Merr flakë makina në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, katër të lënduar

67
Sigal

Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Shkak për zjarrin në mjet dyshohet të jetë bërë një defekt elektrik.

Ndërkohë që si pasojë e zjarrit kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 22:10, në aksin rrugor Lushnjë- Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, dyshohet për shkak të një defekti në mjet, ka marë flak në ecje e sipër automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin E. K., 19 vjeç, ku si pasojë e flakëve kanë marë djegie në trup drejtuesi i mjetit si dhe tre pasagjerët që ishin në mjet, shtetasit A. S., 21 vjeç, Gj. Xh., 19 vjeç, dhe F. Xh., 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.