Robert Haxhi: Me vota të vjedhura nuk mund të flasësh në emër të sovranit

395
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Miqtë e mi!
Propaganda e shfrenuar e analistëve llapaqen të tipit Frrok Çupi dhe e sondazheve partiake alla Zaloshnja duke fryrë e trumbetuar me të madhe se PS-ja do t’i fitojë këto zgjedhje dhe se, gjoja shqiptarët janë me bindje të majta ka vetëm një qëllim, shtrëmbërimin e rezultatit të zgjedhjeve me lloj lloj makinacionesh të përdorura nga kjo mazhorancë e cila në mënyrë të njëanshme prishi çdo rregull dhe praktikë të mëparshme për kodin zgjedhor si dhe me një Parlament ilegjitim bëri ndryshime kushtetuese në dëm të votuesve shqiptar, vetëm e vetëm për të bërë të mundur që të gllabërojë me çdo mjet fitoren duke mos u ndalur përpara asgjëje. Marrëveshja e 5 marsit për Reformën Zgjedhore u shkel haptazi para të gjithëve faktorëve ndërkombëtar, ku këta të fundit i kishin kërkuar me ngulm kesaj pozite që reforma jo vetëm të kishte konsensusin e pozitës dhe opozitës, por edhe rregulla të barabarta loje për të gjithë. Meqënëse ishte një nga kushtet e vendosura nga Parlamenti Europian, Reforma Zgjedhore dhe ndëshkimi i vjedhjes së votës në zgjedhjet e 2017, për të bërë shoë-n e rradhës dhe duke treguar që kjo pozitë është e përgjegjshme filloi si gjithmonë manovrat për të dalë nga situata.

Dhe menjëherë filloi teatrin politik. Fillimisht e pranoi me konsensus Reformën Zgjedhore dhe në anën tjetër me bujë SPAK-u, menjëherë nisi arrestimet, por çe do se doli bllof pasi lëshoi urdhër arreste për persona të vdekur. Tepër qesharake për këtë organ që u trumbetua me të madhe se do të ndëshkojë peshqit e mëdhenj. Që këtu u pa serioziteti i këtij organi kur deklaruan me pompozitet se pas një pune intensive hetimore lëshoi urdhër arrestet. Kjo tregoi jo vetëm që s’kishte as pikën e seriozitetit, por doli në shesh edhe gënjeshtra e madhe se gjoja paskish hetuar gjatë dhe arriti të flet arrestet për të vdekurit, një skandal i vërtetë që në fillim. Si i kishte hetuar te vdekurit ?! Ka ndonjë që mund ta shpjegojë këtë. Teatri për ti hedhur hi syve faktorit ndërkombëtar sikur i pranonte sygjerimet e tyre, nuk i piu ujë, ndërsa, përsa i përket votuesve shqiptar dhe opozitës, kësaj pozite nuk i bëhet vonë fare. Votuesit shqiptar dhe opozita për të nuk egzistojne fare. Duke qënë mjeshtre e aktrimit, pozita filloi lëvizjet spektakolare  me parlamentin e saj të vetë emëruar dhe bëri atë që beri para të gjithë botës. Duke mos dashur asnjëherë për të qenë e barabartë me palët e tjera dhe duke qene e bindur totalisht në humbjen e saj filloi teatrin e listave të hapura, prishjen e koalicioneve para zgjedhore, si dhe ti jepte të drejtë forcës së parë politike, që del nga zgjedhjet për të formuar qeverinë. Pra, të legjitimojë pushtetin duke vjedhur deputetë të forcave të tjera politike. Pra, vjedhjen e votes jo vetëm që nuk e ndali, por këtë herë e ligjëroi dhe në ligj. Në panik nga humbja bëri gjithë këto lëvizje antikushtetuese duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën. Bëri çfarë deshi, kundërshtoi kë deshi, imponoi kë deshi, si dhe vuri në lëvizje gjithë propagandën e shfrënuar të PPSH-së dhë në fund para ndërkombëtarëve doli me tezën se jemi shtet sovran duke i lënë të kuptojë faktorit ndërkombëtar, se ndërhyrja e tyre është ndërhyrje në punët e brëndshme. Pra, në njëfarë mënyre të huajt dhe ambasadorët duhet të shikojnë punët e tyre. Po deri këtu jemi dakort, po a jemi vërtet shtet sovran në një kohë që ju kemi deleguar kaq shume pushtet Ambasadave të huaja saqë shumë herë fjala e tyre për neve është ligj. Përse ndodh kjo?! A mund të këtë ndonjë shpjegim?! Patjetër që ka diçka që nuk shkon këtu?! Vende shumë më të vogla se neve kanë qeveri shume herë më dinjitoze se neve dhe janë të barabartë me të gjitha qeveritë e vendeve të tjera. Kush na katandisi në këtë farë derexheje?! A janë të kapur politikanët shqiptar me afera korruptive dhe dosjet e tyre i kanë në duar këta ambasadorë dhe sa herë që mundohen të ngrejnë kokë kundër tyre j’ua tundin këto dosje në hundë?! A ka shpjegim tjetër qëndrimi vasal i politikanëve tanë përballë tyre?! Unë mendoj se, diku janë të kapur që pranojnë të delegojnë pushtetin e tyre. Nuk e di mendimin tuaj miqtë e mi, por besoj se duhet të jemi në të njejtin mendim. Edhe mua faktori ndërkombëtar dhe Ambasadorët e huaj mi kanë sjellë zorrët në grykë, por si mua janë edhe shumë të tjerë, që te faktori ndërkombëtar nuk shikojnë asgjë, kjo për faktin se nga ngjarjet e fundit tek ne dhe me sjelljen brutale autokratike dhe cinike të kësaj qeverisje, nga faktori ndërkombëtar nuk pati ndonjë reagim të fortë për qëndrimet e njëanshme të kësaj pozite qeverisëse, por u mjaftua vetëm me disa deklarata të zbehta dhe të mefshta sa për të thënë, që neve reaguam, por nuk kemi ç’ti bëjmë Ramës.

