Kodin Rrugor në Kuvend/ Kreu i Grupit Parlamentar të PS,Taulant Balla propozon ndryshime në Kod dhe vlefshmëri deri në 15 vjet e patentave

121
Sigal

PS kërkon që deri në moshën 70-vjeçare, qytetarët mund të drejtojnë autobusë, kamion dhe çdo mjet tjetër për transport njerëzish dhe mallrash. Kushti i vetëm për drejtuesit është paraqitja e një dëshmie të veçantë për kërkesat fizike dhe psikike. Po ashtu, kërkohen ndryshime për shoferët e rinj. Brenda 3 viteve pas marrjes së lejes së drejtimit A dhe B nuk duhet të lejohet tejkalimi i shpejtësisë prej 80 km/orë në autostrada dhe 70 km/orë në rrugët interurbane kryesore. “Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për: 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç. Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore të përmendura në pikën 2 të nenit 117, jo më shumë se gjashtë muaj përpara, nga e cila të rezultojë që zotëruesi i kësaj certifikate plotëson të gjitha kërkesat fizike e psikike të kërkuara”,- thuhet në draftin e propozuar nga kreu i grupit të PS-së. Kodi Rrugor kërkon 84 vota për tu miratuar. Neni 124 pika 1 është:  Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për: – 10 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për personat deri në moshën 50 vjeç; – 5 vjet, për ata që kanë kaluar moshën 50 vjeç – 3 vjet, për ata që kanë kaluar të 70-tat. Neni 124 pika i propozohet të bëhet: Lejedrejtimet e mjeteve të kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, sipas grup moshave, janë të vlefshme për: – 15 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; – Për personat mbi 70 vjeç konfirmimi i vlefshmërisë së lejes së drejtimit bëhet duke dorëzuar certifikatë mjekësore të lëshuar nga një prej organeve mjekësore.