Xhelal Mziu:  Më 25 prill Sllova do të votojë PD-në

258
Sigal

Takim me strukturat e Partisë Demokratike seksionet Sllovë, Vleshë, Kallë, Zall Kalis. Po dalim nga një dimër i vështirë pasi dhe pandemia e ka vështirësuar edhe më shumë jetën e këtyre banorëve! Të gjitha fshatrat janë pa rrugë, më shumë pa drita se me to! Në tetë vjet asnjë investim, as nga Bashkia dhe as nga qeveria! Ne do të investojmë në bujqësi, do të ndihmojmë me skemat mbështetëse me grante, që Sllovës ti kthehet nami i pemtoreve të dikurshme me kumbull, mollë e qershi. Do të hapim vende pune që të rinjtë të mos largohen duke shpopulluar vendin. Do të hapim universitetin e Dibrës, që fëmijët e Sllovës dhe gjithë Dibrës të mos enden rrugëve të Shqipërisë, duke shkatërruar ekonominë familjare. Më 25 prill Sllova do të votojnë PD-në.