Hyqmet Zane: Rrëfimi i nënës çame që ruajti në gji skalpin e birit të masakruar

25
Sigal

Nëna çame me skalpin e djalit në gji

Janë 80 vjet që kur në Çamëri pas atij 27 qershori të zi të 1944-ës, që nënat çame veçanërisht akuzojnë Greqinë për masakrat e tmerrshme, por akuzojnë edhe Europën për heshtjen në dënimin e genocidit grek. Janë tmerre nga bandat fashiste greke mbi një popullatë të tërë të paarmatosur, të pafajshme, pa mbrojtje, por me një urrejtje ndaj popullatës muslimane të Çamërisë. Në mbarim të Luftës II Botërore bota ndëshkoi masakrat e fashizmit dhe nazizmit mbi hebrenjtë me Gjykatën ndërkombëtare të Nyrenbergut, por asnjëherë nuk u bë një gjyq për ato çfarë u bënë masakrat greke mbi popullatën çame. Ka pasur edhe një komision miks europian më 1945 që ka dëgjuar rëfimet e banorëve të Çamërisë që çfarë u kanë punuar grekët shqiptarëve. Ka pasur edhe një Momerandum të Komitetit Antifashist Çam më 1946 që iu referua këtyre ngjarjeve të freskëta të ndodhura në territorin e Çamërisë nga banda e Napoleon Zervës që është e firmësuar nga personalitetet çamë të luftës antifashiste si Kasem Demi, Rexhep Çami, Vehip Demi, Dervish Dojaka, Teme Sejko, Tahir Demi, Hilmi Seiti. Por për fatin e keq të popullatës çame zëri i tyre, zëri i të mbijetuarve pas rreth 3 mijë vrasjeve dhe 3 mijë vdekjeve të tjera më pas, mbeti një zë në shkretëtirë përballë Europës, që flet për të drejtat e njeriut.

Genocidi grek mbi shqiptarët e Çamërisë ka mbetur një “relikë” e para rreth 80 vjetëve, kur ajo ishte në fakt masakra tipike si ajo e nazistëve mbi hebrejtë. Në librin tim “Çamëria dhe Kosova – Genocid pa ndëshkim” kam shkruar për ato ngjarje me intervista të marra nga dëshmitarë okularë, që e kanë përjetuar dhe parë genocidin me sytë e tyre. Por historia e treguar nga Fatime Pronjo dhe që ka 80 vite që akuzon Greqinë dhe Europën për atë çka i ka ndodhur asaj dhe djalit të saj dhe që është  regjistruar nga historiani i mirënjohur Rasim Bebo, që ka jetuar në Adison të Çikagos në SHBA.

Takimi me Fatime Pronjo :

Fatimja, njё plakё me trup mesatar tё drejtё, e veshur me rroba tё bardha me tumane, polkё dhe shami tё bardhё nё kokё, me kёpucё llustrafine pa takё, me njё bastun nё dorё dhe me gjyslikё tё zakonshёm, tё jep tё kuptosh njё grua me plot dinjitet dhe e fortё,  me atё llahtari qё ka parё dhe qё ruan me krenari si kujtim tё djalit tё saj Abedinit, njё copё lёkurё tё kokёs me lesh sa njё pёllёmbë dore fёmije, tё shqyer nga qentё. Mёsova tё flitej nga kolegёt me respekt pёr plakёn “çame” Fatime Pronjo. Dhe mua kaq munda pёr t’u interesuar pёr tё. Kur bёja apelin nё klasёn e 10 ishte vajza Myrvete  Pronjo, mbesa e Fatimes. U takuam me të pёr njё vizitё. Ishte muaji majit 1967. Mё pritёn nё verandёn e shtёpisё, tё shtruar me qilim dhe shilte. Pasi u prezantuam ajo mё tha: “kanё ardhur kёtu edhe tё tjerё, kanё marrё shёnime, kanё premtur se do tё shkruanin dhe do tё na ndihmonin, por asgjё. Mё vonё mё thirrёn nё Komitetin Ekzekutiv ku kishte dhe tё huaj para pak kohe, donin dёshmi pёr kriminelët dhe krimet e tyre? – Ja ku i kini, – flet vetë, pёr tёrё atё gjёmё qё na hodhёn nё kuriz tё pabesёt, u thashё duke u rrukullisur lotёt poshtё faqeve dhe u lagova.

Më shumë se kaq, ky rrëfim është një trumpetë jo për hakmarrje, por për dhënien e hakut të së drejtës për një popullatë që preku me dorë masakrën, vuajti fyerjen e diskriminimin, që mbajti mbi vete një genocid që vërtitet si re e zezë mbi Greqinë dhe vetë Europën që flet me terminologjinë e të drejtës njerëzore. Po aq akuzuese është qëndrimi heshtës dhe aspak dinjitoz i qeverisë shqiptpare sot, që flet për një Bejler dhe harron se Bejlerët e Greqisë bënë gjëmën mbi një popullatë autoktone. Ndërsa disa që flasin në emër të çamëve dhe mbajnë mandate deputetësh në Parlamentin Shqiptar jo vetëm që heshtin, por bëjnë fasada folklor sa për të thënë se “ja bëmë diçka”, por që merren me punët e tyre private.

