Politika nxiton të pastrojë paratë korruptive

222
Sigal

Mbi 21 zyrtarë bien në rrjetë teksa ILDKPKI edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave fshehin emrat e përfshirë në pastrim parash dhe kjo e bën shumë të lehtë mbylljen e hetimit nga ana e prokurorisë. Në gjithë këto vite për fshehje pasurie dhe pastrim parash nuk është dënuar asnjë zyrtar, pasi dosjet mbyllen në mënyrë të fshehtë, pa shkuar në gjykatë

 

Ajo që bie në sy është se njësoj si Inspektorati Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave nuk publikon emrat që janë përfshirë në pastrim parash. Kjo e bën shumë të lehtë mbylljen e hetimit për ta nga ana e prokurorisë. Në gjithë këto vite vetëm Adriatik Llalla është dënuar për fshehje pasurie, ndërkohë për pastrim parash nuk është dënuar asnjë zyrtar…

Drejtoria e Pastrimit të Parave ka zbuluar se 21 zyrtarë të lartë janë të zhytur në pastrim parash. Në raportin vjetor të punës për vitin që lamë pas, theksohet se ka pasur 258 raste të dyshuar për pastrim parash, ku në 21 prej tyre janë investuar para, që vijnë nga korrupsioni, shpërdorimi i detyrës apo lidhjet politike. “Edhe për vitin 2021 numrin më të lartë të veprimtarive kriminale, për të cilat është bërë i mundur identifikimi i lidhjes me veprën e origjinës e zënë krimet në fushën narkotike, e më tej nga mashtrimi, shpërdorim detyre / korrupsion / dyshim për ushtrimi të ndikimit të paligjshëm, veprime / investime nga grupe kriminale, etj”,- thekson raporti.

Por ajo që bie në sy është se njësoj si Inspektoriati Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave nuk publikon emrat që janë përfshirë në pastrim parash. Kjo e bën shumë të lehtë mbylljen e hetimit për ta nga ana e prokurorisë. Në gjithë këto vite vetëm Adriatik Llalla është dënuar për fshehje pasurie, ndërkohë për pastrim parash nuk është dënuar asnjë zyrtar. Kjo pasi dosjet pasi shkojnë në polici apo prokurori mbyllen në mënyrë të fshehtë.

Në raport janë dhënë dhe disa shembuj se si personat e lidhur politikisht janë zhytur në pastrim parash. “Në gusht 2021, shtetasi A me profil biznesmen, i dha hua shumën 70.000 USD një funksionari shtetëror shtetasit B, i cili e ka garantuar shlyerjen e huasë me hipotekimin e një pasurie të paluajtshme të llojit truall në pronësi të tij. Në burime të hapura informacioni ka të dhëna se shtetasi A është arrestuar disa vite më parë i akuzuar për vepra penale në fushën fiskale. Gjithashtu u konstatua një lidhje indirekte (konflikt interesi) ndërmjet objektit të veprimtarisë së subjektit tregtar të shtetasit A dhe fushës së veprimtarisë së institucionit ku ushtron detyrën shtetasi B. Në shtator 2021, shtetasi B i ka tërhequr cash fondet e marra hua (70.000 USD) nga llogaria e tij bankare dhe ia ka dhënë cash (dorazi) një të afërmit të tij pensionist, shtetasit X në formë mbështetje financiare. Ky i fundit, brenda të njëjtës ditë i ka depozituar fondet në llogarinë bankare të një shoqërie ndërtimi me të cilën disa muaj më parë, shtetasi X kishte lidhur një kontratë porosie me qëllim blerjen e një njësie tregtare në Tiranë. Vlera e kontratës është 150.000 USD dhe palët kanë rënë dakord që pagesa e vlerës totale të pasurisë të bëhej me këste”-, thekson raporti.

Një tjetër rast që ka zbuluar DPPPP është se një ish-person i lidhur politikisht dhe bashkëjetuesja e tij kanë kanë lidhur një kontratë noteriale me një kompani ndërtimi për shkëmbim të 2 pasurive të paluajtshme të llojit apartament në emër të përbashkët të tyre, me një vilë në një kompleks ndërtimor në një zonë të njohur rezidenciale.

Apartamentet (sipërfaqe totale prej 130 m2 ) sipas pamfletit me të cilat u këmbyen ndodheshin në një zonë periferike të blera dy vite më pare, ndërsa zyrtari ishte ende në detyrë. Vlera e deklaruar e blerjes së tyre ishte 80,000 GBP, ku 80% e shumës e financuar me kredi bankare dhe pjesa tjetër nga kursimet. Pas blerjes apartamentet u rivlerësuan me vlerë tregu 110.000 GBP. Në kuadër të këtij shkëmbimi pasurish midis shtetasve dhe shoqërisë së ndërtimit ishte rënë dakord që do të paguhej vlera shtesë prej 120.000 GBP, e cila do të mbulohej me marrjen e një kredie bankare me këst mujor 1.000 GBP.

Ndërkohë vila e përfituar nga këmbimi me një sipërfaqe 350 m2 u vendos kolateral në funksion të marrjes së kredisë së re dhe u vlerësua sipas çmimit të tregut 400.000 GBP. Nga verifikimet e kryera mbi burimin e fondeve të tyre, u vunë re rënie të ardhurave personale dhe të aktivitetit tregtar të bashkëjetueses së ish-funksionarit çka ka ngritur dyshime se kemi të bëjmë me pastrim parash.Ajo që bie në sy është se nuk publikohen emrat dhe mes tyre mund të ketë deputetë, ministra, ish-ministra dhe funksionarë të tjerë. Por të gjithë në fund ja hedhin paq.