WikiLeaks /: Shpërthimet e Bankers-it, shkak për tërmetet dhe masakrën ndaj mjedisit, ujit dhe shtëpive

736
Bankers Petroleum (“Bankers”) / Ja cilat janë faktet siç i njohim ne duke nisur nga data e kësaj MEMO-je: Kronologjia e bashkangjitur për efekt të dokumentit. Shtojca N, na jep një pamje të plotë të ngjarjeve 

Përmbledhje e eventeve që rrethojnë dëmtimin mjedisor në fushat e naftës së Visokës

Datë: 12 Tetor, 2009
Për qëllime të kësaj mero-je do përdoren termat në vijim: Marrëveshja Petroleum midis IEC Visoka, Inc. (“IEC Visoka”) dhe Albpetrol, SH.A. (“Albpetrol”) që daton 3 Dhjetor, 2008 (“Marrëveshja IEC”); Licenca e Marrëveshjes midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, e përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (“AKBN”) dhe Albpetrol që daton më 2 Dhjetor, 2008 ( “Licenca IEC”); Termat fillestarë midis Albpetrol dhe IEC Visoka datojnë 29 Prill,2008 (“Termat fillestarë”); dhe Memorandumi i Mirëkuptimit midis paraardhësit të IEC Visoka në interes dhe Albpetrol që daton më 8 Tetor 2007 (“MOGU”).
Ja cilat janë faktet siç i njohim ne, duke nisur nga data e kësaj MEMO-je: Kronologjia e bashkangjitur për efekt të dokumentit Shtojca N, na jep një pamje të plotë të ngjarjeve që ndjekin:

1. Më 1 Janar 2008 Bankers Petroleum (“Bankers”) i drejtoi një letër Albpetrol- it duke kërkuar leje që të merrnin përsipër pusin 646, bashkë me puse të tjerë (shiko Shtojcën C). Pusi 646 është pus karbonati brenda fushës së naftës Visoka në “Zonën e Kontratës” së IEC Visoka (siç përshkruhet në Termat e Marrëveshjes, Marrëveshja IEC dhe Licenca IEC) (“Zona e Kontratës IEC”)

2. Në shkelje të plotë të rregullave të MOGU dhe Termave të Marrëveshjes, Albpetrol i dha leje Bankers- it që të merrte nën kontroll pusin 646 duke ditur shumë mirë që pusi 646 ishte brenda Zonës së Kontratës IEC. Ne kuptojmë që kjo leje u dha brenda të njëjtës javë që Bankers bëri kërkesën. 
3. Kemi mësuar se Bankers nuk filloi të injektonte ujë në pusin 646 deri pas Maj 2009. Në vend të kësaj për 17 muaj ata pompuan ilegalisht rreth 2,600 tonë (6.286 barrela për ton) naftë nga pusi 646.

4. Në Qershor të 2009, subsekuentë me ekzekutimin e Marrëveshjes IEC dhe Licencës IEC, Bankers filloi të injektonte ujë nga fusha e tyre në pusin 646, një sasi prej rreth 20 cisterna në ditë duke transportuar 20 tonë për ngarkesë sipas dëshmitarëve okularë në fushë. Ky fakt suportohet nga nivelet e papritura të ujit ekstremisht të larta në rezervuar të cilat nuk kanë qenë aty më parë. Gjithsesi, Bankers i raportoi Albpetrolit vetëm një sasi prej 28,000 metër kubikë ujë të injektuar.

