“Kujtimet e një Firmëtari”

710
Gëzim Llojdia

Janë ribotuar në një tirazh të konsiderueshëm “Kujtimet e një firmëtari” të shkruara nga Firmëtari i Pavarësisë Kombëtare, Hajredin Bej Cakrani. Redaktor i librit Kastriot Bimo, si dhe të gjitha të drejtat i përkasin autorit, avokat Kujtim Cakrani. Ndonëse kujtimet e këtij firmëtari mbyllen në vjeshtën e tretë të 15 nëntorit të vitit 1932, ngjarjet hedhin dritë përmbi periudha të errëta të historisë shqiptare, nga viti ’12-’32të shekullit XX. Autori me një gjuhë të pasur ka sjellë dokumente të rralla, për historinë shqiptare. Duhet theksuar se firmëtari H. Cakrani i ka sjellë ngjarjet siç ato kanë ndodhur në vitet e Pavarësisë dhe në kohën e mëvonshme, si Lufta e Vlorës, Kongresi i Lushnjës, Parlamenti shqiptar. Një veçanti që bie në sy është se autori shqyrton me hollësi konfliktin që ka pasur me I. Qemalin lidhur me çështjen e koncesioneve për të cilën historiografia e viteve të socializmit ka spekuluar ose e ka fshirë nga kujtesa e saj. Janë shumë ngjarje të vendosura në sfondin historik dhe meritojnë vëmendje nga historianët dhe studiuesit e periudhës së viteve ’12-’39. 

Hajredin Bej Cakrani kujton: “Kur më erdh’ telegrami që më kërkohin të isha më Vlorë, po me gjithë̈ batalionë, se e kishin ndarë si duket mëndjen për aty, po ku të vejim më atë kiamet shi, se më të ligë mot nuk e bëje dot, si do që duhet t’i përgjigjesha Kryesisë̈ së Shtetit të ri Indipendent. Më njëzet të vjeshtës së tretë, iu përgjigja telegramit për në Vlorë. Shirat nuk kishin të pushuar dhe lumi i Semanit kishte dalë deri poshtë̈ në çiflig. Kishin parë një̈ njeri me kalë̈ drejt Petoshajt dhe i thanë se andej është çifligu i Hajredin Beut. Ai u fut tutje dhe kur ma prunë më shtëpi e pyeta, se nga vin. Kur u sigurua se unë isha Hajredin Beu vetë, më fjalosi për një kartë që ma dërgon im vëlla Bektashi nga Vlora dhe, gjallë a vdekur duhet të ta bija Bej, më tha. E këndova me një frymë, ku më shkruan më gjuhë frënge që të kem besim tek njeriu i kartës. Pasi më sqaron fill e për pe, thotë se Ismail Beu dhe zoti Luigj Gurakuqi me njerzit të tjerë, do të vijnë nga Durrësi për në Vlorë, është marrë vesh dhe kish rrezik të përpiqen me ushtërinë e bëhej hataja. Duhet të bëja gati njersit e t’u dilim më Shkumbin, t’u prisim udhë e t’i fusim pastaj nga çifligjet. Llafosa me një njerinë t’im të besuar, por ai tha se më këtë hata shi që po bie, rruga as që duket! -Ke dëgjuar gjallë a vdekur, i bërtita. -Si të urdhrosh ti Bej, por po ia dolëm dot me buaj, se për ndryshe u mbytmë! -I bëni hazër kuaj, buaj e qerre se s’mbytemi, jo! -Ku të ikim, se nata erdhi dhe andej s’lëviz dot. -Me t’u gëdhirë, po i bëjim gati kuajt e buajt, kur erdhi një tjatër njeri i bërë qull deri në palcë e pruri kartën e dytë. Hataja thuaj ish bërë, se ushtëria kish marrë urdhër ta zir Ismail Benë me shokë se