Ushqimet po helmojnë shqiptarët, AKU, fle gjumë

455
Sigal

Komisioni Europian për Ushqimet jep alarmin se” hojet e mjaltit” janë zbuluar substanca farmaceutike të infektuara që futen në grupin e pesticideve me efekte kancerogjene.Ndërkohë që edhe Italia ka ndaluar biskotat e kripura despar, ndërkohë që në supermarketet shqiptare ky produkt shitet për konsumatorët

 

Italia ndalon biskotat e kripura despar

Marka e biskotave të kripura Bennet dhe marka Despar janë ndaluar në Itali për shkak të përmbajtjes me lëndë kimike që mund të kenë në brendësi të tyre. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë.

Produktet janë ndaluar për shkak të prezencës së produkteve të huaja dhe kimike të titulluara në origjinal:

“Crackers Salato in superficie 500 gr”  – marka Despar.

Produktet e ndaluara i përkasin loteve të prodhimit 6031 – 6081, të prodhuara nga:

Nuova industria Biscotti Crich Spa in via Alcide de Gasperi 11 a Zenson di Piave, Treviso.

Gjithashtu për të njëjtat arsye është ndaluar dhe produkti: ‘ “Crackers Salato senza granelli di sale in superficie 500gr” që i përket lotit të prodhimit 6111 të fabrikuar në të njëjtin vend si më sipër.

 

Zbulohen ‘hoje mjalti’ të infektuara me substanca farmaceutike

 ‘HOJE MJALTI’ TË INFEKTUARA ME SUBSTANCA

Në Sistemin e Emergjencave të Komisionit Europain për Ushqimet (RASFF) është raportuar nga autoritetet spanjolle për një rast serioz të infektimit me substanca farmaceutike të hojeve të mjaltit të importuar nga Hungaria. Substancat për të cilat bëhet fjalë janë kumafos, akrinatrin si dhe fluvalinati. Të tre këto pesticide përdoren për të kontrolluar sëmundjet e bletëve dhe sidomos për të kontrolluar sëmundjen e varroatozës, e cila është një sëmundje e zakonshme e bletëve, e njohur ndryshe me emrin Varroa jacobsoni. Pesticidet përdoren në të gjithë botën në kontrollin e sëmundjeve të bletëve dhe dëmtuesve dhe zakonisht është përcaktuar një kufi i mbetjeve nga pesticidet (MRL). Por, shpeshherë administrimi i tyre është i pakontrolluar dhe zbatohet pa protokolle të miratuara. Mbetjet e pesticideve përfshijnë akaricide, acide organike, insekticide, fungicide, herbicide dhe baktericide.  Në rastin e raportuar në RASFF kemi të bëjmë me mbetje të akaricideve të cilat njihen për efektin e tyre kancerogjen te njerëzit. MRL-të e shumë ndotësve janë vendosur në nivele aq të vogla sa pjesët në miliard për litër/e kg.  Rregullore të ndryshme kombëtare kanë krijuar përqendrime maksimale të mbetjeve të pesticideve të lejuara në mjaltë, por mungesa e homogjenitetit shkakton probleme në tregti dhe tregtinë ndërkombëtare.  Gjermania, Italia dhe Zvicra kanë caktuar MRL të ndryshme për amitraz, bromopropilat, kumafos, cyamizol, flumetrinë dhe fluvalinat etj.  Kufijtë maksimalë të mbetjeve të pesticideve në mjaltë nuk janë përfshirë në katalogje botërore.  Legjislacioni i Bashkimit Evropian ka rregulluar MRL për tre amitraz, kumafos dhe cyamizole, të cilat janë përkatësisht 0.2, 0.1 dhe 1 mg për litër/e kg.  Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA ka krijuar MRL për amitraz (1 mg ·), kumafos (0,1 mg ·) dhe fluvalinat (0,05 mg ·). Nga analizat e autoriteteve spanjolle ka rezultuar që Kumafos ishte në vlerat 8,375 / Akrinatrin = 0,495 dhe / Fluvalina = 1,235 mg/kg – ppm, shumë herë mbi normat ndërkombëtare të lejuara.

 