5. Mesa duket Bankers ishin të vendosur se mund të rrisnin aftësinë e pusit 646 për të përthithur ujë të injektuar duke vendosur eksplozivë në rezervuarin IEC Visoka brenda Zonës së Kontratës IEC. Kemi zbuluar që një numër shpërthimesh, të shkaktuara nga Bankers, filluan në Qershor 2009, dy nga të cilat mund të maten nga komuniteti shkencor. Dimë që Bankers është përgjegjës për këto shpërthime bazuar mbi: faktin që ata kishin kontroll ekskluziv të pusit 646 pasi morën lejen; fakti që Bankers kishte roje të armatosura që mbronin pusin 646 (asnjë nga puset e tjerë që kontrollohet nga Bankers nuk ka roje të armatosura dhe shumica e kompanive ruajnë puset e naftës jo puset e injektimit me ujë); dhe dëshmitarë okularë konfirmojnë se rojet në pusin 646 kishin një farë kohe që gjendeshin aty dhe konfirmojnë se një kamion tjetër (i ndryshëm nga ai i injektimit të ujit) u shfaq në pusin 646 menjëherë përpara se shpërthimet të ndodhnin. Shpërthimi i parë kryesor ndodhi më 17 Korrik 2009, dhe një shpërthim i dytë kryesor në 4 Shtator 2009. Dëshmia u mor nga pronarët e shtëpive që raportuan se kishin dëgjuar dhe ndjerë shpërthime në fusha në këto data. Ata gjithashtu raportuan të kishin parë një lloj tjetër kamioni që drejtohej për në pusin 646 pak përpara shpërthimeve. Banorët raportuan se shtëpitë e tyre ishin dëmtuar dhe në ndryshim nga një tërmet “lëkundja” ishte vertikale dhe jo horizontale. “Toka u drodh lart- poshtë dhe jo anash” treguan ata. Më tej banorët raportuan se kishin dëgjuar e ndjerë shpërthime në 17 Korrik 2009 dhe 4 Shtator 2009, gjithashtu shpërthime të tjera më të vogla në data të tjera. U morën foto të shtëpive të dëmtuara dhe dëshmi të firmosura (shiko Shtojcën F). Pas shpërthimit kryesor në Korrik, pronarët e shtëpive nuk lejuan përkohësisht punëtorë e Bankers të shkonin në fushë (shiko Shtojcën G). Pronarët e shtëpive ishin të frikësuar nga seritë e shpërthimeve dhe kur shpërthimi i datës 4 Shtator 20009 ndodhi ata u larguan menjëherë nga shtëpitë e tyre duke u drejtuar menjëherë për në pusin 646. 5 banorë lokalë arritën brenda 2-3 minutave duke u drejtuar me britma punëtorëve të Bankers: “Çfarë keni bërë?”. Ata u përgjigjën duke thënë, se kishte ndodhur një shpërthim në pus. Brenda disa minutash një turmë prej 300 pronarësh shtëpish ishin mbledhur duke bllokuar rrugën. Shtypi u thirr dhe u gjend në vendngjarje brenda një ore. Një nga dëshmitarët që jetonte jo më shumë se 100 metra larg pusit 646 tha se shpërthimi ngjante si bubullimë dhe për disa minuta ndjente një lloj arome. Ai ndikoi se shtëpia e tij u lëkund lart- poshtë dhe jo horizontalisht në momentin e shpërthimit. Ai dhe banorët e tjerë e dinin që ishte një shpërthim dhe jo një tërmet siç shumica e tyre kishin dëshmuar vetë në të shkuarën. I njëjti dëshmitar pa një kamion, që njihej si kamion i Bankers, pjesa e pasme mbajtëse e materialeve e verdhë dhe pjesa e përparme e drejtimit e kuqe, i cili arriti në pusin 646 pak përpara shpërthimit dhe u largua në më pak se pesë minuta pas shpërthimit. Ai e ka parë këtë kamion të Bankers në fushë dhe më parë, e do të mundohet ti bëjë një foto për ne. Dëshmitarët gjithashtu raportuan se kishin parë barrela të mëdha të mbushura me pudër të bardhë rrotull pusit 646 dhe vende të tjera injektimi me ujë. Barrelat kishin të vendosura shenja të rrezikshmërisë. Ata nuk dinë se çfarë substance gjendej në barrela, por dinin se ku mbaheshin shumica e barelave të zbrazura. Ata do të mundohen të marrin provëza nga substanca e mbetur në barrela. Tani kemi tre individë që do mbledhin provëzat në fjalë përfshi këtu dhe informatorë të tjerë nga pusi 646 apo vendndodhje të tjera. Këto provëza do të përfshijnë dheun rreth pusit 646 (në rast se mund të mblidhet me siguri) dhe në sajtë të tjera injektimi të ujit. Ata po mundohen gjithashtu të identifikojnë dhe kontaktojnë personat që po punonin si roje sigurie në pusin 646 gjatë kohës së dy shpërthimeve të mëdha. Ata dinë që kompania e sigurisë e punësuar nga Bankers është një kompani shqiptare, por besojnë se punonjësit menaxhohen nga një i huaj. Ata kanë emrin e tij dhe ne po ndjekim këtë pistë. Deklarata e Bankers për shtypin mohoi të kishte pasur ndonjë shpërthim dhe e cilësoi ngjarjen si një nga tërmetet e shumta të Shqipërisë. Kompania më vonë na tha se banorët ishin vetëm njerëz përfitues që donin të fajësonin Bankers për dëmin e bërë në mënyrë që të merrnin para. 
6. ESMC- Qendra Mesdhetare Evropiane Sizmologjike tregon aktivitet sizmik për të dyja datat, përafërsisht në të njëjtën kohë në pikëpyetje në zonën tonë në koordinatat e Zonës së Kontratës IEC, por nuk tregon grafikë dhe nuk ka asnjë deklaratë mbi çështjen në fjalë (shiko Shtojca H.) Të dy shpërthimet u regjistruan përafërsisht në 3.1 deri në 3.2 shkallë Rihter. Z. Mezini shkoi në Institutin e Sizmologjisë në Tiranë të premten e 25 Shtatorit 2009 me qëllimin për të marrë një kopje të aktivitetit sizmik në datat që Visoka ndjeu dhe dëgjoi shpërthimin. Ne po mundohemi të vendosim nëse është regjistruar aktivitet sizmik për ato data dhe a është në linjë konsistente me shpërthimet. Z. Mezinit i thanë se Ministria kishte urdhëruar vulosjen e atyre regjistrimeve dhe se nuk mund të merrte një kopje. Pavarësisht përpjekjeve të ministrisë për ti mbajtur regjistrimet e fshehura, Z. Mezini arriti të merrte konfirmimin verbal që po kërkonim. Atij ju tha se në dy datat, 17 Korrik 2009 dhe 4 Shtator 2009 ekzakt në kohën që pronarët e shtëpive raportuan shpërthimin rreth orës 2 pasdite ishte regjistruar aktivitet sizmik -.1 -3.2 shkallë Rihter, por që nuk ishin tërmete. Më pas mësuam se Instituti Simziologjik I Tiranës i kishte raportuar këto dy incidente tek EMSC përpara se ministria të urdhëronte kyçjen e të dhënave (shiko paragrafin 16).

