Barometri: Doganat grumbullojnë 1 mld. USD, Shqipëria me çmimet më të larta në rajon. 92% i konsiderojnë rrogat e ulta

257
Sigal

Doganat mbledhin rreth 1 miliardë USD për 6 mujorin e parë

Të ardhurat nga doganat për 6 mujorin e parë 2022 janë realizuar në masën 103 miliardë lekë nga 98,3 miliardë lekë të planifikuara ose rreth 4,8 miliardë lekë më shumë (rreth 48 Mln $ më shumë se plani i rishikuar në rritje gjatë vitit) sipas njoftimit zyrtar. Sipas të dhënave zyrtare krahasuar me planin fillestar janë realizuar më shumë rreth 10.7 miliardë lekë (ose rreth 107 milionë $ më shumë). Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë realizuar rreth 18.3 miliardë lekë më shumë (rreth 18 Mln $ më shumë). Gjashtë mujori janar-qershor 2022 ka realizimin më të lartë të çdo gjashtë-mujori që prej vitit 2013, megjithëse i ndikuar nga situata e një krize të zgjatur:

Taksa Doganore + 811 Mln lekë më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;

Akciza, në total +1 Mld lekë, që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 151 ton, me një rezultante prej rreth 1.3 Mld lekë. Birra me rreth 72 mln lekë, vera me +33 mln lekë si dhe indeksimi i akcizës me 3.3%.

TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me gjashtë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 13,6 Mld lekë më shumë, e stimuluar kryesisht nga:

– +3.3 Mld lekë rritje e importit te energjisë elektrike.

– +2,7 Mld lekë rritje e çmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejt për drejtë në TVSH.

– +2 Mld lekë rritje nga mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….

– +2 Mld lekë rritje nga importi i metaleve bazë

– +1 Mld lekë rritje nga importi i gazit të lëngshëm

– +420 Mln lekë të ardhura nga rritja e çmimi të materialeve plastike etj..

Renta +1 Mld lekë për shkak të efektit të rritjes së çmimit të bursës me rreth +70%. Rritja është 650 Mln për naftën bruto dhe 350 Mln për mineraret e tjera.

Barometri: Shqiptarët më të shqetësuarit në Rajon për çmimet, 92% i konsiderojnë të larta

Ndonëse në muajt e parë të këtij viti Shqipëria kishte ritmet e inflacionit më të ulëtat në Rajon, qytetarët e saj janë më të shqetësuarat në raport me 5 vendet e tjera sa i përket nivelit të lartë të çmimeve, zbuloi Barometri i Ballkanit 2022. Siç shihet nga tabela bashkëngjitur rreth 64% e të anketuarve në Shqipëri janë totalisht të pakënaqur me nivelin e çmimeve, pasi i konsiderojnë të larta dhe të papërballueshme me të ardhurat që kanë. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave, që ishin shumë të shqetësuar për çmimet rreth 64% në krahasim me mesataren rajonale (52%). Të dhënat nga tabelat tregojnë se 92 % e shqiptarëve janë të shqetësuar dhe të pakënaqur me nivelin e çmimeve, ndërkohë që 84% e boshnjakëve, 72% të serbëve, 59% e kosovarëve, 84 % e malazezëve, ndjehen nç kçtë mënyrë. Shqipëria nuk kishte asnjë qytetar që e konsideronte normal nivelin e çmimeve, ndërsa në vendet e tjera të Rajonit, kjo kategori zinte nga 1 deri në 10%. Të dhënat e anketës tregojnë se shqiptarët e Kosovës kishin nivelet më të ulëta të pakënaqësisë për çmimet në raport me vendet e Rajonit, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë me të lartat. Të dhënat statistikore të shteteve tregojnë se, Shqipëria kishte nivelin më të ulët të rritjes së çmimeve këtë vit. Në muajin maj inflacioni në Shqipëri ishte 6.7%, ndërsa në Bosnjë 14.4%, në Serbi 10.4%, në Malin e zi 11.7%, Maqedonia 11.9 % dhe Kosova me 12.5%.

Banka Botërore vuri në dukje sç fundmi se: Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IQK) në Rajonin e Ballkanit nuk pasqyron domosdoshmërisht inflacionin, që përjetojnë familjet më të varfra, pasi përbërja e tyre e shpenzimeve ndryshon nga ajo e familjeve mesatare dhe kjo është më e dukshme në Shqipëri. Familjet më të varfëra përjetojnë sistematikisht inflacion më të lartë se mesatarja dhe familjet më të pasura. Në rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, IÇK-ja pasqyron më afër përbërjen e konsumit të familjeve më të pasura sesa e familjeve mesatare. Inflacioni më i lartë me të cilin përballen të varfçrit reflekton pjesërisht peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime. Për një familje mesatare në Ballkanin Perëndimor, ushqimi është kategoria më e madhe e shpenzimeve, të cilat variojnë ndërmjet 28 për qind të shpenzimeve totale në Serbi, në 44 për qind në Shqipëri dhe 52% në Kosovë. Pesha e ushqimeve në shpenzimet mujore është më e lartë në mesin e familjeve më të varfëra, të cilat i kushtojnë deri në 78 për qind të totalit të shpenzimeve të konsumit të tyre për ushqim. Sipas IÇK zyrtare, në të gjithë rajonin, në vitin 2021 çmimet e ushqimeve u rritën më shpejt se, totali i shportës së mallrave gjurmuar nga inflacioni, përveç Maqedonisë së Veriut./

B.Hoxha