AKULLORAKULLORET: ÇFARË DUHET TË DIMË PËRPARA SE TI KONSUMOJMË

Gjatë ditës së djeshme Autoriteti Kombëtar  i Ushqimit (AKU) ka reaguar në mënyrë zyrtare dhe ka publikuar shifrat në lidhje me skandalin ndërkombëtar të  oksidit të etilenit në akulloret e kompanisë Mars. Ndërkohë që në vendet perëndimore paralajmërimet dhe informacionet për publikun ishin dhënë që në shtator të vitit 2020, në Shqipëri reagimi erdhi tepër vonë..Skandali u thellua akoma më shumë kur AKU deklaroi që ishte informuar nga institucionet për sigurinë ushqimore të Komisionit Europian (RASFF) dhe ishte në  dijeni të rrezikut që përmbanin këto ushqime, por megjithatë kishte zgjedhur që ti asgjësonte në heshtje ato, pa informuar zyrtarisht publikun dhe konsumatorët. Në këtë mënyrë, konsumatorët ishin të fundit që u informuan në lidhje për rrezikshmërinë që paraqesnin këto produkte, emërtimin, datat e skadencës dhe numrat e loteve të bllokuara. Ajo që vihet re nga publikimi i deklaratës zyrtare të AKU është fakti që ata njoftojnë si datën kryesore datën 31 korrik të këtij viti, ndërkohë që pohojnë që sasia e shpërndarë në treg ka qenë 16 tonë dhe ndërkohë 11.747 tonë ka rezultuar e shitur. Sasia e kthyer nga tregu është 4.356 ton akullore me prezencë të oksidit të etilenit, gjë e cila do të thotë që pjesa më e madhe e tyre fatkeqësisht është konsumuar.

Autoriteti irlandez për kontrollin e ushqimeve (FSA) ka publikuar së fundmi një udhëzues mbi rrezikshmërinë që paraqesin akulloret duke e vënë përgjegjësinë në radhë të parë tek ato që i tregtojnë ato. Sipas këtij udhëzuesi, praktikat e dobëta të mbajtjes dhe ruajtjes së  ushqimit mund të sjellin që akullorja të bëhet e pasigurt për t’u ngrënë dhe kjo mund të çojë në helmim nga ushqimi. Helmimi nga ushqimi, ndonëse diçka e zakonshme, mund të kthehet në diçka serioze dhe ndonjëherë edhe fatale, sidomos për fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Simptomat tipike të helmimit nga ushqimi përfshijnë: të vjella, diarre, dhimbje të stomakut, dhimbje koke.

Të gjitha bizneset që tregtojnë akullore kanë detyrime ligjore:

  • Për të prodhuar ushqime në një mënyrë sa më higjienike:
  • Zbatimin e masave të sigurisë ushqimore;
  • Të zbatojnë masat e gjetjes së burimit të ushqimeve si dhe ndalimin dhe tërheqjen e tyre nga tregu në rast rrezikshmërie;
  • Të sigurohet që stafi të jetë i supervizuar nga kamerat dhe të jetë i trajnuar për çështjet e higjienës ushqimore.

Çfarë rreziku paraqesin akulloret?

Rreziqet mund të ndodhin në rastin e prodhimit, të ruajtjes si dhe të servirjes së akulloreve duke rrezikuar shëndetin e klientëve. Risqet janë të shumta dhe përfshijnë rreziqet mikrobiologjike, kimike, fizike, si dhe alergjenët e ndryshëm. Shkaku kryesor i helmimit nga ushqimi është rreziku mikrobiologjik.

  • Cilat janë rreziqet mikrobiologjike?

Bakteret janë lloji më i zakonshëm i rrezikut mikrobiologjik. Bakteret janë krijesa mikroskopike që nuk mund të shihen me sy të lirë. Shumë baktere janë të padëmshme, por disa prej tyre shkaktojnë helmim nga ushqimi. Baktere të tilla quhet baktere patogjene dhe gjenden kudo: në ushqime, në ujë, te njerëzit, në veshje, në mjedis si dhe te kafshët (kafshë shtëpiake, insektet, zogjtë etj.).

  • Si mund të kontaminohen akulloret me baktere?

Tregtuesit e akulloreve të cilët nuk kanë kushte higjienike të mira mund të përhapin bakteret tek akulloret, për shembull nëse nuk mbajnë doreza, përdorin makineri të cilat nuk plotësojnë kushtet higjienike, përdorin lugë për shpërndarje të cilat nuk janë pastruar mirë përpara përdorimit etj.

Zakonisht bakteret rriten atje ku ka ushqim, ngrohtësi, lagështi dhe iu nevojitet gjtihashtu kohë për tu rritur dhe dyfishuar. Ato rriten veçanërisht shumë në ushqime të cilat kanë nivel të lartë proteinash dhe lagështie, si për shembull akulloret. Gjithashtu, shumica e baktereve ka nevojë për ngrohtësi që të rriten. Patogjenët rriten më shumë atëherë kur është temperatura rreth 37 gradë celsius, sa temperature e trupit, por mund të rriten duke filluar nga 5 gradë Celsius deri në 63 gradë. Nëse kushtet janë të favorshme, duke përfshirë ushqimin, lagështirën dhe ngrohtësinë, bakteret mund të rriten dhe të dyfishohen brenda 20 minutave.

Praktikat më të mira për higjienën e akulloreve

Higjiena e mirë fillon që në vendosjen korrekte të makinerive që prodhojnë akullore apo konservuesve të tyre. Këto pajisje duhet që të jenë të vendosura gjithmonë brenda, larg dritës së diellit, nxehtësisë apo lagështisë, larg dyerve dhe dritareve të hapura, larg kondicionerëve. Këto masa duhet të zbatohen që nga koha e prodhimit të akullores dhe deri tek servirja e saj.