7. Për këtë situatë ne u vumë në dijeni më 11 Shtator 2009 dhe menjëherë dërguam inxhinierë për të investiguar pusin 646. Ata u ndaluan nga rojet e armatosura të Bankers, por ishin të aftë ta fotografonin në distancë. Gjatë udhëtimit për në fushë, si pronarët e shtëpive ashtu edhe stafi i Albpetrol u thanë inxhinierëve se Bankers kishte hequr pajisjet e injektimit nga pusi 646 një ditë përpara shpërthimit. 

8. Një inspektim nga inxhinierët tanë më 11 Shtator 2009 , i puseve të tjera të rrymës së pusit 646 zbuluan se një katastrofë serioze ambientale kishte ndodhur në pusin G44. Ky pus më herët jo aktiv tashmë po nxirrte masa të mëdha nafte dhe uji. Albpetrol na providoi informacion mbi të cilin ngrihen pikëpyetje duke e paraqitur pusin G44 si prodhues. 250-300 metra poshtë pusit G44 tubat gazsjellës janë të komprometuar dhe uji e gazi po dalin në një sasi prej 400- 450 metër kubikë për ditë në sipërfaqe të tokës duke u kthyer në një rrjedhë të vogël e cila derdhet në lumin Gjanica. Ishte një ndër frikërat tona që uji i nëntokës i cili përdorej nga banorët e fshatrave Visokë dhe Patos të jetë kontaminuar si rezultat i derdhjes së ujit që del nga pusi G44. Prandaj në 5 Shtator 2009 një ekspert mjedisor i certifikuar, Rita Moço, e cila tanimë punon për ne, u dërgua të mblidhte provëza nga G44 dhe cisternat filtruese që i përkasin Albpetrol për atë zonë në veçanti. Në 16 Shator 2009 provëza e ujit dhe të naftës u dërguan në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, laboratori kombëtar dhe zakonisht nuk pranonin kërkesa jashtë laboratorit, por Znj. Mocco është agjente mjedisore e certifikuar dhe ia doli të dërgonte provëzat për analizë. Analizimi u certifikua dhe vulosur për agjencinë shtetërore nga Drejtoresha e DALR. Ne morëm rezultatet e ujit dhe naftës nga Laboratori Kombëtar më 25 Shtator 2009. Rezultatet dhe një përkthim i raportimit të saj të pa firmosur janë të mbyllura në Shtojcën I. Znj. Dana dhe teknikët e saj të laboratorit ishin të alarmuar me nivelet e kontaminacionit në rezervuar dhe një raport preeliminiar të pafirmosur, Znj. Dana deklaroi se do nevojitej një pastrim i ujit. Ajo është e gatshme të firmosë zyrtarisht raportin kur investigimi të përfundojë. Raporti tregoi kloride të larta, pakësim të oksigjenit dhe jashtëzakonisht amoniak të lartë. 