Rrëfimi i tmerrshëm :

Atё ditёn e llahtarёs sё madhe  tё 27 qershorit, e mbaj nё mёndje bashkё me lёkurёn me flokёt e Abedinit nё gji, deri sa tё mbyll sytё. Duke shfryrё me njё “Ohh”, pёr drejtёsi!

Tellalli, nga lёmi i Gallatait,  flet pa pushuar,- thotё Nёnё Fatimeja:  “Peshkop Dorotheu dhe zervisti Major Kranai, u morёn vesh me Myftinjtё e Paramithisё, Sali Hafёzin  Dhe Myfti Hasan Abdullan, urdhёrojnё: “Tёrё ata qё kanё armё t’i dorёzojnё, qetёsinё do ta mbajë ushtria. Askush tё mos ketё frikё! Kёdo e quajmё vlla! Duam tё bashkёpunojmё me njeri tjetrin”.

Rreth mesditёs, dёgjuam krisma tё shumta armёsh, morrёm vesh nga fqinjёt se zervistёt dhe civilё grekё tё Paramithis, e thyen besёn, vrisnin dhe plaçkitnin.

Agakua, burri im, kishte dy javё i sёmurё nё dyshek. Dёgjuam zallahi te fqinjёt. Abedin, shko fshehu nё tavan, i thotë Agakua djalit tё madh, ndёrsa ti Pronjo (djalit tё dytё 13 vjeçar) fshehu te shkuret prapa shtёpisё del nga penxherja e kuzhinёs.

Erdhёn te sheshi nё krye tё shkallёve, pastaj njё goditje shkelmi dhe dera u pёrplas si rufe pas mureve. Nё prag u dhanё dy zervistё, dy mjekroshё, njёri mё zdap se tjetri, na vёshtronin, me njё vёshtrim si tё qenit  tё egёrsuar. Shkuli sa kaq kamёn (thikën e madhe) nga brezi dhe, ashtu si vёngёrosh qё ishte, na u kёrcёnua tё mos lёviznim vendit, tё mos ulurinim, po tё na dhimbsej lёkura. Vёngёroshi pёrmbysi stivёn me dyshekё e jorganё, hapёn  sepetet, dollapёt, e bёri rrёmujё tёrё shtёpinё, duke kthyer gjithçka sё prapthi. Kёrkonte flori, kur nuk gjente gjë të vlefshme, shfrynte e hungёronte. Sa s’po pёlciste nga inati. Iu hodh Agakos. Floritё se tё thera duke i vёnё kamёn te gryka, unё dhe nusja ia dhamё ulurimёs, ai kapi Agakon nga kёmbёt dhe e tёrhoqi zvarrë deri te dera. Nuk tё vras dot, se kam porosi nga komandanti, ai dёshёron tё tё marrё shpirtin shqiptar i poshtёr. Mjekroshi zbrazi breshёri automatiku tavanit dhe ferave nga penxherja e guzhinës. Na vunё  pёrpara mua me nusen  dhe Agakon e mbanin tё dy nga krahёt duke e tёrhequr zvarrё. Pёr gjatё kёsaj rruge tё shkurtёr pamё tё vrarё dhe tё plagosur tё qara dhe ulurima. Iu drejtova Zotit.- O Zot. Ç’po bёhet kёshu, duke qarё bashkё me nusen e Abedinit, qё e lamё tё fshehur nё tavan dhe Pronjon prapa shtёpisё te ferrat me shtog. Vallё, nuk mё janё vrarё djemtë nga tё shtёnat mbi ta, tavanit dhe gёmushave. O Zot, mё rruaj djemtё nga kёta katila grekё! Sa mbërritёm te obori i shtёpisё Myftiut Sali Afёzi, Agakon e mbёrthyen tё tjerё mjekroshё dhe aty pёr aty e therёn nё anё tё oborrit. Ia dhamё ulurimёs me nusen, mua mё ra tё fikёt, pas ca kohe gjёndem nё njё nga dhomat e shtёpisё me pleq dhe plaka. Kur u pёrmёnda pyes pёr nusen e djalit, mora vesh se vajzat dhe nuset i veçojnё nё dhoma tё tjera pёr qёllime tё poshtra. Dhoma e jonё kishte rreth 25 e mё shumё njerёz. Njё tmerr, na shteruan lotёt, pa ujё, pa ushqim. Filloi qelburia dhe morri. Pas 4-5 ditёve Zoti bёri vaki, Llambro Miho (çam ortodoks) po nga Paramithia ishte i vetmi njeri qё na ndihmoi pёr tё mbajtur shpirtin gjallё. Ai kishte njё furrё dhe gjellëtore. Ai vinte çdo ditё dhe na sillte bukё dhe gjellё, ne na binte nga njё kafshatё se ishim shumё. Zervistёt vineshin e na kërcёnonin pёr flori, vinin edhe dy tё bugosur, qё mirnin tё vdekurin e dhomёs dhe e çonin nё kopёsht nё njё gropё tё bёrё apostafat. Nё e doni jetёn, na jepni flori, pёrndryshe kёtu do tё vdisni, si po vdesin ata qё keni parё.