s’bën. Muarrëm rrugën e sipërme të kënetës, po as ajo nuk dukej nga ujtë që kish dalë tej e tej. -Të dalë ku dalë! Buajt ecin javash më llucë e ne duhej të nxitohim, po ku të linte ujtë e mjergulla që kishte rënë vënde-vënde, sikur kish dalë deti e qe ngjitur më rrëzë të kodrës. Kishim kushedi sa sahat dhe nuk po dilnim dot nga ujtë. Shpresat n’a u prenë se po ikim shumë e mos ishim këmbyer pa u parë. Tjatër hata kjo! -Ishallah i gjejmë Bej, po mua më qe verdhur maj’e hundës. Mezi i pamë atje tej anës ujtë, në dhera e zhuka sa më keq s’bëhej, po i gjetëm, desh Perëndia! Ata i quajën buajtë t’anë si gjemi dhe u habitnë kur n’a panë, po u gëzuanë e Ismail Beut j’u bë zemra mal kur më njohën. -Në këtë qamet vetëm s’të prisja, po kur i thashë se në çifligjet e mi je i sigurtë, çuditi. Hajde nxitoni, se me këtë mot të ligë edhe një plevit j’u duhet! Kishin fjetur më Çermë tek Dervish Beu e Bexhet Beu.238U bënte udhë Qemal Bej Elbasani, që e kish vënë Azis Pasha, me katr’ a pesë njers me mauzerrë e kuaj. Isamil Beu kish’ marrë me vete nga Durrësi si delegatë për kuvendin e Vlorës, Abdi bej Toptanin e Murat Bej Toptanin, me të tjerë njerës. Rrugës u fjalosmë me Ismail Benë për ushtërinë që kërkon ta zërë dhe ai më tha që nuk mirren vesh urdhërat, andaj i ramë këtej, po qënka kiamet i madh. i dëftova për kartërat që më dërgoi im vëlla Bektashi dhe më tha se ishte marrë vesh, pa nisur nga Durrësi. Nga pas ditja erdhëm më çiflig të Petoshanjit, më konakët nga ana e Libofshës. U thamë e u shplodhmë, se ishim si të vdekur e u shtrua bukë. Nashti jam shtatëdhjet’ e kusur vjeç, po pa na ndihur Perëndia e buajtë, një Zot e di qysh do na vente filli. Të gjithë bujqit, njersit me dyfeqe e gëdhimë roje. Në sabah u nismë për të kapëtuar vaun e Petovës. Bashkë me njersit, nisa dhe dy a tri bujq për t’i përcjellë e vetë po bëja hazër ca gjëra për rrugës. U nisa dhe s’kisha bërë një copë udhë nga çifligu për në vah, kur më vjen revan një nga njersit e mij të besës e më thotë, ushtëri- ja! Nga ç’u ruajtëm, nuk shpëtuam dot. Si do që e mbëlodha, mos janë ushtarët që rrinë te vau, i thashë. -Vrap nga erdhe, se mos janë shumë, shtrihuni më ndonjë ledh e të qëlloni vetëm ushtërinë! -Ishallah nuk i kanë zënë, thosha. Batare nuk po dëgjoja dhe shihja baltërat që hidhnin patkonjtë e kalit para e që po më vijin kokës. E mblodha, le të vejë ku të vejë puna, s’qe e thënë që përpiqemi e lëftojmë dhe të birt’ e vdekjes jemi dhe të vritemi! Më dukej udha vjete, sikur po ikja javash mbi gomar e jo mbi kalë. Kur sosëm te vau ishin vërtet ushtarë rreshtuar, po kishin ardhur t’i bënin nderimet Ismail Beut. Bën vaki të kenë qenë aty, se kishin marrë urdhër ta zënë. Po hata ishte se Qemal Beu me njersit kish kapëtuar me lundër matanë dhe më tjatrën udhë do hipte Ismail Beu me të tjerë, kur ja behu ushtrija, po nashti ushtarët kishin ikur.
