Spitali memorial në Fier që u ndërtua me bujë para zgjedhjeve të 25 prillit e kanë rimarrë turqit. Nga tani e në vijim ata kanë të drejtë të caktojnë tarifat, të ridimensionojnë shërbimet dhe të bëjnë gjithçka tjetër pasi do jenë autonomë nga Ministria e Shëndetësisë, që i kontrollonte deri më tani. Përveç shëndetësisë falas të dështuar, qytetarëve i shtohet edhe sistemi i pavarësisë, ku asgjë nuk mund të bëhet pa paguar
Ministria e Shëndetësisë i vë shkelmin shëndetësisë falas. Nga tani e në vijim ligjin aty do e bëjnë turqit. Ata kanë të drejtë të caktojnë tarifat, të ridimensionojnë shërbimet dhe të bëjnë gjithçka tjetër pasi do jenë autonomë nga Ministria e Shëndetësisë, që i kontrollonte deri më tani.
Spitalin memorial në Fier e kanë rimarrë turqit. Para zgjedhjeve të 25 prillit ai u ndërtua me bujë të madhe si dhuratë nga Erdogan për Edi Ramën. Në atë kohë kryeministri mburrej se ai do të ishte një spital në shërbim të të gjithë qytetarëve, por në fakt ai do sjellë fitime për turqit.
Sot, spitali memorial i Fierit ka fituar autonominë menaxheriale. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,- tha se ky ndryshim synon të rrisë cilësinë e shërbimit shëndetësor për qytetarët, pa thënë në fakt atë që do të ndodhë në fakt. Nga tani e në vijim ligjin aty do e bëjnë turqit. Ata kanë të drejtë të caktojnë tarifat, të ridimensionojnë shërbimet dhe të bëjnë gjithçka tjetër pasi do jenë autonomë nga Ministria e Shëndetësisë, që i kontrollonte deri më tani.
“Sot jemi për të dhënë simbolikisht kartën e autonomisë menaxheriale, e cila përcakton fushë-veprimin bazuar në rregulloren e Autonomisë Spitalore të miratuar nga Këshilli i Ministrave, një kartë, e cila përmban të gjithë elementët që decentralizohen dhe i kalojnë vetë spitalit. Administrimi i tij, duke filluar nga burimet njerëzore, administrimi, autonomia për të krijuar modalitete të reja në përzgjedhjen e stafeve, qoftë mjekësore qoftë jo-mjekësore në kuadër edhe të rritjes së performancës, të rritjes së aktivitetit. Është e rëndësishme që spitali të ketë atë zhdërvjelltësinë për t’iu përshtatur momentit“, -tha ajo.
Por çfarë sjell autonomia. Përmes këtij ligji të miratuar nga mazhoranca, së pari ju ofrohet mundësia mjekëve që të përdorin spitalet shtetërore për shërbime private. Së dyti, futet termi i “spitaleve autonome”, duke i hapur rrugë “privatizimit” të spitaleve publike.
Duke i marrë me radhë, neni 27 ju jep mundësi mjekëve që të përdorin ambientin e spitalit për shërbime me pagesë, pas orarit zyrtar. Pra nuk ka më nevojë që ata të kenë klinika private, pasi mund të përdorin pajisjet dhe ambientet shtetërore për një shërbim privat.
Një element tjetër është që krijohen spitalet autonome.Të gjitha spitalet publike kanë të drejtë të bëhen autonome. Më pas ato mund të lidhin kontrata shërbimi me spitalet private. Pra spitalet private do fillojnë të ofrojnë shërbime te spitalet publike dhe sigurisht nga kjo skemë do përfitojnë privatë
Sipas pamfleti.
“Privatizimi” i spitaleve publike
Më herët qeveria i ka hapur rrugë “privatizimit” të spitaleve publike, ku Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë, njoftoi se është miratuar akti nënligjor, i cili përcakton kriteret që do të duhet të përmbushin spitalet që duan të bëhen autonome.
Pra të gjitha spitalet publike kanë të drejtë të bëhen autonome. Më pas ato mund të lidhin kontrata shërbimi me spitalet private. Pra spitalet private do fillojnë të ofrojnë shërbime te spitalet publike dhe sigurisht nga kjo skemë do përfitojnë privatët.
Elementi tjetër është se spitalet autonome do e ofrojnë shërbimin me pagesë. Ndryshe nga ç’deklarohej se do kemi shëndetësi falas, në fakt tani do futet një lloj sistemi ku asgjë nuk mund të bëhet pa paguar.