Bashkim Koçi: Për shkencëtarin e bujqësisë shqiptare Llukan Tase

383
Sigal

 

Llukan Tase, ai që gjeti si të bënte “magjinë” e rritjes

Nga Bashkim Koçi

Jeta e njeriut, për aq sa jeton, shoqërohet nga procese ndryshimi, të cilët cilësisht varen nga përpjekjet që ai bën për të ndjekur hap pas hapi zhvillimet, progresin që pëson shoqëria në tërësi, por veçanërisht atë tëëmjedisitëëku ai jeton dhe punon. Në një farë mënyre ndryshimi në jetën e gjithësecilit shoqërohet me rritje, jo në kuptimin fizik, por edhe mendërisht, nga pikpamja intelektuale e krijuese. Shembujt për të argumentuar këtë çka po them nuk i ngjajnë njëri-tjetrit, ndryshojnë nga individi në individ, por ai i Prof. Llukan Tases, njeriut që gjeti sesi t’i bënte “magji” rritjes së personalitetit të tij nga pikëpamja shkencore e drejtuese, përbën atë që në gojën e popullit e gjen me fjalët “ bëj gjërat që ke frikë të bësh dhe mundja e frikës është e sigurt”.

Profesor Llukan Tase i përket dhe bën pjesë në “ushtrinë” e specialistëve të bujqësisë, të grupimit më të madh të kësaj dege të ekonomisë, siç janë agronomët, ku falë shkollimit, punës për të ndjekur progresin dhe inteligjencës së tij, arriti të lërë gjurmë aty ku ishte e vështirë,  sepse   rrugët për të lënë gjurmë nuk  ekzistonin.

 

“Prof. Llukan Tase ka qenë antar aktiv, gjatë gjithë jetës së tij, në disa këshilla shkencorë, duke ndikuar me punë të drejtëpërdrejtë për thellimin e kërkimit shkencor të institutive shkencore të bujqësisë të asaj kohe, të cilët ishin disa dhe të shpërndarë në mbarë vendin.”

Agronomi, drejtuesi i mirënjohur në sektorin e bujqësisë dhe pedagogu i shumë brezave specialistësh të rangut të mesëm dhe të lartë, Prof. Llukan Tase, u lind në Leskovik më 15 shtator të vitit 1935. Arsimimin e ndoqi rregullisht, pa ndalesa dhe nën kontroll të pandërprerë prindëror, duke e konsideruar shkollimin si një gjë të shenjtë, si diçka që ka në dorë të ardhmen. Shkollën 7-vjeçare e kreu në Tiranë, në kryeqytet, fakt që duhej vlerësuar si fillim i mbarë, sepse siç thuhet, ai është gjysma e punës. Por kjo mbarësi, nëse do ta konsideronim të tillë, i hapi rrugën që nxënësi me nota të shkëlqyera, Llukan Tase, t’i jepej mundësia për të filluar shkollën e mesme në Teknikumin Bujqësor në Kamëz, i cili sapo ishte ngritur, por që meqë ishte “i Tiranës”, aty u caktuan pedagogë të shkolluar jashtë vendit, nga më të mirët e kohës, ku midis  tyre shkëlqenin edhe emrat e Reshat Kosturit, Mustafa Shashaj, Oresti Ciko, Llazar Misja,  Abedin Çiçi etj.. Llukan Tase fillimin e shkollës për t’u përgatitur si specialist bujqësie nuk e nisi si një rrugëtim që ta kishte frikë, por si një hap që diku gjatë këtij rrugëtimi mund të përballej edhe me rreziqe, me punë që nuk kërkonin forcë fizike, por mend dhe fantazi krijuese, që këkonte besim se fitorja është në krah të atij që e beson të arritshme. Prova e pare iu dha sapo u diplomua specialist i mesëm. Dhe nuk ishte provë dosido, por nga ato që të vë në pozitë të vështirë. Më 1953,  posa kishte mbaruar teknikumin bujqësor, pa asnjë përvojë në punën shkencore, Llukan Tase  u emërua në bazat eksperimentale të Institutit të Kërkimeve Bujqësore “I.V. Miçurin” në Korçë. Ishte barrë e rëndë! Për tre vjet drejtoi punën shkencore në rrethin e Korçës me qendër në NB Maliq, duke e vlerësuar këtë detyrë si një investim të madh për të ardhmen e tij në formimin profesional. Studimet e kryera nga grupi që drejtonte shërbyen për zgjedhjen e kultivarëve më të mirë të grurit, misrit e panxhar sheqerit, si dhe për zgjidhjen e problemeve agroteknike, çka ndikoi në shtimin  e prodhimeve në Korçë e në ekonomi bujqësore të tjera të vendit.

