Ahmet Qeriqi: Si dha urdhër Rankoviçi për të vrarë Bardhok Bibën, cucat e malësisë, mësuesin Ndrec Ndue Gjoka

28
Sigal

Mirdita gjatë shekujve u shtyp nga shumë pushtues mizor. Posa ajo merrte veten, rritej, zhvillohej dhe lulëzonte, prapë binte në pozitë të vështirë. Por ajo kurrë nuk u gjunjëzua. Malësorët trima të Mirditës kurrë nuk i lëshuan armët për të luftuar për tokën, atdheun dhe lirinë e Shqipërisë. Ky përshkrim i Mirditës është i tëri i njëjtë me përshkrimin e jetës dhe veprimtarisë së kolosit, atdhetarit, pishtarit të dijes , mësuesit të shkronjave, dhe mësuesit të popullit  Ndrecë Ndue Gjoka. Prandaj çdo përshkrim i Mirditës është po ai përshkrim i këtij kolosi të madh, i cili kurrë nuk u gjunjëzua, as nga pushtuesit, as nga varfëria për të ndritur mbi të gjitha kullat dhe shkrepat e Mirditës. Prandaj në historinë e Mirditës dhe Shqipërisë vend tejet të rëndësishëm ze mësuesi i popullit Ndrecë Ndue Gjoka. Ndrecë Ndue Gjoka u lind më 1919 në fshatin Bisak të Fanit (rrethi i Mirditës). U rrit në kushte jashtëzakonisht të vështira sikurse shumica e moshatarëve të tij të varfër të Mirditës. Pra, këtij vogëlushi, për fat të keq i ra të rritet në kushte të mjerimit që të përkujtonin legjendën e Migjenit – atë të misrit; mungesën e vajgurit, të kripës, të opingave…

Kalitja e tij me tërë virtytet e një burri të kohës u bë në Bisakun e tij të lindjes , që ishte një kështjellë Odash e trimërisë, dhe bujarisë së kohës. Ai posa i mbushi moshën shtat vjeçare sikur u mishërua me shkollën dhe alfabetin, i cili ju bë rrugë përshkrim i jetës së tij, për të ja mësuar të tjerëve. Kështu Ndrecë Ndue Gjoka u vendos me banim në konviktin shkollor, që mbante emrin “Mirdita” në Orosh, çerdhe kjo që grumbullonte nga tetë fëmijë për bajrak, domethënë rreth dyzet prej tyre, të cilët qenë fëmijë fisesh nga derë të njohura. Pra, Ndreca mësimet e para të shkollimit fillestar i mori në Orosh , mësime të cilat shëndrriten gjatë tërë jetës; më pas në krijimtarinë e tij. Këtu ai vuri kontaktet e para si fëmijë me Bardhok Bibën , me të cilin nuk u nda deri në vdekje. Mësuesit e kësaj shkolle ku Ndreca i merrte dituritë, vërejtën se ky vogëlush është inteligjent, djalosh i zgjuar dhe i shkathtë. Shkruante bukur dhe zhvillonte me kujdes në veçanti lëndën e aritmetikës. Ai kishte fituar një besim të veçantë tek mësuesit të cilët bënë çmos që ai t’i vazhdojë mësimet e larta në shkollën Normale të Elbasanit. Kështu Ndreca përpos që angazhohej me gjithë shpirt në procesin edukativo-mësimor mjaft aktiv ishte edhe në aktivitete të tjera jashtë mësimore që zhvilloheshin në shkollë.