Aty u poqëm me të tjerë delegatë që kishin ardhur udhës e i kishin marrë xhandarët nga Elbasani, po dhe nga Prizreni, Metohija e Kosova, kështu që u bëmë plot. Udhës Ismail Beu më tha se nashti Tyrqia i kish këmbyer urdhrat dhe kur se, nashti që po bën luftë më të katër anët! U fjalosa rrugës me Qemal Benë dhe e pyeç për këta që si njih nga delegatët. Lëre mos pyet se u habitnë e u torturuan, pa janë nga Bukureshti. Dolla përpara se kisha njersit e batalionit që komandoja më Fier e ishin më këmbë ca për të kaluar Vjosnë, pa të tjerët udhës për në Vlorë. Kur sosëm më Fier n’a priti Omer Pasha, si njeri i hyqymetit e nga të parët që ish aty, po unë kisha punë me njersit për Vlorë e kur vajtëm më buzë të Vjosësë për t’a kapëtuar, lumi ishte fryrë shumë dhe njerst që n’a pritnë aty, thanë që më parë kish dalë fare. Pyeta për t’im vëlla Bektashin dhe më thanë se këtu kishte qënë qëparë, po duhet të ketë vajtur më Vlorë, për të bërë hazër kuvëndë.Në Vlorë vajtmë pasdreke. Bektashin e poqa dhe e pashë që ish në sëkëlldi243të madhe për kuvëndë dhe si i tretur m’u duk. Pa po poqa të tërë miqtë me Brahim Effendinë, Hamza Aganë, Xhemil Benë, Imer Aganë, Elmas Effendinë e plot të tjerë.Të tërë hapnë konakët dhe i pritnë që nga Sharrajtë, Radhimajtë, Isajtë, Abdullahtë e ç’të dëftej më parë. Im vëlla, pasi ishte llafosur me komisjonë, i kish folur me të shpejtë Thanas Flloqit për të ardhur më këmbë të korçarëvet.244 I kishte kërkuar Luigj Gurakuqi më telegrafanë atë natë, tok me Xhemil Benë, U kish thënë Et’hem Beu, i biri i Smail Beut e që mirrej vetëm ai me postën. Kishin kërkuar atë, po ai i tha Xhemil Beut që mirr vesh ç’do gjë më Vlorë, si do që kish kërkojtur dhe Bektash Benë të fjaloste hallnë e udhës se duhet të kishin siguri. Atje i kish thënur Ismail Beu Xhemilit, se qysh ishte gjëndja më Vlorë, se dihej që Xhemil Beu, le që nuk j’a haj qëni shkopnë, po dhe njih’ e mund të pleksej dhe dreqnë vetë e për këtë i dha porositë të ketë mëndjen.Me mua u llafos goxha, për hallin më Durrës të mytesarifit që i kish thënë se s’a të jem unë nuk do t’a ngrëç flamurnë këtu dhe pikë si do që Hamid beu me ushtëri ishte më anë t’onë. I kishin thënë këta se, po të bëhet më vete Shqipërija, ti ku do veç zotrote me gjithë mytesarifllëk, po ai më të tijën e s’e zije dot më llaf.245Pastaj u llafos për udhënë si e qysh, se si kishin vajtur punët, vetëm besim që s’kish. I thashë: -Ismail Bej, nashti është marrë vesh nga gazetat që më Triest e më Durrës, po do Zoti t’u ndihë Hamit Beu më Durrës se ka ushtërinë, pa udhës gjallë vdekur do vij vetë fare, a do dërgojmë njerst për shoqëruar udhës. Si të shkruaja ty e donte që e mira të vej’ vetë t’a bjerë poshtë e t’a bitis këtë punë vetë, po Vjosa kish dalë e kish mbytur dynjanë edhe njerst e kartërave i kam dërguar nëpër vahtë e fshatërave. Prandaj i dërgova atças Azis Pashës të dërgoj njeri për këtë punë me axhale, se ty të ruaja për atë që e mirr me mënd e që shkoi në fill të perit. -Varrit do t’ja tregoj, i thashë, se këtej do i nxirrja baltërave e këtej turp më vij t’u thosha se po u kaloj nga çifliqet e mi, se vetëm tokë që nuk dukej e nuk dukej. Ndaj ti kaq herë m’i qesëndis, që Hajredin Beu po i ka çifligjet për rosë!Po të vërtetën kishja çifligje an’ e mb’anë më Cakran, Vreshtas, Gorishovë, më të gjithë Mallakastrën e Butë, me konak më ç’do njërën, qehallarë e të tëra, që i shkelja vetëm kurë dilim për gjah, po më kish hedhur Perëndia të rrija më Çifligjet e Petoshanjit, nga i kishja dy çapa me atë të Korkutasit, nga dilja me minutë më Sqelë time të Semenit, gjemisë dhe Evropit. Më poshtë për më det nga derdhej dhe Semeni vetë, ishte ai i Hasturkanjit, ku lumi bënte ç’ti tekej, se tokat i kish më tëhu e më krah tjatër të Kënetës së Karavastasë ishte ai Kularitë që nd’anë detit dimër-behar, ishte gjol vërtet për rosë, pa aty ngjitur kishim një pyll të madh, Pyll’ i Piskës i thoshin, që humbisje, aq i madh ishte, zotër ishte një rracë zagari inglis që mbajim e kish e kish prurë që andej kush e di që kur Veis Beu, Setërë, e thoshin, që mundë të kenë mbeturë dhe sotë që gjuajnë andej djemtë. Ai ishte hata për shpezë të egër dhe për këtë ne e mbajim me terezi, se po të binte më kafshë të egërë, ai ikëte fare dhe arratisej me gjithë gjahnë që ndiqte.”
Sigal