Avnija Hafuzi: Lartësimi i Shenjtores Nënë Tereza në Hungari

309
Sigal

Avnija Hafuzi, Konsulli i Nderit të Shqipërisë në Hungari,  ka bwrw me dije se : Në vazhdim të punëve të mia si veprimtar modest i çështjes sonë kombëtare dhe në cilësinë e Konsullit të Nderit të Shqipërisë, në një të ardhme të afërt, në bashkëpunim me Famullinë Zemra e Krishtit të qytetit të Ajkës dhe konkretisht të famulltarit z.Bakos Frigyes, me qëllim lartësimin e mëtejshëm të figurës madhështore të Shenjtores sonë Nënë Tereza , do të realizojmë vendosjen e një pllake përkujtimore në murin e kësaj kishe. Në këtë pllakë do të jetë i shkruar himni i Nënë Terezës (fjalët himn të saj). Për datën e këtij përurimi do t’ju ve në dijeni sapo të caktohet. Do të ishte në nderin e kombit tonë, që në këtë inaugurim të ketë një pjesëmarrje masive të bashkatdhetarëve tanë që punojnë e jetojnë në Hungari. Jam duke bërë përpjekjet e mia që një pllakë e tillë përkujtimore të vendoset edhe në qytetin e Pecsit Gjithashtu, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit Eger, jemi duke punuar për të bërë të mundur vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtar në sheshin Skanderbeg të këtij qyteti, ku, bashkë me shumë prej vëllezërve tanë me banim në Hungari, kemi shkuar disa herë .