Alarmi i mjekëve për Laboratorët: Për një analizë do vdesin njerzit rrugës

356
Sigal

Koncesioni i Laboratorëve vendos në rrezik jetën e pacientëve. Sipas kontratës për të cilën shqiptarët do ti paguajnë privatit që e ka marrë shërbimin me PPP, plot 125 miliard lekë, në urgjencat e spitaleve rajonale e bashkiake do të bëhen vetëm 2 analiza. Nëse mjekët rekomandojnë analiza shtesë për ti shpëtuar jetën, pacientët do të duhet të vijnë ti bëjnë në Tiranë. Tre kompanitë fituese të mbledhura në një konsorcium, dhuratë nga ish-ministri Beqaj po tregohen të pangopur dhe të babëzitur…

 Paralajmërimi i mjekëve: Do të vdesin njerëzit rrugës për në Tiranë, për mungesë analizash  

104 milion euro do t’i paguajnë shqiptarët për 10 vitet e ardhshme, koncorsiumit mafioz “alla Beqaj’’”, Labopharma, AB Laboratory Solution dhe Exalab – të treja të mbledhura nën emrin “Laboratory Netëork”

 

Në prill të vitit 2019, Edi Rama ka nënshkruar koncensionin e katërt në shëndetësi, për hijet mafioze të së cilës, kemi shkruar edhe më parë. Kontrata e hyrë në fuqi që atëhere kur u nënshkrua, u shty për disa muaj për shkak të kundërshtisë nga specialistët e fushës, por edhe të vetë sistemit, i cili ishte i papërgatitur për një hap të tillë. Me pika të errëta akoma, kjo kontratë, pak kohë pas fillimit të pandemisë dhe pasi shteti shqiptar ndërtoi laboratorët e rinj, filloi zbatimin.

Por çfarë do të thotë kjo?

Së pari, kjo do të thotë se ekziston një probabilitet shumë i lartë ngatërrimi analizash, sepse gjithçka do të kryhet në Tiranë. Thënë me qartë, ekzaminimet e çdo pacienti në spitalet bashkiake apo rajonale do të transportohen për t’u kryer në Tiranë, në laboratorin që “Laboratory Netëork” ka ndërtuar përballë QSUT-së. Mendoni konfuzionin dhe vonesat që do të sjellë ky proces.

Mendoni kostot jetësore të tij!

Për fat të keq, kjo nuk është pika më e zezë e kësaj kontrate. Ajo çfarë pritet të shkaktojë realisht kosto jetësh njerëzore do të jetë shërbimi i urgjencës nëpër këto spitale. Edhe pse kjo është një çështje e diskutuar por e pazgjidhur në kontratë, Koncensioni i Laboratorëve ka nisur zbatimin dhe mjekët janë alarmuar për skenarin e zi që pritet të ndodhë.

Konçensionari i  pangopur

Sipas kontratës për të cilën shqiptarët do t’i paguajnë privatit 104 milion euro, për rastet e urgjencës që paraqiten në spitale mund të bëhet vetëm analiza gjaku komplet dhe glicemia. Nëse mjeku i urgjencës, për t’i shpëtuar jetën pacientit kërkon ekzaminime të tjera laboratorike, do ta gjejë derën e laboratorit të spitalit rajonal ose bashkiak të mbyllur. Në situata të tilla, mjekët e urgjencave janë orientuar nga shefat e tyre t’i nisin pacientët në QSUT, në Tiranë.

 

Për t’ua qartësuar: Sipas kontratës për të cilën shqiptarët do t’i paguajnë privatit 104 milion euro, për rastet e urgjencës që paraqiten ne spitale mund të bëhet vetëm analiza gjaku komplet dhe glicemia. Nëse mjeku i urgjencës, për t’i shpëtuar jetën pacientit kërkon ekzaminime të tjera laboratorike, do ta gjejë derën e laboratorit të spitalit rajonal ose bashkiak të mbyllur. Konçensionari, me bekimin e Kryeministrit të pangopur shqiptar, kaq ofron për rastet e urgjencave. Në situata të tilla, mjekët e urgjencave janë orientuar nga shefat e tyre ti nisin pacientët në QSUT, në Tiranë.

Pra skenari është ky: Për aksidente, raste të rënda apo sëmundje të papritura, për çdo lloj urgjence mjekësore në gjithë Shqipërinë, shqiptarët do të jenë në mëshirë të fatit për një palë analiza që spitali pritës nuk i ofron dot. Nëse janë me fat, urgjencat do të mbërrijnë deri në Tiranë, në të kundërt…

Të gjendur përballë një realiteti të tillë, mjekët e urgjencës kanë nënshkruar një peticion dhe i kanë kërkuar takim ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, por natyrisht nuk janë pritur. Si rrjedhojë, përtej propagandës, nëpër spitalet e qyteteve te tjera ka kaos. Askush nuk di të japë përgjigje, ndërkohë që stafet e laboratorëve të mëparshëm e kanë nisur vitin me njoftimin për shkurtimin e vendeve të punës.

Qeveria nuk po tregon mëshirë as me atë çfarë duhet të ishte më e shtrenjta; jeta. Tmerri është vetëm në fillimet e tij dhe nuk i duket fundi./Pamfleti