U arrestua disa ditë më parë, KLGJ nis mbledhjen për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha

30
Sigal

KLGJ këtë të enjte është mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha të arrestuar para disa ditësh në Krujë.

Nënkryetari i KLGJ Maks Qoku është dhe drejtuesi i kësaj seance. Ndërkohë nuk është i pranishëm në seancë përfaqësuesi i Hoxhës, Ardian Visha.

Gjithashtu sipas porosisë së mbledhjes së kaluar është njoftuar magjistratja dhe drejtoria e përgjithshme e burgjeve, ku është kërkuar që të jetë prezentë dhe gjyqtarja Hoxha.

“Magjistratja ka bërë një deklaratë me shkrim që na ka ardhur ku thuhet se në seancën gjyqësore do të përfaqësohem nga avokati, por theksoj se seanca dëgjimore duhet të shtyhet për shkak të gjendjes e pozitës ku ndodhem. Por nuk dëshiroj të shoqërohem nesër”, huhet në deklaratën e gjyqtares.

Ndërkohë Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani është shprehur se kjo është një situatë shumë e ndërlikuar.

Është situatë delikate. Si Artur Metani e mirëkuptoj e nuk do doja kurrë të kishte një situatë të tillë, si kjo që po kalon magjistratja. Do i bëja thirrje të rishikonte këtë qëndrim sepse edhe sjellja dinjitoze është e rëndësishme në këtë proces.

Por si Inspektori i Lartë i drejtësisë më duhet të jem dhe jam i ftohtë ia kemi dhënë çdo mundësi magjistrates. Kam mirëkuptuar shtyrjet sepse e mirëkuptoj se një procedim disiplinor shkakton tronditje. Por procesi duhet të vijojë. Unë isha kundër shtyrjes edhe herën e kaluar.

Nuk jam dakord që të shtyhet, nuk e shoh si arsye të ligjshme, të paktën me aq sa dëgjova në këshill nga deklarata e saj. E para sepse magjistratja është njoftuar dhe vetë avokati gjithashtu është njohur. Mbase këshilli duhet ta kontaktojë që të kuptojë se pse nuk është ende këtu”, ka thënë Metani.

Ndërkohë kujtojmë se gjyqtarja Hoxha është arrestuar disa ditë më parë me urdhër të SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë të cilët dyshohet se po përgatisnin dokumentet për lirimin e një të burgosuri të dënuar me burgim të përjetshëm.