“Rally Albania 2021”, një nga garat  më emocionuese në trojet shqiptare

502
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Një nga garat  më emocionuese në trojet Shqiptare, plot 24, e ndarë në 5 etapa. Një super adrenalinë me spektaklin e makinave sportive, duke nisur xhiron e tyre që nga fushat, maleve kodrat,  ndërsa sfidojnë terrenet e vështira me mjeshtërinë e pilotimit dhe shpejtësi.

Është një garë e rëndësishme  se ka sportistë, por edhe amatorë që pëlqejnë këtë sport, makinë, fuoristrada, motorr fuoristrada dhe një makinë e modifikuar ‘SSV’. Ka shumë të huaj, flitet në të gjitha gjuhët, merremi vesh me anë të shenjave, e rëndësishme është e nisëm në këtë qytet për herë të parë pas 16 vitesh dhe donim një vend kaq të madh, me kaq shumë vendparkimi. Ka djem dhe vajza jo vetëm me makinë, por edhe motorr. Kërkon një përgatitje fizike.

Julinda Dhamo, organizatorja e “Rally Albania 2021”

Garë, por edhe një promovuese shumë e mirë e turizmit. Fakti që kjo garë rritet çdo vit e më shumë, tregon që ka një qasje shumë të mirë te të gjithë garuesit. Garuesit vijnë dhe me pushime këtu me familjen. Është gara më e madhe në Ballkan. Kjo garë shërben dhe për imazhin e Shqipërisë në sytë e të huajve, e ndërsa tha se ka tërhequr jo pak vëmendjen e pushuesve në Vlorë. Kjo është gara me pjesëmarrjen më të madhe deti tani, janë 17 vite garë, shumë të rinj që vijnë, kanë përshtypje ndryshe nga ato që kemi dëgjuar, mjafton që të kemi kapacitete hotelesh që të kenë mundësinë të flenë. Vijnë qytetarët dhe shohin mjetet dhe ka një interes shumë të madh, kemi ndihmën e të gjithë institucioneve.