Prof.Dr.Arben Malaj: Iluminizmin e ka vrarë pushteti absolut që bazohet tek kapja e shtetit

253
Sigal

Ky është një reagim i KM që shpreh gjendjen e tij emocionale të përkeqësuar, ndërsa etiketimi fashist i disa kritikëve është turpërues.

Rama duhet t’a kuptojë thelbin e demokracisë, e cila bazohet dhe funksionon në ndarjen, balancën dhe kontrollin e pushteteve.

Rama nuk mund të jetë në të njejtën kohë Kryeministër, përgjegjës i zyrës së kulturës së bashkisë Korçë dhe aq më pak zëdhënësi i policisë që qartëson nëse kapsolla e hedhur në ata koncert është akt terrorist, thjesht një reagim spontan emocional apo një veprim i mirë strukturuar dhe mirë organizuar i ushqyer nga mentalitetet fashiste që KM i paska zbuluar tek një pjesë e populli të tij?? Një KM që etiketon fashistë kritikët e një aktiviteti kulturor të një bashkie, i cili nuk ka punë tjetër, por rri tërë ditën në rrjetet sociale dhe debaton për koncertin e Goranit – është shqetësim dhe kërcënim real në rritje për demokracinë dhe qeverisjen e vendit. Në botë bëhen protesta që anulojnë dhjetra koncerte, konferenca, samite globale. Turmat e pa shpresa dhe të irrituara dalin jashtë kontrollit, djegin dhe shkatërrojnë gjithçka, por asnjë KM nuk i etiketon fashistë apo nazistë, maksimumi i quajnë huliganë.

KM i përzgjedh epitetet denigruese për gjithë të tjerët për të kapur titujt e mediave ndërkombëtare edhe pse me vetëdije përçmon dhe denigron gjithë kritikët, popullin dhe vendin e tij. Ai synon të devijojë reagimin publik për dështimet e tij.

Duke mos pasur në formimin e tij bazik asnjë qelizë shtet-fornuese Ai shkatërroi funksionimin demokratik në PS dhe në qeverisjen e vendit. Zhduku çdo mendim alternativ, përndoqi çdo përfaqësues të mendimit ndryshe: i zëvendësoi individët me integritet në parti dhe qeveri – me ministra dhe deputetë manikinë kokë-tundëse miratuese për çdo përzgjedhje të tij spontane, personale, nepotike dhe korruptive .

Ai i zëvendësoi ata me individë me CV dhe përkushtim kriminal.

Dëshpërimi i tij për dështimin rrezikon dhe kërcënon më shumë shqiptarët se sa Atë dhe te zgjedhurit e tij si tek “Ferma e kafshëve” të Orwellit.

Për të ndihmuar Atë që të kuptonte qeverisjen janë paguar nga donatorë dhe taksat e shqiptarëve me shumë fonde se sa për dizenjimin dhe implementimin e Planit Marshall për rindërtimin e Evropës pas Luftës Dytë Botërore. Popujt e përgjakur dhe të varfëruar deri në palcë të vendeve ndërluftues në Evropë e fituan luftën dhe realizuan projektin e suksesshëm të BE me vizion, sakrificat dhe përkushtimin që as NETFLIX nuk i pasqyron dot në emocionin njerëzor që BE u ndërtua dhe u rrit si blloku ekonomik ndër më të mëdhenjtë në ekonominë globale dhe nga më të zhvilluar sot në botë.

Policia deklaron se në Korçë ndodhi thjesht një incident me një kapsollë : nuk pati të lënduar dhe koncerti nuk u ndërpre.

KM shkruan se mentalitetet fashiste në Shqipëri duan t’i venë flakën Balkanit.

Ky dhe armata e tij qeverisëse dhe mediatike aq agresive në rrjetet sociale dëshpërohen përse Kurti dhe Vetëvendosja nuk vepruan si forcë politike ” fashiste”.

Kjo sepse vetëm ky skenar do t’a dimensiononte Atë – liderin më modern në hapësirat globale përfshi edhe Afganistanin që duhet rindërtuar.

Ai vetbeson se është i vetmi “fanar ndriçues” që me vizionin dhe mision paqëtues midis serbëve dhe shqiptarëve të Shqipërisë, me ‘ qartësinë” e tij gjeopolitike, me protagonizmin e tij ” patriotik” dhe me kujdesarinë tij mbi Kurtin dhe çdo lider legjitim të Kosovës, pse jo edhe të gjithë Balkanit, Ai dhe vetëm Ai do të sigurojë paqen, e cila sipas Atij është e pamundur pa Atë – prandaj duhen toleruar udhëheqës autotarian që qeverisin si mbretër të mbretërive feudale në mes të Evropës dhe në fillimet e shekullit të 21

Fatkeqësisht iluminizmin e ka vrarë pushteti absolut që bazohet tek kapja e shtetit dhe” korruptimi ekstravagante i liderëve parafabrikatë” siç qartësonte sot në analizën e tij nobelisti Acemoglu për disa nga shkaqet thelbësore të dështimit shtet formues jo vetëm në Afganistan.