Duke qenë nxënës i dalluar, i kujdesshëm dhe i shkathtë në punë, ai shumë shpejt u afirmua në mesin e shokëve të klasës dhe të shkollës. Shkolla Normale e Elbasanit atëherë drejtohej nga pedagogu, studiuesi dhe atdhetari i devotshëm, Aleksandër Xhuvani, dhe disa të tjerë të cilët ndikuan dukshëm në ngritjen e Ndrecës si individ me përcaktime të qarta. Kur Ndreca ishte nxënës shkolle këtu edhe u formua shoqata atdhetare Naim Frashëri në të cilën ai me përkushtim të madh punoi. Në këtë shkollë Normale të Elbasanit e njohur për tradita atdhetare, dhe vatër e shquar e përgatitjes së intelektualëve të përhapjes së dritës dhe të arsimit në popull. Në vitin 1939 Ndreca diplomohet si mësues. Po atë vit ai largohet nga Elbasani i aftësuar për ta vazhduar detyrën e shenjtë të mësuesisë, me një nivel shkencor dhe pedagogjik mjaft të mirë. Ai në Shkollën Normale të Elbasanit kishte përvetësuar mjaft pikëpamje të avancuara të kohës, të psikologjisë dhe të pedagogjisë së A. Xhuvanit, drejtorit, shkencëtarit dhe pedagogut të kësaj shkolle. Ndrecë Ndue Gjoka pasi qëndron disa kohë pa punë, në vitin 1940 emërohet mësues në fshatin Linaj të rrethit të Shkodrës. Ai edhe pse nË moshën njëzet vjeçare, ngjitej bjeshkëve me çantën të mbushur lapsa dhe fletore. Me ata pak lapsa e fletore, ai kalonte maleve nga fshati në fshat, ndizte zemrat e vogëlushëve malësorë, duke ju mësuar dhe shti ne zemër shkrim- leximin. Ai mblidhte vocërrakët edhe në kasollet e mbuluara me kashtë. Në dërrasën e nxirë me tym pishe ai me shkronjat e tij do të shëndrriste si rreze dielli për ta mbuluar errësirën. Dhe, nga bashkimi i atyre shkronjave lindte një fjalë e madhërishme si shkëlqimi i diellit. Pas punës njëvjeçare në shkollën fillore në Linaj të rrethit të Shkodrës, me urdhrin e Ministrisë së Arsimit së Shqipërisë, bashkë me shumë mësues të tjerë nga Shqipëria edhe mësuesi Ndrecë Ndue Gjoka u emërua mësues në shkollat kombëtare në Kosovë.

Qëllimi i dërgimit të këtyre mësuesve ishte që të ndihmohej arsimi kombëtar Shqiptar në Kosovë.

