‘’8 kërkesa, dy sheshe, një kauzë”, ç’pritet të ndodhë nesër me studentët (Paralajmërimi i fortë)

679
Sigal

Edhe pse sot po protestojnë të ndarë në dy sheshe, përpara ministrisë së Arsimit dhe përpara kryeministrisë, studentët thonë se 8 kërkesat janë njësoj për të gjithë dhe kauza është e njëjta.

Ata nuk pranojnë që të thonë se janë përçarë, pasi sipas tyre ky togfjalësh i shërben vetëm politikës. Gjatë ditës së nesërme një pjesë e studentëve pritet që të protesojnë në ambientet e jashtme të Kuvendit, gjatë seancës plenare që do të zhvillohet.

Nesër në Kuvend pritet të kthehet dhe një pjesë e opozitës, pasi LSI-ja dorëzoi sot një  sërë amendimesh për ligjin për Arsimin e Lartë që iu jepnin përgjigje dhe kërkesave të studentëve.

Nuk dihet sesi do të vijojë protesta, ndërsa studentët shprehen edhe më të vendosur, veçanërisht pas procedimeve që iu është bërë një pjese të tyre nga ana e policisë.