82- vjetori i krijimi të Debatikasit -Fëmijët e Luftës dhe veteranët e LANÇ sot

34
Debatikasit – fëmijët e luftës çlirimtare
Me rastin e 80 vjetorit të krijimit të DEBATIK-ut, në kujtim të veteranit të nderuar të LANÇ e njërit prej debatikasve më aktivë, drejtues pionierësh në Tiranë dhe për disa vjet drejtor i Gazetës “Kushtrim brezash” Nexhmi MenzelxhiuT, e pamë të arsyeshme të ribotojmë shkrimin e tij të shkruar para se të ndahej nga jeta. Me këtë rast, në kuadrin e vitit Jubilar të 75 -vjetorit të çlirimit të Atdheut, le të jetë ky shkrim një homazh për heronjtë e dëshmorët debatikas, për veteranët e ndarë nga jeta dhe një mesazh për të gjithë ish-debatikasit që janë gjallë, të gjithë atyre që kanë dalë nga gjiri i kësaj organizate të lavdishme. Ata që sot bëjnë ndonjë ironi, që shtrembërojnë turinjtë e hedhin rromuze, se LUFTA ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE, na qënka bërë me kalamanj, le ta mësojnë edhe një here, se është bërë edhe me kalamaj, se në atë luftë heroike u ngrit i gjithë populli, i madh e i vogël, për liri. Ata që bëjnë ironi e dinë mirë se baballarët e tyre kolaboracionistë, luftonin në një llogore bashkë me nazistët kundër partizanëve e popullit.
Organizata “DEBATIK”Djemtë e Bashkuar të Ideve Komuniste me 12 vetë, fëmijë e adoleshente, me Selman Vaqarrin në krye, u formua më 10 shkurt 1942, në Tiranë. Keta trima antifashiste të vegjël, u frymëzuan, nga PKSH, që kish ngritur lart flamurin e Idealeve të Luftës. Me pas të vegjëlit e adoleshentët e shumtë, në Tiranë e në disa qytete të tjerë, si Shkodra, Gjirokastra, Vlora, Elbasani, Korça, Durrësi, etj., nën shembullin e vëllezërve e motrave te tyre më të rritur ngritën, në atë kohë, një Lëvizje të tërë Antifashiste, që drejtohej nga Qarkori i Rinisë, me shoket, Misto Mame, Manush Alimani, Ludovik Shllaku dhe të tjerë udhëheqës pionerësh antifashistë, në Tirane: Hamdi Sallaku, Leman Çoçoli, Skënder Begeja, Meriban Najdeni, Jovan Andoni etj., që, në mënyrë të organizuar, ne grupe ilagale, i orientuan e mësuan pionierët si të përfshiheshin e aktivizoheshin në bazë shkolle a lagjeje. Konkretisht në Tiranë, në aksione e veprime antifashiste, sidomos ne shkollat e mesme e klasat e larta të fillores edhe ne qytetet e tjera. qe përmendëm me lart.
Debatikasit të drejtuar nga te rinj në dhjetra e dhjetra grupe, ne gjithë vendin; pikërisht si ne refrenin e kenges se tyre që shërbeu sulmin: “Luftoj per Liri,/Me sa kam fuqi/S’trembem asnjëherë,/se jam pionier”… moren pjesë në aktivitete, protesta e demonstrata, ne grisje flamujsh e simbole të fashizmit, si pankarta, fotografi te Duces etj. etj. Neper shkolla braktisen, me tallje, format e edukimit fashist dhe shpesh edhe mesimin me metoda fashiste. Pioneret bene pune te veshtira nderlidhesi per ilegale e ceta partizane, shperndane trakte e ngjiten afishe antifashiste nëpër mure, mblodhen ndihma e bile edhe arme, per luften. Ata moren pjese edhe ne aksione ne ndihme te njësiteve guerrile, per demtimin e depove, apo edhe te teknikes luftarake te armikut. Ne te gjitha keto aksione, ata treguan edhe vendosmëri prej burri. Shumë edhe u burgosen e u torturuan, nga kuesturat nazifashiste, por qëndresa e tyre ishte heroike.
Shumë debatikas kur u rriten u hodhen ne rreshtat e çetave dhe reparteve partizane, dhe luftuan kundër pushtuesve e tradhetareve ku treguan trimeri ne beteja. Me gjakun e 80 e ca dëshmorëve nga radhet e tyre, kontribuan per ta shkruar me gjak historinë e Lavdishme te Luftes Antifashiste, per çlirimin e vendit, pavarësinë e vërtetë të Shqipërisë.
Është i rrallë heroizmi i pionierëve partizane Heronj te Popullit si Ylbere Bilibashi, qe ra duke u kacafytur me armikun ne kodrat e Vokshit, per çlirimin e Junikut ne Kosove; apo të Met Hasës, apo i partizanit te Brigades se VI “S” Celo Sinanit, qe ra ne perleshje me mercenaret nazifashistë. Janë me dhjetra pionierë te tjere dëshmorë te Tiranës, qe rane per çlirimin e Atdheut si: Ali Spahiu, Ahmet Godenca, Fiqiri Begeja, Xheladin Hoxha, Agim Gjilani, Aleko Qirici, (Coli i filmit), Jorgo Vogli, Rexhep Skenderi, lrfan Konxholli, Shaqir Hoshafi, Qazim Alimemeti, Qemal Mehmeti, Osman Ademi, Aristidh Pano, Xhemal Zajmi, Osman Luga, Amali Qenami, Nadire Hysa, etj.
Janë të shumta aktivitete e aksionet luftarake të Debatikasve, por edhe aktivitetet kulturore e artistike në ndihmë të LANÇ.
Në korrik 1943, pioneret, pasi kishin dhene shume shfaqje artistike antifashiste ilegale ne lagjet e Tiranes, etj, dhane me sukses edhe ne Priske Komedinë “Prefekti”, e cila me vone e punuar u dha, me dhjetëra here, per popullin ne shume rrethe.
Me 18 tetor 1943 pionierët morën pjesë në shpërndarjen e traktit, që njoftonte goditjen me Top te Asamblesë Tradhtare Kuislinge;
Ata që më 1943, botuan, në fillim fletoren e tyre “Pionieri”, pastaj në 1944 nxorën revistën me po këtë emër, qe militoi gjate, krah “Kushtrimit të Lirise”, ne shtypin e LANÇ.
Në Tiranë: – Me 1942 grupet e pionierëve perbenin vetem 500 vete; me 1943, 1200 vete, me 1944, mbi 3000 vete; Nga keta, mbi 40 vete u burgosën e u torturuan; ndersa 50 pionere dolen malit si partizane, ne Peze, ne Dajt, ne Kruje-Ishem, ne Brigaden III te UNCSH,etj. Guximi dhe trimëria e tyre frymëzonte edhe me te rriturit, ne betejat për çlirim dhe frymëzon e do të frymëzojë brezat e ardhshëm. Nuk eshte e rastit, qe per kontributin e pionereve te LANC jane shkruar shume vepra letrare e artistike. Shume moshatare te asaj historie te pionereve, sot jane mbi 80 e ca vjeç, kontribuojnë, me plot përkushtim si pasardhës veterani apo veterane te mirfillte, mesues e mesuese patriote ne dhe ne Organizatën tone ne shembullin e trimerise partizane, militojnë si te rinj pasardhës, per te bërë qe te jetoje në breza ne kujtese e te mos harrohet, Lavdia e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.
Nexhmi Menzelxhiu
Ish -student i Liceut të Tiranës, drejtues pionierësh të LANÇ
Sigal