9. Në 16 Shtator 2009 inxhinierët tanë morën një raport të Albpetrol që tregonte se pajisjet e matjes së gazit në pusin G44 tregonin papritur nivele të larta rekord si kurrë më parë (shiko Shtojcën J). Provëza të gazit u mblodhën nga ekspertët në një laborator në Kuçovë, të cilët besonin se gazi i panjohur nuk është gaz natyral. Provëzat janë të mbyllura në siguri teksa ne mundohemi të vendosim ku dhe si ti testojmë ato. 

10. Në 24 Shtator 2009, dy persona nga Laboratori Gjeologjik morën provëza të ujit dhe të naftës nga puset G44, G139, G67, G202, bashkë me vendndodhje të tjera dekantimi dhe lumin Gjanica. Morëm rezultatet e testeve të cilat janë edhe më alarmuese (shiko Shtojcën K) duke treguar nivele shumë më të larta të NH-4 (amoniak). Këto rezultate janë dërguar tek një kimist jashtë vendit në një përpjekje për të gjetur shkakun e mundshëm të këtyre niveleve gazi në një pus që zyrtarisht e ka NH-4 të barazuar me zero. 

11. Në 24 Shtator 2009, ne gjithashtu kishim përfaqësues nga Laboratori Kuçovë që morën provëza nga pusi G44. Raportet e Laboratorit Kuçovë mbërritën më 2 Tetor 2009, duke treguar kontaminim e pusit G44 me kloride të shumta, mungesë oksigjeni dhe amoniak shumë të theksuar (shiko Shtojcën L).

12. Në 24 Shtator 2009, Rita Moço gjithashtu mori disa provëza nga Instituti i Energjisë, Uji dhe Mjedisit në Tiranë. Ky laborator është nën patronazhin e Universitetit Politeknik të Tiranës për rreth një vit dhe përdoret nga Akademia e Shkencave. Provëzat e marra aty ishin nga 644, G139, G67, G109, G196 dhe G202. Ata gjithashtu morën provëza nga dy puse uji, M8 dhe M479. Ne shpresojmë ti marrim këto rezultate sa më shpejt.

13. Në 26 Shtator 2009 rezultatet kimike nga Laboratori Kombëtar ju paraqitën Dr. Profesor Niko Thomo i diplomuar në mekanikë kuantike, Kimi dhe Fizikë. Ai analizoi rezultatet pa dijeni të kurrfarë shpërthimi dhe tha, “Ky është 100% rezultati i një shpërthimi në rezervuar.” Ai nuk është i lidhur me IEC Visoka dhe nuk ka asnjë përfitim financiar nga ky konkluzion. 