Ky qëndrim i tyre na ben dyshues se faktori ndërkombëtar ëshë bërë palë me këtë mazhorancë, se përndryshe nuk ka si shpjegohet një gjë e tillë. Në një vend që i vetmi pushtet, që sot kontrollon gjithçka është ekzekutivi, pasi dy pushtetet e tjera nuk ekzistojnë realisht. Nuk ekziston as legjislativi dhe as gjyqësori. Dhe kjo është shumë e rrezikshme për një vend të ashtuquajtur demokratik, atëherë ku është ndryshimi nga regjimet totalitare. Edhe në regjimet totalitare ekzekutivi kontrollon gjithçka, vetëm me urdhra nga ekzekutivi vepron gjithë shteti, V.K.M të janë mbi të gjitha ligjet dhe zbatohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë duke mos llogaritur jo ligjin, po as kushtetutën. Atëherë ku janë pushtetet e tjera?! A egzistojnë?! Sot të gjitha pushtetet janë në një dorë, për neve që kemi jetuar edhe në kohën e diktaturës e bëjmë shumë mirë dallimin midis kohëve. As Enver Hoxha nuk kishte kaq shumë pushtet sa ka sot Kryeministri fjala e tij nuk diskutohet fare, por është ligj. Çdo gjë thotë ai vetë drejt mitizimit, Parlamenti dhe parlamentarizmi nuk egziston më. Një Parlamenti  i përbërë nga 122 deputetë nga 140, që është e detyrueshme me kushtetutë. Atëherë si votohen ligjet me shumicë të cilësuar dhe me 3/4 e deputetëve si përllogariten për 140 apo për 122 deputetë dhe a mund të jetë normale kjo?! Dhe kjo i ka dhënë efektet e veta ku Parlamenti qesharak prej 122 deputetësh me një opozitë të emëruar nga mazhoranca. Jo vetëm që votoi çdo ligj që binte ndesh me Kushtetuten e vendit. Por, bëri edhe ndryshime kushtetuese në një vend pa Gjykatë Kushtetuse. Duke mos marrë për bazë as sugjerimet e Komisionit të Venecias, që vete i kishte trumbetuar më të madhe. Kjo maxhorancë kur i vinin përshtat vendimeve të saj. Në të kundërt çdo vendimarrje tjetër që nuk ishte në favor të saj ishte për ta e pavlerë. Të ne pushteti ekzekutiv ka gjithçka me dorë. Pushteti legjslativ siç thamë “Parlamenti” nuk ekziston, por është kthyer vetëm në një foltore e këtij ekzekutivi. Pushteti gjyqësor nuk ekziston fare pasi vendi ka qenë pa Gjykate Kushtetuse dhe ligjet që bien ndesh me Kushtetutën nuk ka kush i kontrollon, pra nuk i nënshtrohen asnjë filtri dhe sa herë Presidenti i vendit i kthen si antishtetues fillon lufta e shfrenuar kundër tij jo vetëm e deputetëve socialiste, por hyjnë në korin e sharjeve edhe figura komike si Frrok Çupi me shokë. Në një vend anormal si yni, çdo gjë anormale, është normale. Shfaqjet komike janë nga më të bukurat.  Po domosdo në një vend që s’ka me as godinë, teatri, atëherë teatri i ka mbetur kësaj Qeverie që për këto 8 vjet ka bërë kaq shumë teatër me këtë popull sa asnjë trupë tjetër teatrale në botë. Por unë dua të ndalem pak te zgjedhjet. PS trumbeton me të madhe se shqiptarët janë të majtë dhe do votojnë për PS-në. Por po ti referohemi zgjedhjeve në Shqipëri një gjë e tillë rezulton të jetë gënjeshtër, por kjo lloj tymnaje patjetër që e ka një shpjegim, pra të ligjërojë manipulimin e zgjedhjeve. Por le të kthehemi mbrapa në kohë duke filluar nga zgjedhjet e 31 marsit te vitit 1991 ku fitoi Partia e Punes. 22 mars të viti ‘92 fitoi Partia Demokratike bindshëm. Në vitin 1996 fitoi PD pasi u larguan komisionerët e PS-së në orët e mbasdites duke e futur vendin në kolaps. Në 1997 e fiton PS-ja me armë. Në vitin 2001 PS-ja duke manipuluar votimet me Dushkun vodhi 10 deputete dhe u vetëquajt fituese. Në 2005 fiton PD-ja. Në 2009 fiton PD 70 mandate dhe qeveris me LSI-ne. Në vitin 2013 nuk fiton PD-ja, por nuk fiton as PS-ja. PS-ja me gjithë mobilizimin e saj fitoi vetëm 66 mandate. Kjo ishte fitorja me e madhe e saj. Dhe bëri koalicion me LSI-në, pra LSI-ja e solli në pushtet PS-në dhe ky është nje fakt i pakundërshtueshëm. Në zgjedhjet e 2017, PS-ja fitoi duke manipuluar zgjedhjet pasi jane dy dosje, që tregojnë manipulimin dhe sot janë nën hetim dosja 184 dhe 339. Atëherë kur i ka fituar zgjedhjet pastër PS-ja?!  