Rritja e borxhit, minë me sahat për ekonominë e shqiptarëve

91
Sigal

PPP, Investititorët Strategjikë, miliardat e rrugëve që po shkojnë drejt greminës, rrogat epatronazhistëve etj po falimentojnë vendin. Shifrat tregojnë se: Borxhi në fund të vitit 2013 ishte 6.3 miliard Euro, ndërsa në 2023 arriti 13.1 miliard Euro. Borxhi për banorë në 2013 ishte 2176 Euro, ndërsa në 2023 arriti 4571 Euro. PBB të 2013 me 2023, për t’i bërë të krahasueshëm duhet t’i vlerësojmë me të njëjtin kurs këmbimi. Flasin ekspertët: Po me 6 miliardë euro taksa shtesë që rëndojnë mbi qytetarët ç’u bë ?

Rritja e borxhit, minë me sahat për të ardhmen e shqiptarëve

Qeveria ndër vite ka parashikuar t’i bëjnë gropën Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë duke planifikuar vjedhje me pasoja katastrofike për vendin.  Ku si fillim kostoja përmes skemës mafioze të PPP-ve, rriti borxhin në kurriz të shqiptarëve dhe të fëmijëve të tyre, dhe  janë një minë me sahat në ekonominë e vendit. Pasi paratë e shqiptarëve, në vend që të shkojnë për arsimin, spitalet, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjes së cilësisë së jetesës,  shkojnë në xhepat e një grushti oligarkësh për t’u ndarë më pas me qeveritarët. Kjo skemë e kobshme ka çuar nivelin e borxhit publik në nivelin më të rrezikshëm. Vjedhja qeveritare rëndon në dy drejtime, në rritjen e borxhit për shqiptarët në vitit e ardhshme dhe rrënimin e buxhetit të sotëm.Si rrjedhojë e korrupsionit të frikshëm, siç është theksuar edhe në raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, investitorët e huaj janë larguar.Ja statistikat sipas ekspertëve lidhur me rritjen e borxhit, ku borxhi për banor në fund të vitit 2013 ishte 2176 Euro, ndërsa në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023 ishte 4571 Euro, ose me një rritje po 2.1 herë.

  • Dr. Petraq Milo: Borxhi për frymë në 2023 arrin 4571 Euro

 Sipas të dhënave të Ministrisë se Financave borxhi në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023 është 64.01% e PBB, duke u konsideruar një “sukses”. Por po të bëjmë një krahasim me fund vitin 2023, rezulton se :

  1. Borxhi në fund të vitit 2013 ishte 6.3 miliard Euro, ndërsa në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023 ishte 13.1 miliard Euro, me një rritje në rreth 2.1 herë.
  2. Borxhi për banorë në fund të vitit 2013 ishte 2176 Euro, ndërsa në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023 ishte 4571 Euro, ose me një rritje po 2.1 herë.

Ndërsa në % të PBB megjithse ka një rënie të lehtë, nga 65.53% e PBB në vitin 2013, në 64.01% e PBB në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023, duhet t’i vlerësojmë me të njëjtin kurs këmbimi, për t’i bërë të krahasueshëm. Nga ky krahasim borxhi në vitin 2023 rezulton të jetë shumë më i lartë. Në vitin 2013 vendi ka pasur 6.3 miliard Euro borxh, ku 2.6 miliardë Euro borxh i jashtëm dhe 3.7 miliardë Euro borxh i brendshëm. Në vitin 2013 borxhi i jashtëm, i konvertuar në  Lekë është bërë me kursin 140.1 Leke / Euro.  Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023 vendi ka 6.03 miliard Euro borxh të jashtëm dhe 7.04 miliard Euro borxh të brendshëm. Konvertimi i borxhit të jashtëm në Lekë është bërë me kursin aktual 106.63 Lekë/Euro. Për t’i bërë të krahasueshme periudhat, me një konvertim me kursin e fundit të vitit 2013 në 140.1 lekë /euro të borxhit të jashtëm bashkë me borxhin e brëndshëm, niveli total i borxhit do të rezultonte në 73.2% e PBB në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023. Prandaj sa kohë që kursi është i luhatshëm, mirë do të ishte që për transparencë për publikun, të raportohej dhe ndryshimi i stokut të borxhit në Euro si dhe borxhi në Euro për frymë/banor.

  • Dorian Teliti: Ç’u bë me 6 miliardë euro taksa shtesë ?

Një arsye më shumë për të protestuar në 20 shkurt! Dhjetor 2013: Një ndër vendimet e para të qeverisë Rama ishte pikërisht rritja stratosferike e taksave e tatimeve në Shqipëri, përfshirë këtu edhe implementimin e taksimit progresiv apo taksën e qarkullimit. Fakt: Në 11 vite, kemi paguar në total plot 6 miliardë euro shtesë vetëm si efekt i rritjes së këtyre taksave e tatimeve nga qeveria e Edi Ramës. Mirë që i morën këto para, po ku i çuan, për çfarë i përdori qeveria? Përmirësuan jetesën dhe shërbimet ndaj shqiptarëve apo i çuan për chartera, lukse, tendera të porositur për miqtë e PPP korruptive? A është sot Shqipëria një vend normal dhe me mundësi për të gjithë për të punuar e ndërtuar jetën, apo një vend që braktiset çdo ditë nga rinia, ku falimentimi i biznesit është në rend të ditës dhe çmimet bëjnë kërdinë në xhepin e konsumatorit?