14. Paulina dhe Rita u takuan me Znj. Dana të shtunën e 26 Shtatorit 2009 në Tiranë, pyetën nëse ajo kishte ndonjë teori mbi çfarë mund të kishte shkaktuar nivelet e larta të NO3 NO4 dhe COD. Ajo nuk dha ndonjë ide por u përgjigj, “Vërtetë çfarë?” Ajo kërkoi provëza të reja të ujit që rrethon tokën e puseve në zonë, provëza të cilat duheshin mbledhur nën procese mbledhjeje strikte. Paulina pyeti Znj. Dana se ku sugjeronte ajo ti testonim provëzat e gazit, pa i thënë që kishim zbuluar një gaz të panjohur në G44. Ajo tha që një departament tjetër në Laboratorin Kombëtar mund të ketë pajisjet e duhura, por kjo do të kërkonte një urdhër nga ministria. Për shkak se ne mendojmë se mund të ketë një mbulim të kësaj çështje në disa nivele qeverie ne nuk pranuam të kërkonim aprovimin e ministrisë. Provëzat e ujit të nëntokës u mblodhën dhe ju dërguan Znj. Dana në 3 Tetor 2009. Këto provëza përfshinin një nga pajisjet e dekantimit të Bankers dhe Albpetrol. Në po atë datë ajo erdhi dhe pa personalisht fushën. Rezultatet e ujit të nëntokës treguan se ai nuk ishte kontaminuar me kimikatet e evidentuara në ujin e marrë nga puset e naftës, por ishte kontaminuar në atë gjatësi saqë uji i nëntokës nuk duhej përdorur për pirje. 

15. Në 28 Shtator 2009, ne mësuam se Bankers kishte vite që injektonte ujë në një pusë tjetër që gjendej në Patos Marinzë dhe që fshati Sheqishte, i cili lokalizohej në rezervuarin e Patos Marinzës pretendonte se uji i tyre i nëntokës po kontaminohej nga uji që rridhte nga puset e Bankers duke shkaktuar një shkallë të lartë kanceri në popullatë. Kjo rrit nevojën urgjente për të testuar ujërat që rrjedhin nga G44 në fushën e Visokës. Ne dërguam ambientalistët tanë në fshatin Sheqishtë më 28 Shtator për të mbledhur provëza të ujit nëntokësor dhe “ujit që rridhte lirshëm” nga facilitetet dekantuese të Bankers aty pranë. Këto provëza ju dhanë znj. Dana në 3 Tetor 2009. Inxhinierët tanë konfirmuan se rrjedha që drejtohej në Lumin Gjanica ishte e kontaminuar. 

16. Znj. Mezini ju kërkua të kontaktonte një koleg tjetër i cili ishte Drejtori i Institutit Simziologjik të Tiranës deri në Janar të këtij viti, për të parë nëse mund të na jepte më shumë informacion. Pasi pa fotografi të shtëpive të dëmtuara të zonës, kolegu i tij, Prof. Shyqyri Aliaj, ishte në fakt kaq i shqetësuar sa na dha një kopje të raporteve sizmike të dërguara nga zyra e tij e mëparshme drejt Qendrës Mesdhetare Evropiane Sizmologjike në Strasburg (shiko Shtojcën M). Këto raporte nuk përmbajnë grafikët sizmikë, por japin kohën, vendndodhjen, intensitetin dhe raportime të “tërmeteve”. Pra Në fjalë të përgjithshme saktësonte thellësinë e epiqendrës e cila ishte 2 kilometra krahasuar me thellësinë normale në Shqipëri të 10- 15 kilometrave dhe më tej shkalla Richter regjistrohej 3.1 e 3.5 dhe intensiteti i tokës ishte 6. Këto tërmete nuk ishin një ndarje tektonike, thellësia ishte e cekët dhe fshatarët, sipas Raportit të Institutit Sizmik, ndjenë lëkundje vertikale. Ishte një dëm serioz shkaktuar në rreth 300 shtëpi. 
Z. Mezini shkoi në Institutin e Sizmologjisë në Tiranë të premten e 25 Shtatorit 2009 me qëllimin për të marrë një kopje të aktivitetit sizmik në datat që Visoka ndjeu dhe dëgjoi shpërthimin. Ne po mundohemi të vendosim nëse është regjistruar aktivitet sizmik për ato data dhe a është në linjë konsistente me shpërthimet. Z. Mezinit i thanë se Ministria kishte urdhëruar vulosjen e atyre regjistrimeve dhe se nuk mund të merrte një kopje.

Në 26 Shtator 2009 rezultatet kimike nga Laboratori Kombëtar ju paraqitën Dr. Profesor Niko Thomo i diplomuar në mekanikë kuantike, Kimi dhe Fizikë. Ai analizoi rezultatet pa dijeni të kurrfarë shpërthimi dhe tha, “Ky është 100% rezultati i një shpërthimi në rezervuar.”
Sigal