ajo interpretoi rolin e  Zhanës në baletin “Flakët e Parisit” dhe shoku Stalin u  kënaq shumë duke  e parë.  Për çudi ai e ndoqi  shfaqjen 17 herë. Stalini e thërriste Lepeshinskaja-n “pilivesa ime”.

Jeta dhe Biografia e Olga Lepeshinskaja nuk ka qenë rozë. Familja e saj u përndoq nga shtypja dhe tmerret e Gulagut. Një teze dhe dy nipat e balerinës u arrestuan në vitet 1930, dhe burri i dytë i saj u arrestua në fillim të viteve 1950. Vetë Lepeshinskaja u përjashtua nga organizata e partisë si dhe nga organizatat e tjera. Beria thirri balerinën dhe e pyeti nëse kishte frikë apo besonte në sundimin Sovjetik dhe në pushtetin e bolshevikëve. Por Lepeshinskaja kishte shumë frikë, arriti në një gjendje aq të vështirë, saqë nuk  mund të kërcente. Thonë që ajo ishte plagosur gjatë shfaqjes “Lulëkuqja”. Nga  stresi i përjetuar, ajo mezi kërceu dhe me shumë mundim e çoi deri në fund shfaqjen dhe në fund,  ra pa ndjenja. Trashëgimia e Ollga Lepeshinskaja ishin titujt dhe çmimet por edhe shpërblimet. Ajo kishte fituar titullin “Stalin” katër herë. Kishte edhe mbi 20 çmime të ndryshme. Të gjitha medaljet nuk i vendoste dot në jakën e xhaketës së saj. Njëherë, në një pritje në Kremlin, ajo u përpoq të vendoste një nga medaljet sipër në kofshë, por më pas e hoqi.

Pianistja  Marija  Jodina

E talentuara Marija Jodina, e njohur si “ pianistja e preferuar e Stalinit”. Meqënëse ishte shumë fetare, dhe përveç kësaj ishte edhe çifute, por e kishte pranuar fenë ortodokse, ajo jetonte në mënyrë modeste. Vishej  me një fustan të zi të gjatë deri në fund të këmbëve dhe shpesh nuk ushqehej mjaftueshëm. Gjatë vitit 1921, filloi të shoqëronte orkestrën, më pas u bë soliste dhe kështu filloi të shkonte nëpër turne, në vende të ndryshme të botës.  Të afërm të saj kujtonin se, paratë e fituara nga koncertet ajo i falte për bamirësi në burgje dhe kampe të burgosurve politikë, ose ja falte kishës. Ajo nuk ishte disidente, por asnjëherë nuk i fshihte idetë e saj. Në vitin 1930, atë e pushuan nga puna – nga Konservatori i Leningradit, sepse fliste hapur për besimin e saj ortodoks. Ndërsa në vitin 1960, e përzunë nga shkolla e muzikës. Atë e përjashtuan nga “Gnesini” për shkak të simpatisë dhe adhurimit të hapur që kishte për muzikën bashkëkohore  perëndimore dhe veçanërisht për  kompozitorin emigrant Igor Stravinski.

Kompozitori Dimitri Shostakovic në një intervistë, tregonte se Judina ishte popullore si në SSR, ashtu edhe nëpër vende të tjera të botës. Por ishte shumë ekscentrike. Sipas kompozitorit, në vitin 1943, Stalini i cili ishte dëgjues i rregullt i radios, i telefonoi  drejtorit të radios dhe e pyeti nëse e kishin incizuar koncertin për piano dhe orkestër Nr.23 të Moxartit,, interpretuar nga Jodina, koncert të cilin e kishte dëgjuar në radio, një ditë më parë. Ata nuk e kishin incizuar, por kishin frikë t’i thoshin Stalinit se koncerti “nuk ishte i incizuar”. “I telefonuan Jodinës dhe ajo, bashkë me orkestrën, e luajtën koncertin dhe ata e incizuan, po atë natë. Të gjithë dridheshin nga frika. Me përjashtim të Jodinës. Ajo ishte rast i veçantë, nuk i bënte aspak përshtypje.

Në dimër dhe verë, Maria Veniaminovna Judina vishte atlete. Sipas saj ishin në modë. Bënte  shumë ftohtë, ishte dimër. Ato ishin të papërshtashme për kohën e ftohtë. Ajo u shfaq në koncertin e saj më të rëndësishëm  në Sallën e Madhe të Konservatorit, me pantofla prej gëzofi. “Dirigjenti i famshëm gjerman Stidri uli sytë e tij dhe e vështroi për një kohë të gjatë së pari në fytyrë, pastaj tek këmbët, më  pas thirri: “Por Frau Yudin! Unë duhej të gjeja një palë këpucë të mira nga garderoba për ty, të paktën për dy orë,” kujtonin dëshmitarët okularë.

Me Kryq në Gji.  Sidoqoftë, muzikantët që e njihnin Jodinën nuk habiteshin. Ata ishin dëshmitarë se, njëherë pasi kishte mbërritur në Leipzig për koncerte, Jodina eci zbathur, si një pelegrine në faltore, në kishën e St. Thomas, e panë të gjunjëzohej para lapidarit të Bahut. Të  gjithë e donin muzikën, por jo në atë masë! Jodina u lind në një familje hebreje, më 28 gusht 1899. Ishin  të varfër, babai ishte mjek, nëna, shtëpiake, por e kulturuar. E  kuptoi që e bija kishte talent për muzikë, ishin katër fëmijë. Ajo punësoi një mësues muzike për Marian, që ishte student i Anton Rubinstein. Ajo i përfundoi mësimet e përshtatshme për Nevel-in provincë. Këtu e reja u takua me Mikhail Bakhtin ( u bën miq -miqësi që zgjati  deri në fund të jetës). Ajo ishte e zgjuar, e talentuar dhe e guximshme. Në moshën 13 vjeç hyri në Konservatorin e “Shën Petersburg” dhe  “interpretoi çdo pjesë të muzikës, nga këndvështrimi i leximit të saj filozofik”. Thjesht kam luajtur shumë. Pavarësisht  nga fakti se ajo lindi në një familje hebreje, ajo u pagëzua në vitin 1919 dhe u bë një “admiruese e pasionuar e Françeskut të Asizit”, madje  vishte një mantel kadifeje të zezë. Maria Veniaminovna mendonte se një muzikant, një artist, duhet të ishte i varfër, nëse ishte i krishterë.