Llukan Tase rrezikun më të madh e më të “pabesë” konsideronte qëndresën në vend, pra ndalesën për të vijuar studimet në shkollën e lartë. Gjë që nuk ndodhi. Madje do t’i shndriste fati, sepse as që i shkonte ndërmend se një ditë do të përzgjidhej për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Agronomisë në Akademinë Bujqësore të Bullgrisë, në Sofje.

Në kryeqytetin bullgar studenti Llukan Tase qëndroi plot pesë vjet (1956-1961), duke arritur atë çka kishte ëndërruar, të diplomohej agronom i lartë dhe, ca më shumë,ta mbaronte atë me rezultate të shkëlqyera. Por studenti nga Shqipëria u “diplomua” edhe për diçka tjetër gjatë periudhës që ndoqi studimet në Akademinë Bujqësore të Sofjes. Atij iu dha rasti të njihte dhe të shijonte kulturën, artin, letërsinë dhe shumë pasuri të tjera të kombit bullgar. Iu dha rasti, gjithashtu, të njihte historinë e gjallë të Shoqatave  Patriotike të Kolonive Shqiptare, të cilat zhvillonin veprimtari të shumta në kryeqytetin bullgar, nëSofje. Figura të shquara, si Jani Vruho, Thanas Tashko, Hamdi Ohri, Petro Nini Luarasi, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Kosta Trebicka e shumë të tjerë, u bënë pjesë, në mos “pedagogë të jashtëm”, për të përvetësuar  e parë me sy rrugën dhe përpjekjet e Rilindasve tanë nëpërmjet veprimtarive patriotike, por sidomos me botimet në gjuhën shqipe. Madje Prof. Llukan Tase, me bashkëautor Abdurrahim Myftiun, kanë përgatitur dhe botuar një libër dinjitoz, “Bullgaria dhe studentët shqiptarë”, në të cilin janë përmbledhur, veç sa thamë, edhe të gjithë ata studentë që studiuan në universitetet bullgare e që gjatë gjithë jetës kontribuan në zhvillimin e shumë sektorëve të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, si specialist, pedagogë e shkencëtarë.

Përfundimi me rezultate të shkëlqyera të Fakultetin të Agronomisë në Akademinë Bujqësore të Bullgarisë, në Sofje, Llukan Tase i kishte të hapura rrugët për të filluar punë aty ku kërkohej më shumë fuqia e mendjes, por edhe guximi  për të futur e bërë progres në fushën e aplikimit të të dhënave shkencore.  Ishte investimi i tij puna hulumtuese dhe përgatitja teorike  që ai të ishte formuar e të klasifikohej si specialist i nivelit të lartë. Dhe kjo e dhënë u bë shkak që ai për shumë vite të kryente vrojtime e studime, punë të mirëfilltë shkencore, sidomos në fushën e prodhimit të perimeve, ku ishte lauruar në shkollën e lartë në Sofje. Më pas, të gjithë këtë përvojë ai nuk e konsideroi si diçka të mbaruar në formimin si specialist e shkencëtar në fushën ku u caktua të ndiqte, por si fillim, si hapa “shtrimi”  për të arritur aty kur dikur kish patur frikë t’i bënte. Ishte ky formim, madje edhe nevoja për të çuar më tej rezultatet e arritura, që Llukan Tase të përzgjidhej për të bërë specializim më të thelluar në fushën e kultivimit të perimeve,  në Bullgari, Holandë, Francë e Itali. Broshurat, fletëpalosjet,  artikujt e botuar në organe shkencore si në Buletinin e Shkencave, revistën Bujqësia Shqiptare etj, treguan se ai nga viti në vit e rriti nivelin e tij shkencor e akademik.