Unё kisha merakun e djemve; vallё mё kanё shpёtuar? Si kaluan 4-5 dite, kjo gjёndje e tejllahtarёs, i thashё njё mjekroshi:- Ju kёrkoni flori, mё sjell nusen e djalit kёtu dhe bashkё me tё tё shkoj nё shtёpi, se diçka kam fshehur pёr ditёn e zezё. Bashkё me nusen dhe dy zervista shoqёrues mё sollёn nё shtёpi, kur hyra nё obor mё erdhi një erё kёrme, nё anё tё oborrit njё kapicё leckash, u futёm nё shtёpi, ajo ishte e plaçkitur, mbetur nёpёr tё, ca leckash dhe qelqurinash tё thyera. Thërres: Abedin, Pronjo, ku u ka nana? Agakon e vranё dhe ia plasa tё qarit bashkё me nusen. Zervistёt mё kanoseshin se do u vrasim. Unё u fola me inat, na vrisni gjakatar grek tё poshtёr e tё pabesё. Por ata donin flori prandaj nuk na vrisnin. – Nuse hyp sipёr nё tavan dhe shiko, – e pashё nuk ishte atje. – Shiko prapa te gёmushat pёr Pronjon. – Dhe atje nuk kishte gjё. – Nusja doli nё oborr. Unё, thotё nusja, u afrova kapicёs me zhelet e tronditur i hap leckat, u tmerrova  kur pashё burrin tim tё coptuar nga qentё me kokё tё therur tё Abedinit pa e kёputur nga trupi, ulurita  me tё madhe se gjeta shёnjat bindёse tё kostumit  tё burrit tim. Tё coptuar, tё shqyer, tё kafshuar dhe tё ngrenё nga qente duke lёnё kockat dhe kostumin tё kthyer nё zhele. Kur nёna e llahtarisur pa Abedinin  nё kёtё gjёndje tej mjerimi, ulet e i irrёmben kokёn e pёrçudnuar, tё kafshuar, tё shqyer, pa faqe, hundё, veshё, sy dhe fёlqinja. Po si njё kafkё, qё brёnda saj gumёzhinin krimba, qё hynin e dilnin me njё qelburi tё madhe.

Nёna e puthte dhe e puthte dhe kur duart e saja prekёn njё copё lёkure tё kokёs me lesh e pa kёputur nga tё shqyerit e qenve, ajo e hoqi me forcё dhe nё moment e vuri nё gjirin e saj, i mirren mend dhe bie pa ndjenja mbi tё birin me kocka dhe zhele. Zervistёt pёr njё moment e morёn pёr tё vdekur. Unё u thashё se nuk ka vdekur, por ka humbur ndjenjat. U pёrmend dhe mё thotё: nuse, t’i bёjmё varrin Abedinit. Por zervistёt, na e prenё shkurt, duke kёrcёnuar pёr flori. Unё ngrita nёnёn nё kёmbё dhe as qё bёhej fjalё pёr varrin e Abedinit. Na shtinë me tytat e armёve nё mes tё oborrit dhe na vunё presat e thikave nё fyt, floritë ose u therёm kёtu, mua mё vrisni, por nusen ma lini tё gjallё. Dhe ndeu dorёn, tani, duke lёvizur thikёn nё qafёn time. Atёhere nёna nga xhepi i tumaneve nxori njё shami të mbёshtjellё me disa napolona dhe varёse floriri. Mjekroshi ia rrёmbeu nga dora. Na vunё pёrpara  dhe na çuan te shtёpia burg. Nё hyrje prapё na ndanё nga njёra tjetra, tё dyja ia plasёm tё qarit. Mjekroshi duke mё shtyrё mё tha:- prapё do tё kёrkoj flori dhe ti do mё japёsh pёr jetёn e nuses, mbaje mёnd. Kur u futa nё dhomёn  kundёrmonjёse mёsova se kishin vdekur pesё veta, akoma nuk i kishin nxjerrё jashtё pёr t’i hedhur te gropa. Shtëpia burg me erё kundёrmonjёse me mbi 30 dhoma dhe mbi 500 gra dhe fëmijё nёn moshёn 15 vjeçare. Vdekje fёmijësh, pamje rrёnqethёse e grave myslimane, qё hiqeshin zvarrё dhe pёrdhunoheshin gjysёm tё vdekura.

