Komiteti nuk ndryshon masat, mbyllja po në orën 20:00. Mësimi vijon online

216
Sigal

Komiteti Teknik i Ekspertëve, është mbledhur këtë të enjte, ku bënë me dije se masat anti-covid nuk ndryshojnë, pasi për ta situata është nën kontroll në të gjithë vendin tonë, dhe vendosën që të zgjasin masat e marra më parë për të frenuar përhapjen e virusit dhe jo t’i ashpërsojë ato. Mbyllja do të jetë po në orën 20:00-06:00, mësimi në Universitete do të vijojë online dhe në 10 qytete mësimi online do të vijojë edhe për gjimnazet.

”Situata në vend është delikate dhe duhet të monitorohet. Shifrat tregojnë se ka qenë situatë e qëndrushme dhe kemi një tendencë ulje. Duhet të shohim. Kemi vënë re tendencë ulje për indikatorin R. Konkluzioni ishte që masat po japin efekt. Ndaj do të vazhdojmë të mbetemi aty. Masat që vazhdojnë të mbeten në fuqi është ajo e lëvizjes që nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Baret e restorantet do vijojnë të mbyllen në orën 20:00. Shkollat e mesme në ato vende që ishin dy javë më para do të jenë online. Universitetet do jenë online”,-tha zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico ka bërë një përpmbledhje të situatës së Covid-19 në Shqipëri. Ajo tha se 9% e rasteve pozitive me Covid-19 janë të moshave 15-54 vjeç. ”Mesatarja e javës së 7 ka pësuar një rënie, pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm, incidenca dy javore edhe pse mbetemi në një transmetim të komunitar të gjerë ka një tendencë ulje, moshat ka ndryshime dinamike, moshat 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve, por nëse do e vlerësojmë ndryshimin dinamik të mostrave nga dy javëshi pararendës nga mosha 15-54 janë 79% e rasteve të testuara pozitive. Ka një vlerë se prekja e këtyre moshave ka ndryshuar dhe mund të ndryshojë vetëm nëse do të jemi shumë të kujdesshëm, siç janë distancimi fizik. Apel për të qenë të qartë që ne nuk e kemi përfunduar këtë betejë. Fillimi i vaksinimit është si për të gjithë botën është fillimi i rrugëtimit për të parë dritën në fund të tunelit, por kjo nuk mund të na vetëkënaq”, tha Fico.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Brataj tha se fakti pozitiv është kontrolli i infeksionit. Sipas tij, ka a një ulje të numrave nga 2500 thirrje jemi tek 2200-2300 thirrje. ”Maksimumin me 15 ku ishin numri i shtrimeve me shumë. Nuk ka rritje progresive. Situata është nën kontroll. Në bazë të shifrave kemi numrat e saktë. Nëse do jetë e nevojshme edhe skenar të tjerë do të bëhen”.