Djali i Zv. Presidentes së PL mbush 8 vjeç, Xhixho: Dashuria jonë e parë, më fali gjithë botën me aromën e tij kur erdhi në jetën time

16
Henri ynë sot 8 vjeç, dashuria jonë e parë, më fali gjithë botën me aromën e tij kur erdhi në jetën time. ❤️
Sa shpejt po rritesh drita ime. Për mamin dhe babin, momentet me ty dhe motrën janë koha më e çmuar, kënaqësia që sfidon çdo lodhje.

Krenaria ime më e madhe janë rezultatet e tua në shkollë, marrëdhënia e shkëlqyer me shokët e shoqet dhe sa na ndihmon mua dhe babin të menaxhojmë atë uraganin Nikol.🤣
Pasioni yt për futbollin dhe Kombëtaren🇦🇱 nuk mund të mungonte as në këtë ditë të veçantë për ne i vogli ynë.
Edhe 100 vite me buzëqeshje zemra jonë!
Mami Erisa, babi Enea dhe motra Nikol, të duam shumë!
❤️

Sigal