Ku është qëllimi që e trumbentojnë me të madhë analistet dhe gazetarët e llogoreve?! Ata që nuk kanë fituar asnjëherë nuk duhet të flasin në emër të sovranit kushdo qofshin këta. Përse Shqipëria në çdo palë zgjedhje është gati në situatë lufte?! Përse duhet të ndodhi kështu, thua që këta politikanë mbrojnë idealet e tyre deri në vdekje. Apo mos mbrojnë deri në vdekje pasuritë e tyre të vëna nga abuzimi me pushtetin?!

Përsa i përket idealit të tyre shiptarët e dinë mirë për këta politikanë se çfarë ideali kanë. Shikojmë lëvizjet që bëjnë të ethshmit e pushtetit nga një forcë politike në një forcë tjetër vetëm e vetëm se duan pushtet. Sa lëvizjë janë bërë nga LSI për te PS. Kjo është lëvizje vlerash apo pazare të pista politike. Thua e hanë shqiptarët se këta politikanë kanë moral dhe ideal. Përse nuk ndryshohet modeli zgjedhor? Të bëhet mazhoritar ku çdo individ të vihet përballe elektoratit jo vetëm nëpërmjet përzgjedhjes partiake, por këtu do të peshoheshin edhe vlerat dhe cilësitë e veta individuale të kandidatit. Në qoftë se do të bëhej kështu atëherë të jeni të bindur miqtë e mi se parlamenti do të ishte shumë herë më cilësor do të ishte një parlament vlerash i përgjegjshëm në miratimin e ligjeve dhe nuk do të kishte vend kurrësesi për individë me të kaluar kriminale. Por një gjë e tillë nuk ju vjen përshtat kryetarëve të partive së atëherë ata bëhen të barabartë me të tjerët në garë dhe kjo gjë realisht i tremb sepse kryetarët e partive zhvishen nga pushteti brenda forcës së tyre. Pse thua ta kenë të vështire ta bëjnë një ndryshim të tillë? Përse asnje Kryetar Partie nuk del mbi vetveten, është e kuptushme se ju mungon vullneti dhe një gjë të tillë nuk do ta pranojnë kurrë, se duan që partinë ta udhëheqin me dorë të hekurt edhe sikur këta kryetarë të humbasin zgjedhjet. Kurrësesi nuk do pranojnë të humbasin partinë. Të nderuar Kryetarë Partish, nëse e doni vërtetë këtë vend të dilni njëherë mbi vetveten dhe ja lini forcën sovranit, dhe sovrani do të dijë t’iu vlerësojë realisht. Po nuk u bë një gjë e tillë nga ju të nderuar Kryetarë, ju që keni marrë në dorë fatet e vendit dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Në qoftë se ju nuk i beni apel vetes se ku po e çoni këtë vend, atëherë çfarë tjetër mund të pritet përveç kaosit dhe pasigurisë për të ardhmen. Kjo situatë po nuk u ndryshua, zvarritja jonë do të vazhdojë gjatë. Duhet me doemos të ndryshojë ky mentalitet. Rrotacioni i pushtetit duhet të jetë një gjë mëse normale dhe duhet të vijë nëpërmjet votës së lirë dhe jo nëpërmjet shtrembërimit të rezultateve zgjedhore. Edhe sikur të mendosh të vish në pushtet me zgjedhe të manipuluara ose me vota të vjedhura është kriminale dhe jo më ti manipulosh ose ti vjedhësh ato. Se në të kundërt kur manipulohen zgjedhjet shtrembërohet rezultati dhe vidhen votat. Atëherë çfarë mund të pritet nga qeveritë që vijnë në pushtet nga manipulimi dhe vjedhja e votës? Qeveritë e dala nga zgjedhje të vjedhura dhe të manipuluara e shikojnë pushtetin si mjet fitimi dhe jo si një detyrim per t’iu shërbyer qytetarëve. Pra, i gjithë pushteti vihet me funksion të tyre dhe kjo gjë duhet të ndalet një herë e mirë dhe me çdo lloj kostoje!