Një eksperte gjumi tregon gabimin numër 1 që bëjnë njerëzit në shtrat kur s’po i zë gjumi!

246
Sigal

Të gjithë kanë netë kur thjesht s’mund të flenë. Edhe pas një dite të gjatë, mund t’ju ndodhë të shtriheni dhe të prisni me orë të tëra derisa t’ju zërë gjumi, por Rebecca Robbins, shkencëtare e asociuar, thotë se qëndrimi në shtrat kur nuk mund të flesh është gjëja më e keqe që mund të bësh për ciklin tënd të gjumit.

“Një nga gabimet më të mëdha që shumë prej nesh bëjnë, përfshirë edhe veten time, është se kur po përjetojmë vështirësi në gjumë, qëndrojmë në shtrat duke u kthyer para dhe mbrapa e duke menduar se nëse thjesht qëndrojmë aty pak më shumë, do ta vëmë veten në gjumë”, shprehet dr. Robbins.

“Në të vërtetë po bëjmë të kundërtën. Ne jemi duke kushtëzuar trurin tonë për të kuptuar se në shtrat është vendi ku ndodh pagjumësia. Nuk është një vend ku shkojmë për të fjetur, por përkundrazi, ku lëvizim e nuk gjejmë rehat.”

Shumica e njerëzve nuk flenë direkt sapo koka e tyre pret jastëkun, kështu që mos u ngrini nga shtrati nëse s’po flini menjëherë gjumë. Megjithatë, do e kuptoni vetë kur kjo të jetë “kauzë e humbur”.

“Një personi të çlodhur mirë do t’i duhet rreth 15 minuta për të fjetur. Kështu që edhe nëse do të kishit një sistem gjumi shumë të shëndetshëm, në të vërtetë duhet pak kohë për të fjetur ”, thotë Dr. Robbins. “Por nëse keni një vonesë problematike të gjumit, menjëherë në kohën kur ndjeni atë zërin që thotë: ‘Oh jo përsëri, jo përsëri. Nuk po më zë gjumi etj’, atëherë është pikërisht momenti kur duhet të çoheni dhe të filloni procesin nga e para”.

Dhe po, kjo mund të jetë e vështirë, veçanërisht nëse thjesht dëshironi të rehatoheni dhe të flini, por dr. Robbins thotë se ia vlen.

Vështirësitë e gjumit na ndodhin të gjithëve, dhe tani më shumë se kurrë, sepse po jetojmë në mes të një pandemie. Jeta jonë është ndryshuar plotësisht dhe gjumi është një funksion i asaj që ndodh gjatë ditëve tona. Vini re se kjo është plotësisht normale dhe kujdesuni për veten. Mos harroni se gjumi do vijë më lehtë mbrëmjen pasuese.