Korrupsioni i Ilir Beqaj/ SPAK të hetojë tenderat e marrë nga Beqaj, i cili si kryetar bordi i dha firmës së tij 850 mln lekë tek Sigurimet Shëndetsore

484
Sigal

A do hetojë SPAK tenderat multi-milionësh të marrë nga Ilir Beqaj ?

Korrupsioni i Ilir Beqaj është i larmishëm dhe i shtrirë në shumë fusha. Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejtë i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore. Është një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqaj, ishte ofertuesi i vetëm. Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet,  ishte vetë Ministri, Ilir Beqaj. Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqaj, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar. Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqaj i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon.Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë. Me gjithë këto rekorde skandaloze korrupsioni, Ilir Beqaj vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës i cili e ka caktuar së fundmi dhe kordinator për matjen e punës së qeverisë. Sipas standardeve të kampionit të korrupsionit, punë e mirë është kur vjedh shumë dhe kudo. E vërteta është se puna e këtij ministri, e kësaj qeveria duket qartë dhe e njohin mirë gjithë qytetarët e vendit. Gjykata Evropiane gjithashu ka  ndëshkuar Beqajn, duke dalë kundër kompensimit për tre vjet të pages së deputetit, pas shkarkimit në vitin 2011. Ndërkohë ish-ministri është përfolur edhe për kontratën koncesionare me vlerë 96 milionë Euro pa TVSH, që u sajua e nënshkrua nga ish-ministri Ilir Beqaj, dhënë emigrantit Ilir Rrapaj, suvaxhi në Peruxhia-Itali. Po SPAK kur do hetojë dhe ndëshkojë aferat?