Kjo ishte jeta e saj. Së pari në Leningrad, pastaj në Moskë. Punoi  me zell dhe shpërndau të ardhurat e saj për  njerëzit në nevojë. “Paratë e fituara i dërgoi në kampet e të persekutuarëve politikë. Gjatë  luftës ajo mbajti me ushqim  dhe ndihma disa familje; ndonjëherë, pa hezitim, ajo merrte hua për të ndihmuar ata që ishin në nevojë “, dëshmuan njerëzit që e njihnin nga afër.

Ishte e çuditshme që jeta e një pianisteje të  famshme në Leningrad, ishte shumë modeste. Ajo  merrte me qera dhoma të lira, por kishte apartament me një dhomë, edhe në Moskë, edhe ky  ishte shumë modest. Kishte mobilje një shtrat të ngushtë hekuri, rafte librash, dhjetëra ikona dhe një stol kopshti ku mbante të grumbulluara dosje dhe shënime. “Pianoja e madhe ishte e marrë me borxhe. Borxhi për të varej si një peshë e madhe mbi supet e saj. Nuk ishte habi që dera e shtëpisë së saj nuk u mbyll kurrë. Por në atë kohë, ajo ishte një pianiste me famë botërore! Një nga interpretueset më të mirë të muzikës së Schubert, Bach, Beethoven, Brahms dhe Mozart. Ajo dha mësim në Konservatorin e Leningradit. Por reputacioni i saj u përhap nga goja në gojë dhe shtypi Sovjetik që nuk pushoi së shkruajtur për të, gjithçka u bë me urdhër të zyrtarëve përgjegjës.

Në vitin 1930, një artikull u shfaq në një nga gazetat më të  rëndësishme Sovjetike me një  titull bombastik vetëshpjegues “Me xhybe  në karrige”. Ishte mësuesja dhe profesoresha Maria Jodina, që e pushuan nga puna. Epo … Ajo nuk është aspak e huaj për të veshur një xhybe-mushama të trashë, që e vishte  në vjeshtë dhe dimër. Metropoliti Antoni i Leningradit, i bleu një pallto të ngrohtë prej leshi. “Pallton e leshit, Maria Veniaminovna e veshi vetëm tre orë.” “Nëse doni të jeni perfekte, shkoni, dhe shisni pronën tuaj dhe paratë  jepjani të varfërve; dhe do të keni një thesar në parajsë; dhe ejani më ndiqni Mua,.. “, tha Krishti. Dhe ajo e ndoqi. Pianistja vinte në koncerte me një kryq në gjoks. Disa ishin të indinjuar të tjerë e përgojonin. Ishte një gjë personale. Njëherë ajo qëndroi në këmbë para pianos dhe publiku e dëgjoi atë në këmbë, nuk e lëshoi ​​skenën. Pastaj ajo “tregoi nga skena duart e saj, “Më falni, nuk mundem më. Pallton e leshit, Schubert, macet ..etj., si këto…”  Me të hollat që fitoi nga koncertet, i dha ndihmë për spitalet, u përpoq  që prej saj të mbijetonin shumë njerëz,  ajo luajti në varrimin e mikut! Ajo luante dhe qante. Edhe pse në jetën e përditshme nuk ishte aq sentimentale, përkundrazi, ishte e ashpër dhe e sjellshme.

Shumë besimtarë dhe jobesimtarë, si dhe kolegë të saj, u përpoqën ta zbërthejnë fenomenin Yodina. Heinrich Neuhaus argumentoi se, “ajo ishte një pianiste e shkëlqyer”. Jo “e shquar”, jo “e talentuar”, thjesht e shkëlqyer”. Dhe Svyatoslav Richter kujtoi: “Weinen, Klagen” nga Liszt që ajo e luajti mrekullisht, po ashtu sonatën e madhe nga Schubert.

Menjëherë pas koncertit, pianistja mori një zarf me 20 000 mijë rubla. I thanë se i kishte dërguar vetë Stalini, posaçërisht për të. Ajo i shkruajti një letër për ta falenderuar për mbështetjen. “Do të lutem për ju natë dhe ditë dhe do i lutem Zotit t’u falë të gjitha mëkatet që i keni bërë njerëzimit dhe vendit tonë. Zoti është i dhimbshëm dhe i njerëzishëm. Ja dhurova paratë Kishës ku unë jam famullitare”, kështu e citonte Shostakoviç letrën e saj në bazë të tregimit që ajo vetë kishte treguar. Ajo e dërgoi letrën, por nuk mori përgjigje. Ajo nuk u persekutua shumë si të tjerët gjatë spastrimeve, ndoshta falë mbrojtjes personale të Stalinit. “Ata thonë se kur shefi u gjet i vdekur në daçën e tij, në gramafonin e tij personal ishte pllaka e koncertit të  Moxartit,  luajtur në piano prej saj. Kjo ishte gjëja e fundit që ai dëgjoi …”, tha Shostakoviç.