Klientët e rindërtimit ‘gllabërojnë’ edhe 158 mln. euro me 36 VKM brenda ditës

513
Sigal

Ja si kaloi në heshtje mbledhja e datës 12 dhjetor 2022, ku qeveria miratoi 36 vendime për shtesë fondi në procesin e rindërtimit. Fakti që 158 mln euro ua ka kaluar kryebashkiakëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti dhe klientëve të ndërtimit, krijon indicie se këto fonde do përdoren për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit 2023, edhe pse 6 muaj më parë u deklarua se i gjithë projekti i rindërtimit është financuar 100%.  Ndërkohë që 36 miliard lekë  të tjera do të shpenzohen për ngritjen e “Ndërrmarrjeve Sociale” 1 muaj para zgjedhjeve

Fakti që ua ka kaluar kryebashkiakëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti dhe klientëve, krijon indicie se këto fonde do përdoren për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit 2023, mbasi 6 muaj më parë, vetë Edi Rama deklaroi se gjithë projekti i rindërtimit është financuar 100%, ndërsa tani bën shtesë fondesh duke ndryshuar vendimet e qeverisë.

Ka kaluar në heshtje fakti, që në mbledhjen e datës 12 dhjetor 2022, qeveria ka miratuar 36 vendime për shtesë fondi në procesin e rindërtimit. Si për çdo pazar në këto 9 vite pushtet, as këto vendime nuk i ka firmosuar Edi Rama, por i ka firmosur Zv/kryeministrja Belinda Balluku, “bedelja” e radhës, siç janë përdorur edhe zëvendësat Peleshi, Senida Mesi, Braçe e Ahmetaj.

Me këto 36 vendime brenda 1 dite, sikur tërmeti ka rënë në këtë datë, qeveria ka shtuar 158 milionë Euro për klientët ndërtues që po bëjnë rindërtimin e banesave, të cilat do t’i administrojnë e shpërndajnë pa tenderë kryetarët e bashkive, si gjoja financime emergjence.

Me Vendim nr. 767, i janë shtuar 7.6 milionë Euro kompanive që ka angazhuar Bashkia e Tiranës për rindërtimin e objekteve, ndërsa me Vendim nr. 768, janë shtuar 5.7 milionë Euro për përforcimin e pallateve në Durrës e Kamzë.

Vlera 823 milionë lekë është shtuar në Bashkinë Krujë; 4.5 milionë Euro janë shtuar për banesa individuale në Durrës; 558 milionë lekë në Lezhë e Kurbin dhe 5.9 milionë Euro, për riparimin e pallateve përsëri në Tiranë e Kurbin.

Me Vendim nr. 773, janë shtuar edhe 4.6 milionë Euro të tjera, për riparimin e pallateve në Tiranë, Durrës e Mirditë; me Vendim nr. 774, janë shtuar 5.8 milionë Euro të tjera për banesat individuale në bashkinë Krujë, ndërsa 100 milionë lekë i janë shtuar bashkisë Vorë.

Për të mos e bërë bllok shtesën 158 milionë Euro, Edi Rama, ka përdorur skemën e copëzimit të fondeve edhe brenda bashkive, duke i shpërndarë e akorduar nëpër vendime të ndryshme, me mendimin se nuk do bien në sy e do quhen financime rutinë për procesin e rindërtimit.

P.sh., për ndërtuesit që po bëjnë ndërtime e rindërtime në Tiranë, përveç fondeve të tjera të dhëna para 1 e 2 vitesh, me Vendim nr. 787, datë 12.12.2022 i janë shtuar edhe 33 milionë Euro, ndërsa me vendimet nr. 778, 781 e 782 në të njëjtën datë, i ka shtuar edhe 2.8 milionë Euro, dhe mbi 20 milionë Euro për firmat, që kanë marrë tenderët në bashkitë Kamzë, Shijak, Vorë, Lezhë sipas pamfleti.

Fakti që këto 158 milionë Euro mbi fondin 1.1 miliardë Euro të dhëna deri tani, ua ka kaluar në administrim kryebashkiakëve të zonave të dëmtuara nga tërmeti dhe klientëve ndërtues, krijon indicie se këto fonde mund të përdoren për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit 2023.

Mbase nuk është kështu, por 6 muaj më parë në parlament, vetë kryeministri Edi Rama, deklaroi se i gjithë projekti i rindërtimit në strehim e infrastrukturë është financuar 100%, ndërsa tani bënë shtesë fondesh, duke ndryshuar vendimet e qeverisë.

Vendimi/ 1 muaj para zgjedhjeve, qeveria do dhurojë 3.6 miliardë lekë për fantazmat “Ndërmarrje Sociale”

Është e njëjta skemë si 2 miliardë lekët para 15 ditësh, që nëpërmjet ministreshës Edona Bilali, i dhuroi fëmijëve të pushtetarëve si djalit të Dritan Agollit e partronazhistëve, nën maskën e projekteve të bizneseve fiktive “Start-up” që hapin, por në fakt janë çeqe pa efekt integrimi për personat me probleme.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave, nëpërmjet Komisionit të Ndihmës Shtetërore në varësi të kësaj ministrie, ka filluar zbatimin e skemës së kryeministrit Rama, për grumbullimin e votave bashkiake të 14 majit 2023, duke hedhur edhe 3.6 miliardë lekë në disa zona. Sipas Vendimit nr. 110, datë 1 dhjetor 2022 të këtij komisioni, të firmosur nga ministresha Delina Ibrahimaj, ky fond financiar do t’u jepet falas në formë ndihme, të ashtuquajturave “Ndërmarrjeve Sociale”. Në realitet, këto janë OJF të lidhura me qeverinë, tipike si “Biznes Albania” e Luan Bregasit dhe shoqatat e Linda Ramës, të cilat financohen me miliona lekë, për të ndërmjetësuar punësimin provizor të personave me probleme të ndryshme sipas pamfletit.

Vlera minimale për këto OJF të maskuara si “Ndërmarrje Sociale”, do të jetë 20 milionë lekë, ndërsa vlera maksimale 140 milionë, të cilat t’u jepen paraprakisht kur të paraqesin projektet. Përzgjedhja dhe shpallja e “Ndërmarrjeve Sociale” përfituese të fondit total 3.6 miliardë lekë, do bëhet brenda datës 31 mars 2023, ndërsa pagesa do bëhet brenda datës 15 prill. Nuk mund të jetë rastësi, që këto miliarda lekë të justifikuara me projekte sociale të OJF-ve qeveritare, do dhurohen 1 muaj para zgjedhjeve lokale, për integrime pronash me probleme në bashkitë Fier, Lushnje, Durrës, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Kukës, Korçë, Dibër, Vlorë. Sipas vendimit të Komisionit të Ndihmës Shtetërore e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, aplikimet, përfituesit e “Ndërmarrjeve Sociale” dhe fondin për secilën, do t’i seleksionojë, përzgjedhë e përcaktojë ministresha e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Edhe këto 3.6 miliard lekë 1 muaj para zgjedhjeve, po jepen si 2 miliardë lekët para 15 ditësh, që kryeministri Edi Rama, nëpërmjet ministreshës Edona Bilali, ua dhuroi fëmijëve të pushtetarëve si djalit të Dritan Agollit dhe partionazhitësve, nën maskën e projekteve fiktive “Start-up”, por pa asnjë efekt punësimi e integrimi për personat me probleme.