17 kilogramë heroinë në kamion, gjykata lë në burg shoferin 55-vjeçar

222
Sigal

Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg, 55-vjeçarin, S. Pajo shoferin e kamionit ku u sekuestruan 17 kilogramë heroinë.

Lënda narkotike u sekuestrua në portin e Durrësit pas një hetimi dhe aksioni të nisur nga policia e Shkodrës.

Droga ishte fshehur brenda një kamioni me targa shqiptare dhe që kishte si destinacion Malin e Zi. Mësohet se për një kontroll më të specializuar kamioni është shoqëruar në Portin e Durrësit, ku dhe rezultoi se ishte fshehur lënda narkotike.

Kujtojmë se kjo sasi e kapur droge, vjen jo më larg se një javë nga kapja e 300 kilogramë kokainë, në një kamion që kalonte tranzit në territorin shqiptar me destinacion Italinë.