Erdhёn disa mjekё anglezё me maska, sepse ne veç tё sёmurё, kutёrbonim nga flliqёsia. Mjekёt pasi na vizituan thanё:  “Ja zboni, ja vritni, se brёnda pak ditёve do t’u marrin edhe juve me vete nё atё botё”. Kёshtu na nisёn rreth 250 gra dhe fёmijё shumё tё raskapitur. Mitro Bello na solli ca ushqime dhe morёm rrugёn Mininё, Filat, Koskё dhe mbërritёm nё Shqipёri.

Putha babёn e  sёmurё dhe zbres nga penxheria e guxhinёs dhe futem nё shkuren e dendur me fera e shtog mbrapa shtёpise. Fati qё nuk mё kapi ndonjё plumb kur zervitat qёlluan ferrat me breshёri autmatiku. Dёgjova tё bёrtiturat e nanёs dhe zёrin e zervistave tё frikshёm, u tmerrova aty ku isha, kur kuptova qё po largoheshin tё gjithё nga shtёpia, dal nga ferat dhe vrapoj poshtё qytetit pёr  t’u ngjitur malit, por kur dёgjova vёrshёllimin e plumbave qё vinin nga prapa rreth 100 metra larg, pashё qё mё ndiqnin dy zervista, pёr tё humbur gjurmat futem nё xhami, ata e kuptuan dredhinё time, prandaj u futёn edhe ata të dy nё xhami. Unё me tё shpejtё i ngjitem minaresё sё xhamis, dal nё ballkonin e minaresё dhe qëndroj nga ana e prapme e ballkonit, me qёllim që, zervistin ta shtija poshte sa po tё vinte rreth ballkonit. Zervisti doli te dera e ballkonit dhe nuk lёvizi, kishte frikё, zbret poshtё minaresё dhe largohen tё dy. Unё qёndrova nё minare deri nё mes tё natёs, zbres me kujdes dhe marr malin pёrpjet. Jo shumё larg takoj dy çobanë vlleh me kopenё dhen dhe dhi. Ata mё morёn nё mbrojtje, e njihnin babёn dhe mё afruan mё me respekt, mё mbajtёn nё stanin e tyre, sa u qetёsua situata dhe mё pёrcollёn deri nё kufi.

 

Nё Delvinë, u takova me nanёn, ajo mё dinte tё vrarё. Nga gёzimi i madh  ajo humbi ndjenjat. E, po, ndjenjat humbasin si nga gëzimi i madh, ashtu dhe nga hidherimi i madh,- thotë nusja e Pronjos, qё kanё tё njёjtё emer “Fatime” me tё vjehёrёn.

Biseda me Nёnё Fatime Pronjon, nusen e Projos Fatimen dhe Myrveten mbesёn, Nanё Fatimes, qё filloi me lot dhe mbaroi me lot dhe me “Skalpin” e Abedinit nё tavolinё. sikur ishim gjashtё veta me Abedinin. Nanё Fatimja ngre lart shkopin dhe mallkon grekun gjakatar e tё pa besё dhe ata tradhёtarё qё e pasojnё, mallkuar qofshin pёr jetё e mot.

Epilog

Historiani Rasim Bebo, duke qenë një njeri me një temperament të vërtetë atdhetari, por edhe një studiues i vëmendshëm, ai ka hulumtuar gjerësisht dhe, pas dëshmive të një gruaje, ai hartoi këtë rrëfim në një artikull që, edhe pse e dha pёr botim, por nё maj tё vitit 1967, nuk doli nё qarkullim. Ai u kritikua rёndё nga sekretari i Komitetit të Partisё së Rrethit Sarandё  Miti Rapi.

Ja kjo është dhimbja që të trishton sapo e dëgjon, por më shumë këtë histori do të duhej ta dëgjonte ministri grek dhe ai shqiptar për të mos harruar dhe për të marrë drejtësi, nëse Europa e vlerëson misionin e drejtësisë, por për çamët i ka mbyllur sytë dhe gojën, ashtu si edhe qeveria shqiptare me ministrat e saj të herë pas hershëm të jashtëm që prrallisin, tamam ashtu siç prrallis një kryetar partie që flet për folklor çam për të bërë sehir. Nuk di sa drejtë e kam, por njëministri ynë i jashtëm kur t’i bjerë rruga për të shkuar në Athinë dhe të takojë një ministër të jashtëm grek, duhet ta nxjerrë këtë rrëfim për të qenë i “armatosur” me argumentat e së drejtës për Çamërinë.