Vendimet mbi dërgimin e këtyre mësuesve nga Shqipëria ishin të nënshkruara nga shkrimtari, pedagogu dhe atdhetari i devotshëm Ernest Koliqi, i cili në atë kohë ishte ministër i Arsimit të Shqipërisë. Pra, ky veprim kryesisht u bë me iniciativën e tij, i cili mirë ishte i njohur për pozitën e vështirë të arsimit shqip në Kosovë. Emërimi i tij u be pikërisht në Shkollën prej guri ne rrethin e Lugut të Drinit të bardhë, pikërisht në fshatin Zllakuqan që atëherë i takonte prefekturës së Istogut . Ky fshat dhe mjedis njihej anë e kënd vendit për atë se kishte sakrifikuar shumë për dije, që nga shkolla e parë e Shtjefen Gjeçovit e hapur në qelin e Kishës, me 25 korrik 1897 nga vetë frati i devotshëm At Shtjefen Gjeçovi . Kjo rrethinë tani kishte bërë traditë përpjekjet dhe përkushtimin për mësim dhe dije. Me ardhjen e Ndrecë Ndue Gjokës kjo anë edhe një herë shpërtheu me tërë vlugun e saj për arsimim dhe vetëdijësim Kombëtar . Kjo vatër tani sikur shendrriti si kurrë më parë dhe Ndrec Ndue Gjoka ishte trashëguesi nga martirët e parë të kësaj shkolle si Shtjefën Gjeçovi, At. Papsi, At Engjëll Palaj , Ndue Vorfi. Dhe për një kohë shumë të shkurtë Ndrec Ndue Gjoka, I cili u bë njeriu më i dashur neë fshat dhe tërë rrethinë. Kërkesa për mësues në këtë fshat u bë pikërisht nga këshilltarët e rretheve që ishin formuar në këto anë, pikërisht nga Tun Deda kryetar rrethi në Zllakuqan dhe Markë Laskaj sekretar. Po kësoj kërkese u bë edhe nga kryetari i rrethit në fshatin Budisalc Ndue Perlleshi. Këto përpjekje sollën edhe mësuesin tjetër Prek Kaçin nga Shkodra që u vendos në shkollën tjetër në Budisals. Edhe pse mbisundonin forcat fashiste e sidomos ato italiane , në këto treva u formuan këshilla rrethi me qëllim që popullata ta marër veten dhe përmes njerëzve eminent që kishte mjeruar edhe të j’ua ndalojë hovin synimeve Beglerve, që përmes sistemit fashist tani mendonin të kthenin në këto anë dhe popullatën ta zhveshin nga pronësia e tyre. Por për të gjitha këto këshilla parësore ishte arsimimi i rrethit. Por organizimi i këtyre këshillave nuk shihej në sy të mirë nga qarqet fashiste, dhe tentimet e disa herësh veç e provokuan situatën. Ne rrethin edhe u ndie nevoja që të përgatitej edhe një organizim më i mirëfilltë dhe pikërisht në udhëheqjen e Ndrecë Ndue Gjokës u formua Këshilli Antifashist për të cilën qenë njoftuar edhe kryetarët e rretheve Tunë Deda dhe në veçanti Ndue Perlleshi, që ishte njeriu më eminente i kësaj ane. Ndrecë Ndue Gjoka ishte mjaft i dashur për nxënësit, mjaft i afërt për rrethin dhe pothuaj tani ishte shtyllë qendrore e te gjitha ndryshimeve qe zhvilloheshin ne rrethin. Njerëzit e tij me te dashur te Zemrës me te cilët aj jetonte punonte dhe vepronte ishin , vete kryetari i rrethit Tunë dhe Marjan Dedaj, pastaj Nikoll Mrijaj,Markë Laskaj ,Uke Bekaj, Mhill Ndrecaj,Pjetër Jaku, Gjon Lleshi , Gjon Frroku ,Pjetër dhe Prek Gjergji etj etj. Por evalvimi fashist Italian shpesh do ti binte ne gjurmë aktiviteteve te tij dhe një dite ne mënyrën mizore atë mizorisht e arrestoi ne orën mësimore mu para nxënësve te tij. Ai nga aty u dërgua ne qarqet italiane ne Pejë dhe me pas internohet ne Shkodër, burg te cilit aj arriti ti ik me 27 tetor 1944 pas se cilës ikje aje aktivitetin e vet për shumë kohë e zhvilloi ne rrethin e Mirditës kryesisht ne fshatrat malore . Mirditasit e dinin rendësin e këtij pishtari dhe do ta mbanin fshehur me muaj te ter. Gjate ter asaj kohe Ndrecë Ndue Gjoka nuk pushoi asnjëherë ne punën e tij duke ber te pamundurën qe fëmijëve tu mësoi shkrim dhe lexim. Në këtë zonë me kontributin e tij u hapën 50 shkolla dhe tani Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka, gjithë kohen e do te  ia kushtoi rrugëtimit të vështirë dhe të shenjtë të shkronjave shqipe duke ndjekur me besnikëri rrugën e traditës së mësuesve atdhetarë, të cilët edhe u martirizuan për këto ideale. Por vitet 1945/46 sollën vështirësi shumë te mëdha ne ter Shqipërinë dhe ne Mirditën ku Ndrecë Ndue Gjoka punonte. Ai tani pos barrës fashiste ter përkushtimin do ta bënte ne drejtim te luftës për bashkim kombëtar , dhe kundër sistemit komunist që i përkrahur nga sllavët dhe boloshovikët me ter mizorin e tij po lëshonte rrënjë në Shqipëri. Duke qenë në këtë shënjestër Mësuesi i Popullit Ndrecë Ndue Gjoka u vra më 17 janar 1946 mbi bjeshkët e larta të Fanit, nga forcat e errëta që rrënjët pa tjetër do t’i kenë në regjimin Komunist dhe spiunët komunistë Jugosllav. Të dhëna mjaft të përfolura japin edhe një të dhënë mjaft rënqethëse për këtë vrasje që vite me radhë mbeti enigmatike. Diplomati Ziko Sharkiq kishte marrë detyra nga Këshilli i Frontit i shtetit jugosllav i krijuar në qytetin e Shkodrës, ku bënin pjesë katër anëtar të këtij këshilli, që merrte udhëzime drejtpërdrejt nga Rankoviçi, këta ishin; Ahmet Bratoviçi, Brahim Perkoviçi, apo Halit Gjergjeviç? diversanti. “Rankoviçi iu dha urdhër për të vra Bardhok Bibën, cucat e malësisë, mësuesin Ndrec Ndue Gjoka, si dhe djegien e sharrave në Kryezi në Pukë ishte përsëri Rankoviçi që dha urdhër .