Prof. Llukan Tase nuk ishte vetëm specialist i nivelit të lartë, por edhe një drejtues i zoti, që dinte të ishte mjeshtër i komunikimit me vartësit dhe i organizimit të punëve.Eshtë një fakt i cili flet shumë për këto cilësi të vyer të tij. Ai në Institutin e Perimeve dhe Patates në Tiranë drejtoi për 13 vjet(1977-1989), pa u shkëputur, sektorin e parë shkencor. Llukan Tase dinte të ishte pjesë e një ekipi qëkishte marë përsipër të kryente detyra të vështira e delikate. Ai ishte i aftë të zotëronte vetveten ndaj edhe arrinte të diktonte vullnetin e tij vartësve në punët që shpesh një gabim, në dukje i vogël, rrëzonte e bënte nul punën shkencore të disa viteve. Ndoshta kjo dhunti solli rastin që ai, veç punëve në sektorin shkencor, të ishte për një kohë të gjatëedhe në detyrën e zv/drejtorit të Institutit të Perimeve dhe Patates në Tiranë. Ky pozicion rrjedhimisht diktonte të jepje ndihmesën edhe në veprimtaritë e ndryshme  shkencore në shkallë vendi. Prof. Llukan Tase ka qenë antar aktiv, gjatë gjithë jetës sëtij, në disa këshilla shkencorë, duke ndikuar me punë të drejtëpërdrejtë për thellimin e kërkimit shkencor të institutive shkencore të bujqësisë të asaj kohe, të cilët ishin disa dhe të shpërndarë në mbarë vendin. Në të shumtët e rasteve këshillat dhe këshillimet për të tjerët, për “ata të fushës”, nuk bëheshin teorike, me mentalitetin e të qenit “mësues për të tjerët”, por duke i ndjekur gjërat në process, aty ku këshilla duhet të materializohej.

Sfida më e madhe dhe më e vështirë për specialistin Llukan Tase paskësh qenëndihmesa qëi duhej të jepte për rritjen e prodhimit të perimeve, domates, specit, patlixhanit, trangullit etj.në mjedise të mbrojtura.Për të përballuar nevojat e tregut me perime në të gjitha stinët e vitit ishte e domosdoshme shtimi i sipërfaqeve të serrave, shfrytëzimin e tyre në mënyrën më ekonomike.Kjo gjë ishte e ngutëshme, kërkesë nga më urgjentet për kryeqytetin, Tiranën.Të gjithë këtë punë voluminoze dhe me kërkesa të larta në zbatimin praktik, ndihmesa e Llukan Tases u përqëndrua në shpejtësinë e ndryshimit dhe ndikimit në tjetërsimin e furnizimit të tregut me perime.

Punët që lidhen me shkencën dhe me vrojtim-sinjalizimet janë kryesisht “të mbyllura” dhe qëtë komandojnë në sipërfaqe të kufizuara. Prof. Llukan Tase nuk mbeti skllav dhe i lidhur  pas eksperimenteve tërë jetën.  Shumë vite të veprimtarisë së tij ai i kaloi fushave, aty ku mbillej e korrej.Ai ka punuar dhe drejtuar prodhimin e gjerë në disa ekonomi bujqësorë të vendit. Për disa vjet drejtoi sektorin e perimeve  në Ndërmarrjen Bujqësore të Sukthit, e cila në atë kohë ishte furnizuesja mëe madhe e Tiranës dhe e Durrësit me perime tëtë gjitha llojeve. Më vonë, për shtatëtë vjet të tjera, kreu detyrën e kryespecialistit tëperimeve dhe më pas përgjegjës i seksionit tëbujqësisë në Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës.

Duke qënë i rrahur e përpjekur gati me të gjitha problemet që rrokte sektori i bujqësisë, Prof. Llukan Tase shfaqi aftësinë që të ishte mësimdhënës në institucionet mësimore të kohës, në sektorin e arsimit të mesëm e të lartë bujqësor. Për një periudhë dy vjeçare (1964-1966) ai ka qenë drejtor i shkollës sëmesme  Bujqësore në Golem të Kavajës, e cila në atë kohë ishte një nga institucionet më në zë për përgatitjen e kuadrove të aftë për bujqësisnë shqiptare. Në vitet 1968-1970, Llukan Tase punoi si pedagog dhe zv/përgjegjës i Kadedrës së Hortikulturës në ILB në Kamëz (sot UBT). Janë vitet kur ai, si edhe në periudhat e mëparëshme, dha ndihmesë të dukëshme, në vazhdimësi,  për të ndihmuar specialistët e bujqësisë në kërkimin shkencor, si udhëheqës  për marrjen e gradave dhe titujve shkencorë.

Gjatë kohës që punoi në bujqësi Prof. Llukan Tase botoi 12 libra, tekste dhe broshura në dobi të shkollës e të prodhimit të perimeve, si dhe artikuj në shtypin e përditshëm e atë periodik.Eshtë i pari specialist ikualifikuar për rritjen dhe mbarështimin e perimeve në vendin tonë, që mori gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”. Më pas iu dha titulli “Bashkëpuntor i Vjetër Shkencor”,  sotekuivalent me titullin Profesor.